Izraeli lobon në ShBA për mbajtjen e bazave ruse në Siri

Mediat në Izrael raportojnë se lobi izraelit në ShBA ka organizuar një fushatë të koordinuar për të orientuar një politikë të krizës permanente në Siri.
Sipas burimeve të cituara raportohet se ideja e lobimit është që ShBA të angazhohet për një Siri të dobët, të tolerojë praninë e bazave ushtarake ruse për të kundërpeshuar ndikimin në rritje të Turqisë.
Jerusalem Post vë në dukje se përpjekja në fjalë synon të minojë politikën stabilizuese të liderëve islamikë që rrëzuan Bashar al Assad.
Po kështu kjo qasje synon të mbajë në fuqi sanksionet e ShBA ndaj Sirisë, një vend të cilin Izraeli e ka parë përherë si rival.
Comments
Ndreqni edhe titullin.
Ndreqni edhe titullin.
Add new comment