Pas ndërtimit të portit 5 mld $ të Karpenit, radha i vjen Durrësit të bëhet më i madhi në Europë
Në një fjalë të mbajtur sot në Vlorë, zv.kryeministrja Belinda Balluku ndër të tjera tha se:
Sot jemi në prag të nisjes së një kantieri të fuqishëm, portit tregtar të Porto Romanos, i cili është i vendosur vetëm pak milje nga qyteti i Durrësit, por i vendosur në një zonë industriale prej 400 hektarësh, ku parashikohet të ndërtohet porti më i madh në rajon, por edhe kantieri më i madh në Europë sa i përket industrisë detare.
Ky port erdhi si rrjedhojë e një analize të thellë dhe studimi të detajuar ndërkombëtar për situatën aktuale në portin e Durrësit, një port i ndërtuar në fillim të shekullit XX në një qytet me pak banorë.
Ky port do të ketë 30 vendbregëzime, thellësia do të jetë nga 13-16 metra duke ndihmuar akostimin e anijeve të mëdha ndërkombëtare, të cilat sigurisht do të rrisin kapacitetet detare në Shqipëri me disafish. Kapaciteti i parashikuar është 2 milionë kontejnerë në vit dhe deri 50 milionë tonë mallra gjenerale
I shtojmë kësaj shifrën e z. Rama: vetëm për Vlorën tha ai, qeveria në këto 11 vjet ka investuar 1.27 miliardë euro. Zoti Rama madje foli për 226 milionë euro në ujësjellës kanalizime.
Ku është kjo Shqipëri xhanëm? Si shpjegohet që me këto suksesi dhe miliarda, njerëzia nuk po gjen karar këtu, e po ikën? Pse nuk arrijmë dot ta shohim këtë pikturë ashtu si na e sugjeron dyshja Balluku-Rama? Sidomor kur kemi të bëjmë me një pikturë realiste, pra sheh atë që është.
Ne jemi një vend me satelitë, me dronë, do bëhemi me industry ushtarake, me akademi aviacioni rajonale, do kemi edhe portin më të madh të industrisë detare në Europë. Dhe sërish këto suksese nuk ngjisin te shqiptarët.
Si shpjegohet kjo? Si mundet që të jemi kaq të verbër e të mos e shohim të mirën që kemi kaq pranë? Para disa ditësh z. Rama bënte apel që të blihen sa më shpejt prona në Shqipëri sepse pas 5 vjetësh do shtrenjtohen qamet gjërat. Z. Rama ka një interes të posaçëm për ndërtimin, të cilin e zhvillon si bandit. Ti blen një pronë dhe pas disa kohën rrethohesh nga prona të tjera që zhvillohen sipas midesë.
Është me vend këtu që të kujtohet se po kjo qeveri, në vitin 2016 miratoi një ligj të posaçëm për negocimin e ndërtimit të portit të Karpenit për 5 miliardë dollarë. Kanë kaluar 9 vjet dhe vrima në ujë vetëm sa lëshon zhurmën e lavamanit.
s.zaimi
Comments
Kjo bashke me te parin e saj,
Kjo bashke me te parin e saj, vazhdojne pa pike turpi te thone se aeroporti i Vlores do kete pisten me te madhe ne ballkan me 3,2km!!! Nuk e thane gabimisht nje here apo edhe dy se u shkau apo nga injoranca. Jo! Vazhdojne e perserisin ne çdo okazion. Keta ose nuk njohin numrat, ose nuk kane idene se cilat shtete perbejne ballkanin. Aeroporti i Athines, ka dy pista me gjatesi 3,8 dhe 4,0km. Aeroporti i Sudas ne Krete e ka pisten 3,35km. Aeroporti i Rodit 3,3km. Aeroporti i Selanikut 3,2km. Rumania; aeroporti i Bukureshtit 3,5km, aeroporti i Konstances 3,5km, aeroporti i Timisoares 3,5km. Bullgaria, aeroporti i Sofias 3,6km, aeroporti i Burgas 3,2km. Serbia, Aeroporti i Beogradit 3,4km. Hungaria, aeroporti i Budapestit 3,7km. Sllovenia, aeroporti i Lubianes 3,3km. Moldavia, aeroporti i Chisinau 3,56km.
Add new comment