Ça të bëj tani?
Ai që duket se ka dilemat më të mëdha pas mesazheve të Ilir Metës është kryeministri Edi Rama. Ndodhet para faktit publik ku një pjesë e qeverisë është shprehur kundër variantit të pjesës tjetër të qeverisë për reformën në drejtësi.
Praktikisht fjalimi i Metës zbuloi se Edi Rama deri dje ka folur në emër të një axhende personale që e promovon nga facebook-u dhe jo si kryeministër i një mazhorance. I paaftë të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr negociatat me opozitën, kryeministri i la përgjegjësinë ambasadës amerikane për të zgjidhur çështjen e reformës në drejtësi.
Nga një faktor që ka asistuar shumë afër procesin e reformës në drejtësi, amerikanët me paqëndrueshmërinë dhe konsensualitetin e kryeministrit janë kthyer në palë të drejtëpërdrejtë në këtë proces.
Formalisht apo tipikisht kryeministrit do t'i duhet të ngrihet nga karrigia e spektatorit dhe të futet sërish në skenë, për ta tërhequr deri në fund vallen që ka nisur, si pasqyrë e ndërkombëtarëve. Këtë pjesë kryeministri mund ta ketë të zorshme tani që Ilir Meta i prishi spektaklin, por është vetë ai që ka zgjedhur të bëjë "lolon" e të huajve, në përpjekje për të hequr nga vetja çdo kërcënim që projektohet për Ilir Metën apo Sali Berishës pas miratimit të reformës në drejtësi.
Koalicioni qeverisës iu prezantua shqiptarëve si Aleanca për Shqipërinë Europiane që do të sillte Rilindjen e vendit, por praktikisht marrëveshja u kthye në një marrëdhënie mosbesimi dhe sabotimi të njërës parti ndaj tjetrës.
Edhe në parametra zhvillimorë, vendi në këto 3 vjet nuk ka njohur asnjë investim serioz, dhe perspektiva e zymtë që është krijuar ka motivuar largimin e njerëzve jashtë vendit, ndonëse kryeministri parapëlqen ta prezantojë punën e tij si histori suksesi.
Për këtë situatë kryeministri ka një alibi, është mungesa e reformës në drejtësi që na pengon të ecim përpara dhe të prekim Rilindjen.
Por pengesa e vërtetë është vetëm ai. Martesa politike e PS me LSI-në ka vetëm një autor, Edi Ramën. Me këtë martesë ai celebroi kapitullimin e tij pa ardhur ende në detyrë sepse ishte i paaftë të fitonte vetë ne zgjedhje dhe varka e tij e shpëtimit në këtë moment nuk mund të jenë ndërkombëtarët. Ilir Meta e tha qartë, nëse do të fundosen do të fundosen të gjithë dhe ofroi mundësinë për një tjetër pazar.
Ndaj dhe kryeministri duhet njëherë të vetme të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë me integritetin e një politikani që udhëheq vendin falë besimit të shumicës. Ndarja me Ilir Metën është e vetmja rrugë për Edi Ramën.
Formula "i dashur armik" nuk shkon më. Kostot e një qeverisje të parcelizuar, ku secila palë mbaron punët e veta, po i mbajnë qytetarët që nuk shohin asnjë ndryshim nga qeverisja Berisha-Meta, madje në disa drejtime ajo martesë rezultoi më e suksesshme. Një mandat kryeministri dhe një qeveri nuk mund të justifikohet me fotografi në Facebook.
Nëse nuk i ka numrat për të dhënë vendit një reformë me integritet, rruga e vetme janë zgjedhjet dhe mandati që mund t' i japë sërish populli për ta bërë këtë reformë, për të cilën një pjesë e qeverisë mësuam se është kundër variantit të dakordësuar nga Edi Rama me ndërkombëtarët. Si mund të bashkëjetojë kryeministri me këtë fakt dhe të vazhdojë të tregojë me gisht opozitën? Historia politike nuk shkruhet me 2 apo 3 vjet dhe një reformë nuk mund të kushtëzohet nga afatet për llogari të programeve buxhetore të Shteteve të Bashkuara.
Por me shumë gjasë kryeministri nuk e di as vetë se çfarë duhet të bëjë dhe ndoshta është seriozisht i angazhuar në gjetjen e ndonjë këshille të vlefshme që do ta burrërojë tani që duhet sërish të dalë në skenë për të bërë kryeministrin. Është i aftë t'i tradhëtojë dhe t'i zhgënjejë sërish njerëzit që e votuan.
l.mitro
Comments
Sakte!
Sakte!
Edi Rama, teni ka dy rruge :
Edi Rama, teni ka dy rruge :
1) T' i bindet Likes se Mones, qe e ka kapur per koqesh.
2) direkt te jape doreheqjen, dhe te coje vendin ne zgjedhje te parakoheshme, pa miratuar reformen.
Reformen ne drejtesi, t'a miratoje parlementi i ardheshem.
Cdo rruge tjeter, eshte shkerdhim i reformes,duke shpetuar kriminelet dhe hajdutet.
Puna eshte se....
Nuk eshte e thene qe doreheqja e Rames e con vendin automatikisht ne zgjedhje te parakoheshme. Po te jape Edvini doreheqjen, mund te formohet nje koalicion i ri PD-LSI dhe vendi vazhdon ne rrugen e tij te ndritur, po me kete parlament, por me nje shumice tjeter, ku me siguri bashkohet edhe PDIU dhe ja, u kry!
Add new comment