Informacioni i munguar nga Bashkia Tiranë, Gjykata rrëzoi kërkesat që kishin kaluar afatin e ankimimit. Olli: “Do ridepozitojmë kërkesat”
Sot këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Tiranës kanë deklaruar se kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative për kërkesën për informacion që kanë bërë ndaj Bashkisë së drejtuar nga Erjon Veliaj. Mirëpo pak më vonë doli në qarkullim një lajm se kjo nuk ishte e vërtetë, se gjykata ka rrëzuar kërkesën e këshilltarëve të PD-së. Ngjan disi e çuditshme sesi gjykata mund të rrëzojë një kërkesë për informacion!!!
I pyetur nga “ResPublica”, kreu i këshilltarëve të PD-së, Leonard Olli, deklaroi se nuk qëndron ky interpretim. Sipas tij, gjykata i ka dhënë të drejtë kërkesave të PD-së, por ka kthyer vetëm ato që kishin kaluar afatin 45 ditor të detyrueshëm për të anikmuar. Pra jo vetëm kërkesën, por procedurën. “Pse atëherë të na pranonin disa kërkesa e disa jo”, tha Olli. AI ka shtuar se kërkesat e rrëzuara për shkaqe proceduriale do të ridepozitohen në Bashki dhe në rast se nuk ka përgjigje, atëherë do të kalojnë sërish në gjykatë.
Comments
Sharlatan
Sharlatan
Add new comment