Tv Klani humb audiencë me lajmet dhe e rekuperon me ‘Ezelin’

Futuni në sitin e TV klanit, gjeni emërtimin Ezel, click-oni mbi të, dhe do të lexoni: “Seriali dramatik turk më i ndjekur i të gjitha kohërave”. Pastaj pak më poshtë: “Premierë absolute & ekskluzive”. Pastaj: “Një takim mbresëlënës për dashurinë dhe hakmarrjen”. Pastaj: “Seriali turk më i shikuar i momentit”. Dhe më tej një paragraf më përshkrues: “Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq; Ezel, një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhëtisë dhe hakmarrjes, dhe tani… një fenomen televiziv; me miliona shikues në mbarë globin. E shitur në mbi 40 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet.” Dhe në fund: “Ezel po pushton ekranet botërore, si ‘Gymysh’!!!”
E gjitha është shkruar keq (“ë”-të I vura unë, pasi ishin “e”; ndërsa “i”-të ishin “I” të mëdha, siç i nxjerr kompjuteri në Microsoft word), por ky fakt nuk e çbën lajmin: Seriali Ezel është shndërruar në dukuri kulturore në Shqipëri. Fillimisht e ndiqnin nënat e shtëpijaket, por më pas filmi ka ndjellë dhe një pjesë të gjeneratave më të reja. Tv Klani ka gjetur mënyrën për të rekuperuar atë pjesë të audience-ës që humbet me propagandën politike në favor të pushtetit.
M.N.
Comments
Ti Muci e ke pare Ezelin?

Ti Muci e ke pare Ezelin? krahasuar me ca telefilma boze eshte ku e ku. Pastaj ka dhe nje cast aktoresh qe jane shume te mire perjashto ate qe luan Ezelin qe mua personalisht me duket aktori me i dobet.

Ja dhe versioni origjinal

Ja dhe versioni origjinal ne faqen e Klan-it, pa korrektimet e Mustafait.

'Serial dramatik turk me i ndjekur i te gjitha koherave

Premiere absolute & ekskluzive

Nje takim mbreselenes per dashurine dhe hakmarrjen

Seriali turk me I shikuar I momentit

Nje prodhim madheshtor me aktoret me te mire turq

Ezel, nje drame rreth dashurise, miqesise, tradhetise dhe hakmarrjes dhe tani…

nje fenomen tv me miliona shikues ne mbare globin. E shitur ne mbi 40 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet.

Ezel po pushton ekranet boterore, si “Gymysh”!!!

Ymeri sapo kthehet nga ushtria dhe eshte gati per tu martuar me vajzen e endrrave te tij. Dy shoket e tij me te ngushte, jane si vellezer per te dhe perpara e pret nje jete e gjate. Por nje nate policia I vjen ne shtepi dhe e arreston me akuzen e vrasjes duke e denuar me burgim te perjetshem. Natyrisht dikush I kishte ngritur nje kurth… a mundet qe ky plan kriminal te jete thurur nga dy shoket dhe e fejuara e tij??? Ymer arrin te arratiset nga burgu dhe rivjen ne skene pas nje operacioni plastik me identitet te ri, si Ezel. Misioni I tij I vetem: hakmarrje!'

Kete gje e kam vene re dhe kur po beja disa kerkime per show-n; Kush do te behet milioner. Gabime te tmerrshme gramatike dhe drejtshkrimore. Aspak te pershtatshme per nje media, aq me teper kombetare.

Tv Klan : Meqenese jeni te

Tv Klan : Meqenese jeni te papune, meqenese xhepat ju jane shpuar, meqenese qeveria nuk eshte ne terezi, meqenese trasmetojme non stop HD, meqenese ' uria te ftoh dhe nga dashuria'...zhytuni ne divane a kolltuqe dhe shijoni e diskutoni seriale...ku nuk mungojne dhe hakmarrjet. Hakmarrjet per dashurite dhe jo per krizat !

Add new comment