Berisha e do mëlçinë në qafën e tij, jo në të Uashingtonit

Postuar në 13 Korrik, 2016 14:05
Eduard Zaloshnja

Në çerek shekullin e fundit, politikanët shqiptarë kanë zgjedhur drejtuesit e drejtësië, dhe këta të fundit kanë përzgjedhur gjykatësit dhe prokurorët aktualë. Dhe sot, rreth 80% e tyre nuk e justifikojnë dot pasurinë e tyre në deklaratat zyrtare që dorzojnë çdo vit rreth saj. Nga ana tjetër, mbi 90% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia është e korruptuar dhe duhet reformuar.

Për më tepër, të një mendje janë edhe aleatët strategjikë të Shqipërisë – Uashingtoni, Brukseli e Berlini. Dhe në reformën që ata i kanë propozuar Shqipërisë, kyçi është procesi i “vettingut” (siç e quajnë në anglisht) ose i “radiografisë” (siç ka filluar të quhet në shqip), përmes të cilit duhet të kalojën të gjithë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë. Të djegur nga mënyra sesi janë përzgjedhur deri më sot këta të fundit, aleatët tanë strategjikë kanë ofruar një formulë spastrimi, e cila e lë politikën jashtë këtij procesi – rolin kryesor për përzgjedhjen e anëtarëve të këtyre dy institucioneve do ta kenë monitoruesit ndërkombëtarë (Avokati i Popullit do ketë vetëm një rol formal).

Ja se ç’shkruhet për këtë përzgjedhje në draftin që mbështesin aktualisht aleatët tanë strategjikë:

“Të gjithë kandidatët paraqesin pranë Avokatit të Popullit aplikimet dhe deklaratat e pasurive, në përputhje me parashikimet e ligjit. Avokati i Popullit harton një listë emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret përzgjedhëse FORMALE dhe ia dërgon atë Kuvendit.

Brenda 30 ditëve nga marrja e listës emërore, Kuvendi zgjedh anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe dy Komisionerët Publikë nga lista e dërguar prej Avokatit të Popullit, DUKE MARRË PARASYSH REKOMANDIMET E DHËNA NGA OPERACIONI NDËRKOMBËTAR I MONITORIMIT”.

Por monitoruesit ndërkombëtarë nuk do të kenë rol vetëm në përzgjedhjen e njerzve që do të bëjnë “radiografinë”, por do të kenë rol të rëndësishëm edhe në kryerjen vetë “radiografisë”. Ja se ç’shkruhet për këtë gjë në draftin që mbështet aktualisht Uashingtoni, Brukseli e Berlini:

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit… Ka të drejtën të marrë të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.”

Siç kuptohet qartë nga formula e mësipërme, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të jetë në rolin e mëlçisë që do të pastrojë nga helmet gjakun e drejtësisë shqiptare, ndryshe nga deri më sot, që mëlçia e drejtësisë ka qenë në qafën e politikanëve shqiptarë. Prandaj, Berisha e deputetët e tij e kundërshtojnë me vendosmëri këtë formulë (duke u kapur te argumenti i “sovranitetit”) dhe kërcënojnë se do ta destabilizojnë vendin, nëse reforma e drejtësisë miratohet pa votat e tyre. Disa deputetë të tjerë thonë se duhet gjetur konsensus mes partive, sepse vendi mund të destabilizohet. Ndërsa pjesa tjetër e deputetëve e ka pranuar thirrjen e shefes së diplomacisë së BE-së Mogherini (dhe të ambasadorit amerikan në Tiranë) për ta votuar reformën në drejtësi ashtu siç e kanë sugjeruar SHBA dhe BE.

