Islami: President, jo ata që vetëshpallen

Zgjedhja e presidentit ishte argumenti qendror i disa prej gazetave kryesore sot në vend. Mapo hapet me një intervistë të ministrit të Shëndetësisë, dhënë tek ABC News, i cili shprehet se Presidenti i Republikës nuk mund të zgjidhet pas një kombinacioni numrash për të arritur thjesht shifrën prej 71 votash në Kuvend.
Gazeta Shqiptare ndërkohë ka intervistuar Teodor Laçon, shkrimtarin dhe politikanin e djathtë, i cili sheh Jozefina Topallin si kandidaturën më të mundshme për t’u zgjedhur duke marrë parasysh konfigurimin e Kuvendit, por kjo nuk është preferenca e tij. Nëse do të ishte në dorë të Laços, ai do të preferonte një kandidaturë si ajo e Neritan Cekës.
Disi më interesante ishte intervista e deputetit Kastriot Islami tek Panorama, i cili është përfolur si një kandidaturë për President. Sipas tij, çështja e kandidatëve i përket aktorëve politikë që negociojnë dhe jo atyre që vetëshpallen duke rrëzuar kështu në parim Fatos Nanon apo Neritan Cekën.
Re.Pu
Comments
Me si po shifen punet ka per
<p>Me si po shifen punet ka per tu ba presiden Islami.</p>
Je nje dite me vonese
<p>Je nje dite me vonese Tedeschin,e kam shpallur une presidentin e Shqiperise.</p>
Add new comment