Ambasada e SHBA: Mbështesim qeverinë për të çuar draftin e reformës për miratim. Apel deputetëve: Keni përgjegjësi individuale

Postuar në 08 Qershor, 2016 17:42

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp ku shpreh zhgënjimin e saj mbi dështimin e takimit të 6 qershorit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ambasada vlerëosn se “qeveria shfaqi fleksibilitet, kurse opozita jo”. Një ditë pas takimit, Basha deklaroi se opsioni i vendeve të rezervuara, ishte sugjeruar nga ambasadori Donal Lu, ndërkohë që sot ka deklaruar se në dështimin e reformës, bashkëpërgjegjës janë edhe ambasadorët. Më poshtë deklarata, që është në mbështetje të hapur të qeverisë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. 

Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë.

Për më shumë se 18 muaj, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile, dhe publiku, janë angazhuar në një debat të rëndësishëm mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri. Ky proces shterues e ka përmirësuar draft-paketën e reformës dhe e afroi qeverinë dhe opozitën drejt një marrëveshjeje.

Kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias”. 

http://albanian.tirana.usembassy.gov/latest-embassy-news/2016-deklarata/...

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Me ne fund foli Zeusi.
Nuk e dij, a e moren vesh ata qe duhet te marrin vesh e te kuptojne te gjithe, qe kete reforme nuk e ben kjo qeveri, por e ben Amerika e shoqeruar nga Europa.
Qeveria vetem mban iso.
Besoj se edhe ju te redaksise jeni me kete mendim timin.
Tung.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Zeusi?!
Është thjesht një burokrat me një diplomë të nivelit bachelor, përfaqësues i një presidenti në përfundim të mandatit. Kaq.
Nëse duam të vendosim ashtu si duhet pikat mbi i, mund të shtojmë që politika e jashtme e këtij presidenti mund të krahasohet për nga niveli i dështimeve vetëm me mandatin e presidentit Carter duke i tejkaluar "arritjet" e asaj presidence.

Submitted by Gent (not verified) on

Kam postuat mbreme nje koment ne lidhje me mendimet e kunderta qe kam me ANONIMIN, i cili, edhe moralisht edhe politikisht eshte kunder mikut tone te madh, SHBA, por ju, nuk e keni botuar.
Nuk e kuptoj.
Ato fjale qe kam thene, jane me se normale per nje rast te tille.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.