Kyçi i Lumturisë
Çfarë na bën të lumtur? Profesioni, karriera, dashuria, shëndeti i mirë, paratë, udhëtimet, restorantet, bizhuteritë? Ndërkohë që të gjitha këto natyrisht japin një lloj kënaqësie por që mbetet e përkohshme, sipas një studimi 85-vjeçar, marrëdhëniet pozitive janë ato që na bëjnë të jemi më të lumtur, më të shëndetshëm dhe të kemi një jetë më të gjatë.
Ku qëndron Shqipëria përsa i përket këtyre marrëdhënieve? Në një shikim të parë duket se jemi shumë mirë, madje edhe më mirë se disa vende skandinave të cilat çdo vit dalin të parët në indexin botëror të lumturisë. Të paktën nëse shikon numrin e kafeneve dhe të njerëzve që i mbushin ato çdo ditë, të krijohet përshtypja që në Shqipëri psikologët janë të papunë. Megjithatë përditshmëria e jetesës në qytet – dhe këtu e kam fjalën veçanërisht për metropolin – nxjerr problematika të mëdha duke filluar nga marrëdhënia me familjarët, lidhja me fqinjët, kolegët, miqtë e mikeshat, dhe në veçanti me të panjohurit, me kafshët dhe me mjedisin.
Marrëdhëniet familjare natyrisht mbeten subjektive dhe ato i dinë vetëm pjestarët e familjes, por kronikat e zeza përmbajnë çdo ditë lajme të dhunës në familje – problem ky pjesërisht edhe i medias, pasi jo çdo ngjarje përbën rëndësi kombëtare. Për më tepër disa nga ngjarjet shjellohen me kaq shumë detaje në disa media, saqë të krijohet përshtypja se dhunuesi i radhës frymëzohet për të vepruar njësoj.
Lidhja me fqinjët, sidomos në apartamentet e reja me ashensor dhe pa ndonjë park apo ambjent të përbashkët jashtë pallatit, ekziston vetëm në rastet kur ka probleme. Kujtoj këtu një episod me fqinjin tim, të cilit i ishte prishur kanali kullues i pishinës duke bërë që uji të rridhte në ballkonin tim në çdo orë të ditës dhe të natës për rrëth tre muaj. Pasi i trokita në derë për t’i qarë hallin e për të gjetur një zgjidhje bashkarisht (madje me ëmbëlsira, meqë ishte hera e parë që i shkoja për vizitë), jo vetëm që u tremb e mezi e hapi derën, por më pas më zboi me fjalë të rënda, a thua se isha unë në faj.
Episodi tjetër që dua të përmend është kafsha shtëpiake – të gjithë ata që e kanë një të tillë apo kur jemi në kontakt me ta, e kuptojmë se sa dashuri pa kushte falin dhe prandaj për shumë njerëz, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, janë miku më i mirë. Por ajo që përbën çudi në Shqipëri është se si tremben apo distancohen shumë njerëz nga qeni, jo vetëm ata që nuk kanë, por edhe ata që e kanë një të tillë. Marr shkas këtu nga një rast kur i zoti i një qeni, gjuajti me gurë qenin tim, pasi nuk donte që ky i fundit t’i afrohej.
Nëse të rastis të flasësh me taksistin apo dyqanxhiun, por edhe me njerëz të tjerë kupton se sa pakënaqësi ka në qytet – një pjesë e mirë me argumenta të qëndrueshme lidhur me çmimet, pensionet, ndërtimet, korrupsionin, drejtësinë, spitalet, shkollimi, etj. Në këto kohë luftërash e rritje inflacioni, është e vështirë të imagjinosh një vend në botë ku njerëzit nuk ankohen për arsye të ngjashme – natyrisht dikush mund t’i relativizojë ato duke u shprehur se vende si Gjermania apo Suedia kanë probleme të tjera, jo kaq bazike sa tonat. Megjithatë ajo që mbetet në thelb të kësaj situate jemi vetë ne dhe marrëdhënia me të tjerët. Dhe të kesh marrëdhënie me të tjerët nuk do të thotë marrëdhënia kur pret nga tjetri t’i marrësh diçka në formë transaksioni. Marrëdhënia e vërtetë është kur nuk ka as edhe një interes material në mes dhe aktet e mirësisë shkojnë përtej pritshmërive. Shtylla shpirtërore është me rëndësi përsa i përket vendosjes së raporteve me tjetrin, të kuptuarit që tjetri vuan apo kënaqet njësoj si ty, të qenit empatik ndaj problemit të tjetrit dhe ndihma pa kushte. A është e vështirë për t’u realizuar kjo? Natyrisht që po. E pamundur? Jo.
Dhe pasi të vendosim marrëdhënien e shëndetshme me veten dhe me tjetrin, krijojmë edhe një marrëdhënie të shëndetshme me mjedisin që na rrethon, pasi siç thotë një proverb i fiseve indigjene amerikane:
Vetëm kur pema e fundit të jetë tharë, kur lumi i fundit të jetë ndotur dhe peshku i fundit të jetë kapur, do të kuptojmë se paratë nuk mund t’i hamë
Comments
Mbyllja e artikullit mjaft e
Mbyllja e artikullit mjaft e gjetur.
tek lexova titullin mendova
tek lexova titullin mendova se po flitej per masturbimin ... haha.
Kur isha me i ri mendoja se nje jave pa bere disa here sex ishte nje jave e humbur. Jam me fat, mqs qe nga universiteti e ne vazhdim nuk isha ne shqiperi, thjesht ceshtje mentaliteti Shqiperia mos e marim per keq, dhe USA dhe Azia ishte shume me ndryshe. pure dhe thjesht te bukura.
Dhe vura re se kishte shume te rinj qe mendonin si une dhe me pelqenin netet qe pinim, mernim marihuana dhe benim sex. Dhe e kuptoje qe kishim te njejtat endrra dhe nuk na humbiste fokusi tek flisnim per gjera qe deshim. Kjo na lidhte shume, sepse dhe paraja nuk ishte ne mes.
Me mungojne vertet ato kohe. Te gjithe ndjenim veten si pjese shume e rendesishme e asaj feste qe benim.
Pastaj u shperndame per tu bere cinike e per te bere lek ... shume lek .... a thua se bota vertitej reth tyre. Jemi kthyer ne monomaniake parash. Nuk flasim me njeri tjetrin, nuk te prek dot nje gje me ne shpirt (ose eshte shume e veshtire) sepse te tille jane njerezit/natyra.
E pra e veshtire te kesh nje mardhenie te zhveshur nga materialja, pa e kuptuar se ne momentin qe e arin nje gje te tille je njeriu me i pasur ne bote.... sepse parate te japin nje te qeshur false, nje orgazme false, etj dhe te duhet te zhvishesh nga to qe te kuptosh nqs je i vertete me veten dhe personin qe ke prane ne cfaredo po ben. E mora sexin si shembull sepse eshte ne nivel tjetr nga maskat qe veshim cdo dite.
Njerzit nuk jane akoma te ndergjegjshem se ku eshte vendi i tyre ne kete planet dhe ne ckohe jemi ne kete shaka te universit.
Dhe kur sheh neo-liberalet dhe neo-nazistet se si ulerijne cdo dite e me te forte ne krah te njeri tjetrit e kupton se si kemi humbur mundesine per te pare me afer dhe kuptojme ata qe kemi afer te paret, qe te jetojme jeten me me shume optimizem e gezim.
Betohem perpara flamurit dhe ish-shokeve te mij pioniere qe kam qene esell (alkol apo dhe me gjere) kur e shkrova kete!
Add new comment