Për Ilir Metën/Me dashuri e pa qetësi, nga Eduard Ndocaj

Postuar në 19 Korrik, 2016 21:30

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi në "Opinion" se nuk e njeh deputetin Eduard Ndocaj. Kjo pas pyetjes së moderatorit për një deklaratë të Ndocajt për angazhim kundër LSI-së. Ndocaj sot e ka sqaruar vetë këtë marrëdhënie me anë të një statusi në Facebook, ku flet edhe për raportime kundër Metës në ShBA.

Thotë Ndocaj:

"A me njeh mua Meta??? Se kisha ne plane te merresha me te, por duke analizuar, sic thote ai vete me "Qetesi e Dashuri", arrita ne perfundimin, se ajo qe thote Meta eshte shume e rende per institucionin qe ai perfaqeson. Kryetari i deputetit nuk njeh deputet. Ndoshta ai sheh vetem euro kudo e aty ku s'ka euro, s'ka gje. Desha ta le te qete Meten te pakten keto dite se ka siklete te medha, por hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Keshtu vendosa t'i shtohesha edhe une Metes ne sikletet e tij. Meta ka shume te drejte qe thote se nuk me njeh! Po te kisha qene une Kryetar i PS as nuk do te kishte shansin te me njihte, por Rama beri gabimin qe beri Berisha, sepse e ftoje dhe e beri pjese te qeverisjes. Keshtuqe Meta jo vetem nuk shkoje para drejtesise ashtu sic flitej, por e forcoje imunitetin e tij politik. Meta nuk me njeh mua se nuk jam pjese e pazareve, tenderave dhe nuk mbuloje drejtorite e LSI.

Megjithate, politikisht me mire se me njeh Meta nuk me njeh askush. Sa me njeh Meta politikisht nuk me njeh as Rama e as Berisha. Meta me ka njohur shume mire ne 2015 ne Lezhe dhe ai e di se objektivi im politik eshte ne 2017 me e zhduk kete force politike jo vetem nga Lezha, por nga i gjithe Qarku. Meta me njeh mire politikisht, sepse une jam nga Veriu dhe verioret ai i njeh shume mire. Mandje thuhet se edhe i ka shume qejf. Nese analizohen ngjarjet e fundit me deputetet nga Veriu kuptohet dashuria qe Metes ka per ta. Madje ai ka nje dashuri aq te madhe per djemte e Veriut sa perjashtoje edhe deputetin e tij dibrane, z. Spahiu. Isha per vizite zyrtare ne SHBA ne nje dite me te ne W ashington, dhe atje vete personalisht e kuptova se amerikanet e "kishin" shume qejfe.

Une, i informova me detaje miqte tane matane oqeanit per bemat dhe politiken e Metes. Madje, disa senatore kane mbajtur shenime dhe i kane paraqitur ne komisionet e Politikes se Jashtme. Madje aq qejf e kane sa cdo zyrtare qe vjen nuk dinjon me e takuar. Ndersa vete Meta sa here shkon ne Amerike takon grupe lobi qe nuk perfaqesojne asgje ne institucionet e SHBA-ve. Une, e kuptoj se Meta po kalon nje periudhe shume te veshtire. Nese vota ime duhet per t'ia bere edhe me te veshtire, ajo do te jete gjithmone e keshtu do te kete mundesi te me kujtoi edhe naten. Me dashuri e pa qetesi".

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E keqja e madhe or taj Ndocaj osht qi shume prek jush debudedeve jo vetem qi jeni hajduta e sharlatona, po ju or taj nuk dini as me shkrue gjuhen shqipe. Kjo m'thot mue qi shumica e juj dro ene keni vu noi lek, por kah trut e tepelekut jeni dyst, or taj dyst. Dro ene noi kapele t'bukur e keni, po sa per koke veç per paçe ju bon. Ti mer lal kujto se Rama i fitoi zgjedhjet ne s'kish nevoj per Meten. Po mer lal qe ku po ta thot Plaku ty, pa Liken Rama nuk e bojte dot qeverin, apo per ty nuk quhen ato 20 debudedet e Likes qi ju japin ju debilave te PS shumicen. Ik e futi noi shurre me noi qoshe se te hapen syte. Torrollak me pare.

Submitted by Mallakastrioti (not verified) on

Na cate trapin you duke thene veriu, veriu! ......e ca pastaj veriu, cfare? .....cfare ka veriu qe na e keni shpifur me kete shprehje!?.....boll me kete sjellje se po na beni tju urrejme me zor!

Submitted by NordSud (not verified) on

Vetem impotentet politike dhe injorantet politike, vazhdojne me avazet serbo-greke te veriut dhe jugut.
Pashko Vasa, edhe sot, eshte me aktual se kurre, me poezine e vet kushtuar Shqiperise, me vargjet e saja patriotike, pe bashkim ne nje trung kombetar, pa dasite e cmendura krahinore.
Eshte turp te degjosh apo te komentosh sot, ndasi te tilla, sikunder po degjojme keto kohe te pista per kombin tone, nga tradhetare e frymezues te tradhetise si Sali Berisha me shoke pak.
Tung.

Submitted by NordSud (not verified) on

Vetem impotentet politike dhe injorantet politike, vazhdojne me avazet serbo-greke te veriut dhe jugut.
Pashko Vasa, edhe sot, eshte me aktual se kurre, me poezine e vet kushtuar Shqiperise, me vargjet e saja patriotike, pe bashkim ne nje trung kombetar, pa dasite e cmendura krahinore.
Eshte turp te degjosh apo te komentosh sot, ndasi te tilla, sikunder po degjojme keto kohe te pista per kombin tone, nga tradhetare e frymezues te tradhetise si Sali Berisha me shoke pak.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.