PD pas deklaratës së ambasadës amerikane: "Nuk po bllokojmë. PS kërkon dy standarde vettingu". Heshtje nga delegacioni i BE-së
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së papritur të ambasadës amerikane në Tiranës, sipas së cilës Lulzim Basha ka paraqitur propozime të reja. “Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial. Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatic”, thuhet në deklaratë. Sipas mediave afër PD-së, përfaqësues të PS-së kanë kërkuar që propozimi i Hahnn, për rolin rekomandues të ONM-së, të mos aplikohet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë Prokurorial. Pra të ketë dy standarde vetting, çka është përtej imagjinatës së çdo eksperimenti juridik.
Në vëmendje: Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk ka asnjë deklaratë.
Comments
Super gazete
Super gazete
Add new comment