Në Serbi Mosbindja Civile funksionoi. Në Shqipëri ka mbetur vetëm mosbidja ndaj opozitës

Postuar në 28 Janar, 2025 14:12

Kryeministri i Serbisë Milos Vucevic ka dhënë dorëheqjen. Ai ka njoftuar  se me këtë rast do japë dorëheqjen edhe Milan Djuric, kryebashkiak i Novi Sadit.

Dorëheqja vjen në një situatë kur në Serbi kishte grevë të përgjithshme, një pakënaqësi në rritje dhe një galvanizimim të vazhdueshëm të situatës.

Hap pas hapi, institucione të tëra jashtë rrezes së qeverisë u vunë në krah të studentëve që dëshmuan se ditën të lëvizin dhe të kërkojnë edhe kur kundër tyre është ambasadori amerikan dhe ai i BE-së.

Çfarë na tregon kjo që ndodhi? Na tregon se Mosbindja Civile kur realizohet nga njerëz seriozë me kauza të vërteta, funksionon. E bën real presionin politik mbi pushtetin.

Mesazhi është shumë i rëndësishëm: Protesta funksionon. Dhe jep rezultat.

Mesazhi shkon edhe për karagjozin numër dy në Tiranë, Sali Penxheren që ulëriste për hallin e vet për Mosbndje Civile dhe Qeveri Teknike, kurse tani llap nga selia përditë i bindur se në pushtet jo që nuk vjen më, po as edhe do të vijë.

Ku shkoi Mosbindja Civile z. Berisha? Ku iku furtuan jote demokratike dhe e Flamur Nokës? Fshihu dhe bëj sikur nuk kupton, merru me thashetheme e llap. Llap deri sa të kesh frymë se kjo të mbeti dhe e ke hak!

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne Shqiperi nuk do te kete asnjehere mosbindje civile sepse tentakulat Soroise dhe ZioEvangjeliste jane te shperndara dhe mireorganizuara si ne asnje vend te Botes. Ato nisin ngacrekrutimi i mesueseve ne 9 vjecare, te mesuesit dhe nxenesit ne gjimnaze dhe arrijne tek Pedagoget dhe studentet e zgjuar dhe te edukuar.

Shoqeria dhe intelektualet shqiptar jane mpire ne tru nga opiumi i Atlantikut Perendimor dhe na kujtojne indianet e Amerikes Latine qe (njesoj si shqiptaret sot) u bene skllever te opiumit te njeriut te bardhe nga Evropa Perendimore. Keta te fundit shkuan atje, I shfarosen en mass, ua ndaluan (VIPat e sotem Stopuan) besimin e tyre tradicional duke u imponuar katolicizmin, I vodhen ekonimikisht dhe i roberuan menderisht saqe akoma edhe sot nuk jane zgjuar nga gjumi i opiumit te njeriut te bardhe.

Ne Shqiperi Sindikatat e punetoreve nuk ekzisotjne, Sorosi dhe Ambasadoret e Brukselit e te Uashingtonit cdo 4 vjet nxjerrin disa leva si Altin Goxhaj, A Qorri e A Llapaj se gjoja jane per popullin e kundra qeveritareve por, ne te vertete jane njesoj.
Qurravitjet e tyre karshi Amerikes arrijne ne nje nivel servilosje qe eshte po aq i peshtirosur sa servilosja e baballareve te tyre karshi Enverit. Kane filluar e mburren me Trump sikur ky I fundit e ka seline tek penxherja e Saliut, shajne Sorosin. Harrojne se surrati i Sorosit eshte vete Amerika.
Studentet; jane me dhjetera kisha Evangjeliste te sekteve te ndryshme Amerikane qe i gllaberojne keta te paret dhe i kthejne ne skllever te bindur te ideve te tyre ZioEvangjeliste, I kthejne ne sherbetore te kauzes antiliri dhe skllaverim te njerezimit per familjen Rothschild dhe Establishmentin e Atlantikut.

A jane te lumtur shqiptaret? Po.
Njesoj sic ishin edhe ne komunizem dhe e vrisnin femijen pse i kishte pantallonat kauboj dhe floket e gjata.

Submitted by X (not verified) on

Pas mosbindjes civile ne Serbi qendrojne organizatat jo qeveritare, pra Soros! Po keshtu edhe ne Mal te Zi! Kurse ne Shqiperi keto organizata jane rreshtuar me Edi Ramen! Prandaj ne Shqiperi nuk ka mosbindje civile! Eshte e thjeshte kjo, nuk spjegohet cdo gje me ‘Fajin e ka Saliu’!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.