Eliza Dushku gjatë vizitës së fundit: Dua të bëj një Master Class në 'Kristal'

Me siguri nuk ju ka rënë në sy që aktorja e Hollywood-it me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, gjatë tour-it së saj të fundit në Shqipëri, ka qenë për një vizitë edhe në Universitetin Kristal. E pse do duhej t’na binte në sy? Atëmot ky universitet nuk ish në qendër të vëmendjes mediatike. Shqiptarja.com sjell thelbin e raportimit të asaj vizite në shtypin e Tiranës. Nuk dihet pse ka shkuar atje, e jo në një universitet tjetër, por dihet çfarë ajo ka thënë: “Jam shumë e gëzuar që e mbyll vizitën time në një universitet. Ideja që në këtë universitet ka një fakultet të Arteve (shih pa shih! Këtë nuk e dinim. Re.Pu) më bën ta shqyrtoj mirë idenë për të bërë një Master Class tek ju. Do kisha dëshirë të mësoja dhe gjuhën shqipe këtu”.
Re.Pu.
Comments
Hajde, hajde 'dekorate'

Hajde, hajde 'dekorate' Kristali !!! Po te rremohet ka rrezik duhet te kemi gjysmen e diaspores me 'mastera Kristal', se ketu rreth nesh duhet te jene te panumeruar te 'masterizuarit'...Dhe nuk e gjejme dot arsyen pse po na zgjat tranzicioni ?! Me te diplomuarit demokratik te pashkolluar 'analfabetik' do te kalojme etapat e zhvillimit ?!...Kemi krize ?...Domosdo !!! Po a e dijne keta 'kuadro kristal' se cfare eshte kriza ?!...Apo kujtojne ate 'Krizen" e rruges se Dibres ,personazh te Kadarese ?!

Ka nje keqinterpretim te

Ka nje keqinterpretim te termit "master class" dhe per rrjedhoje artikulli eshte i keqorientuar. Master class ne fushen e artit eshte nje klase (nje seance/sesion i vetem) qe mund te ofrojne figura te arrira te artit per studentet apo dhe pedagoget. Kjo do te thote qe Eliza Dushku ka shprehur deshiren qe te jape nje master class (si instrukttore) per studentet e Kristalit dhe jo per te kryer vete studime te nivelit master tek Kristali, sikurse sygjeron titulli i artikullit.

Mutatis mutandis...
Mutatis mutandis...
Ke te drejte Rigers, Sapo e

Ke te drejte Rigers,

Sapo e pashe ne flajor dhe ashtu eshte, krejtesisht e sakte... Ajo qe do te thoja une eshte se kur ne ate universitet u jepen diplomat injoranteve (ne kuptimin qe nuk bejne shkollen) dhe kur japin mesim edhe vici, lopa dhe gomari, nuk ka perse mos te kerkoje te jape nje seance mesimi edhe Luiza. Edhe une do te kerkoj ndonje dite te bej nje master class por jo aty. Me vjen turp qe perballe te kem njerez qe mesojne brezin e ri duke bere gjene me te poshter: duke thyer ligjet e shtetit....

Po ik moj Elisa, shko e bej

Po ik moj Elisa, shko e bej ndonje film low cost andej nga amerika, e leri elozhet e tua hipokrite.

Kjo Elisa ka edhe nje vella

Kjo Elisa ka edhe nje vella aktor, Nate Dushku, kam pershtypjen se pas ca kohe ky do te jete me i suksesshem se Liza ne Boten e Cudirave.

Me vjen keq per

Me vjen keq per mllefin qe shprehim ne shqiptaret ndaj njeri-tjetrit, veçanrisht per ata qe na bejne nder neper bote, siç eshte edhe Eliza Dushku. Duhet te krenohemi me te sado "e vogel" te jete si aktore. Pavaresisht se si eshte e verteta per fjalet "master class", kur shkon per vizite ne nje universitet, fjale te mira do te thuash. Ku e di Eliza se ai universitet nuk eshte kristal, por ndryshk intelektual...

Kush e di sa ka marra per

Kush e di sa ka marra per kete deklarate, cfare ceku eshte derdhur ne llogarine e saj? ..............

Kjo Luiza mos eshte gje ajo

Kjo Luiza mos eshte gje ajo qe takohej me Bashen pasi ky i fundit "plackiti" Bashkinie... Me sa duket KRISTALI eshte pjelle e ketyre sorrollopeve, keshtu qe edhe Luiza e DUSHKUT nuk ka perse te mos i rritet epshi per diploma te KRISTALI. Vete e krijuan, njerezve te tyre u japin masterat e diplomat pa bere nje dite shkolle. Eshte pjese e rrenimit te atdheut tone, i cila nuk rrenohet vetem duke vrare njerez, duke shkaterruar mjedisin, shendetesine, financat, mirqenien, duke vrare shpresen, por krah per krah ketyre duke nxjerre nje brez me diploma ne xhep por trufyellme dhe kokebosh.

Add new comment