Me pak fjalë, kemi një betejë mes Berishës & co., që duan të vazhdojnë ta mbajnë në qafë mëlçinë e drejtësisë dhe Uashingtonit, Brukselit e Berlinit, që duan t’ua heqin. Të shohim se kush do ta fitojë këtë betejë…

Comments

Submitted by Sto-iku (not verified) on

Mekembesi dhe biri i Enver Hoxhes mbi toke, Sali Berisha, duke zbatuar porosite i babait te tije, shpalli sot, me gojen e portavoces se tije Lulushkurdhjaku, se i shpall armiq, SHBA dhe BE.
Rrofte Enver Hoxha me ne krye Sali Berishen.
Ishalla me nje theqafje kesaje rradhe.

Submitted by tomi (not verified) on

Eduard. Ishte mjaft mire me nje artikull qe bere per futbollin. Ceshtja eshte, i dashur, qe ato melcite po kerkojne qe t'ju nderrojne qafe. S'ka c'na duhen melcite ne qafen e Berishes apo Rames. Drejtesia eshte e sovranit.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

c'na ngaterron me futbollin ketu, more tom? sovrani nuk e meriton te perfaqesohet as nga berisha, as nga rama, as nga meta e as nga basha. prandaj SHABA po thote qe ta perfaqsoje ai sovranitetin e shqiptareve per pastrimin e drejtesise nga pleherat qe kane futur ne drejtesi 4 te parapermendurit. Sikur SHABA te na bente shtetin e 51-te, un do te thoja: "te dhje.sha sovranitetin e zgjebosur!"

Submitted by tomi (not verified) on

Ti mund te thuash c'te duash sepse je njeri i lire. Sa per futbollin; i kujtova Eduardit nje artikull te tij qe une e gjeta mjaft simpatik. Sa per sovranitetin; Shqiperia eshte kjo qe eshte, sepse vetem sovranitet s'ka pasur. Privatizohet ish-cezi ne kohe e Saliut te II, pune e bukur thone amerikanet,; zgjidhet marreveshja me ish-cezin ne kohen e Rames se I; prape pune e bukur thone amerikanet. Shperthen Gerdeci; nuk ndjehen amerikanet (arsyet te gjithe i dime perse, packa se ja ngecem zullumqarit Sali). Ndryshohet kushtetuta cdo 6-7 vjet; pune te bukura i konsiderojne pikerisht keta amerikanet,qe kushtetuten e tyre e kane amenduar vetem 28 here ne 227 vjet, dhe qe ti te lexosh amendamentet fillon qesh sepse thelbi nuk eshte prekur. Miratohet ligji per dekriminalizimin; kujdes thone amerikanet se keni shume te inkriminuar dhe permend benzat e zinj dhe vilat, duke bere thirrje qe une e ti te mos i votojme. Duan amerikanet pas 1 viti te bejne reforme ne drejtesi; ta votojne te gjithe deputetet thone me ndergjegje individuale. Tani po te pyes une ty sepse u zgjata (megjithese qyfyret me ambasadore ne kete vend nuk kane te sosur); Tani keta te inkriminuarit e parlamentit, sic thone amerikanet, a mund te kene moral dhe ndergjegje individuale te votojne nje reforme ne drejtesi qe te na sherbeje ne te dyve si njerez te thjeshte qe jemi? Tungjatjeta o mik.

Ps. me AMERIKANET NENKUPTO EDHE BE

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Pordhe me rigon, or Tom! Ti s'do qe SHABA ta beje pastrimin e drejtesise sone te qelbur - je ose kriptoberishist ose kriptoenverist...

Submitted by tomi (not verified) on

Une ne komunikim nuk perdora as pordhe dhe as etiketime me kripto sic ke bere ti, te quajta edhe mik madje; megjithate s'kam ndermend te te pergjigjem duke perdorur fjale te tilla. Ti vazhdo sepse keshtu ta kerkon partia. Bej detyren, armikun ne litar dhe familjen ne internim.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Per fat te keq, ke te drejte. Qendrimet e Berishes po e bejne nje kriminel si Rama te duket hero para nderkombetareve :(

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.