Një i pandehur dhe "fjala vjen" ca "gazetarë"

Është një gazetar në Shqipëri që vite më parë hapej lart e poshtë duke u mburrur se "ai me ambasadën amerikane po bënin reformën në drejtësi". Nuk ka rëndësi kush.
Ka shumë gazetarë që premtonin se SPAK ishte shpata që do fuste Berishën në burg.
Sot ka gazetarë që po i bëjnë gjyqin SPAK-ut sepse ai po bën represion. Kujt? Disave, por "fjala vjen Erion Veliajt". P.sh "fjala vjen", ja çfarë shkruan ndër të tjera Mero Baze:
Fjala vjen, Erion Veliaj është marrë në pyetje sikur të ishte person i regjistruar për ndjekje penale, ndërkohë që ka qenë në cilësinë e personit në dijeni. E gjitha bëhet që nga momenti i pyetjes ai të mos djegë afatet deri sa prokurori të gjejë faktet që të justifikojnë vendimin që ka marrë me mendjen e tij për ta dënuar me çdo kusht
Pra gazetari po bën gjyqtarin sepse "ashtu ra fjala". Dhe pastaj kërcënimi se do nisin gjyqet ndaj prokurorëve. Nesër Veliaj, ose Erjonkat siç e quante dikur Baze, ka apelin për masën e sigurisë dhe çështja po trajtohet sikur nesër përcaktohet stabiliteti i Shqipërisë. Por nuk është ashtu.
Fjala vjen, Baze do ketë tashmë betejën e re, atë reale: pasi futi në burg Berishën, shkatërroi karrierën e Bashës, tani radhën e ka SPAK-un. Llafi që bie.
s.zaimi
Comments
Fjala vjen, po nje hetim per
Fjala vjen, po nje hetim per keta qe po e mbrojne kaq fort Lali Vemjen a thua ta kene ashtu per ideal (parash) si ajo gazetarja burri i se ciles kish nja dy milione euro interesa me bashkine e lalit. Dikur njefare Arqimandriti dilte te protestonte ne favor te Reformes ne Drejtesi ne krah te ambasadorit Lu. Natyrisht kish fonde atehere ndersa sot nuk del me kush badihava te mbroje kerrkend.
Gazetare ne shqiperi ka pak.
Gazetare ne shqiperi ka pak. Ne keto kohe them, se psh per numer popullsie ne kohen e revolucionit (97) kishte me shume. Pse e them kete.
Sepse sot, personi qe quhet gazetar, ne nje mase te madhe nuk e di qe ate qe shkruan nuk ka ndonje mundesi ta gjeje duke lexuar ate qe ka shkruar dikush para tij; nuk e gjen dot kur nuk komunikon me asnjeri as tel as email, as balle per balle; nuk e gjen dot duke pare lajmet ne tv
Eshte pak fatkeqesi mendoj une, por mendoj se duke shkruar e rishkruar ato qe dikush ti ka dhene gati, i bie si ato fiset sarde apo mongole, qe duke u martuar brenda vetes, produkti final dilte sakat.
Ne kemi arritur fiks ne kete sakatllik.
Por ama, nje femer qe krifet, ngjyen buzet e hedh parfum, po doli ne tv gazetare i bie te jete. E nga java e trete e prapa, kerkon edhe emisionin e vet. Ku therret te shoqet e saja e flasin si duhen bere gjerat me mire. Po djali? Njesoj. Pak xhel, fjalite me nje kryefjale e nje kallezues e po pati ndonje ndajfolje. Dhe dalin e flasin per rritje ekonomike, menyra te reja te zhvilimit te turizmit apo industrise ushqimore, importet, kulture sport. Ca te jete dmth.
Eahte ikonike thenia e njerit, qe edhe gazete te vete ka patur dikur, ne nje emision per promovumin e nje libri.
"librin nuk e kam lexuar po dy fjale do ti them".
Tani ky ben profesorin.
Ke te drejte. Profesorit i
Ke te drejte. Profesorit i duhej thene SHUT THE FUCK UP.
Dhe tek flasin COCKSURE qe nga inteligjenca artificiale (sidomos politikanet), e cfare ju del perpara e kupton ne cfare kenete jetojme.
Add new comment