Madhëria dhe Shenjtëria e Tij(Tyre) në cirkun e Shqipërisë së Mbrapshtë të 2024-s
Gazeta “Tema” njofton lajmin e madh se Edmon Brahimaj ka marrë çmimin “Nderi i shoqatës Tomorri”. Edmond Brahimaj është Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Shqipërisë që ka nisur të tingëllojë si shtëpi mode, si brand i dytë pas kryebrand-it Edi Rama dhe i shton titujve të vet edhe këtë zilen e shoqarës në fjalë.
Ta tundë si duhet se helbete i takon.
Çfarë bën përshtypje në këtë njoftim është përdorimi i termit: Shenjtëria e Tij! Sa kohë ka që përdoret ky term në referim të Kryegjyshit? Ku ta dish. Plus nuk ka një burim të lehtë për të kuptuar si duhet të drejtohesh në një titullar të tillë.
Nëse hedh një sy faqen zyrtare online të Kryegjyshatës, përveç gabimeve drejtshkrimore pa fund, nuk e dallon dot mirë se kur nis përdorimi i titullit ‘shenjtëria e tij’. Në lidhjet e mëposhtme shihet se nuk është përdorur si standard i përhershëm që lidhet me pozicionin, pasi nga viti në vit kalohet nga Baba Mondi, Dede Mondi, Kryegjyshi, Hirësia e Tij për të ardhur më 2024 kur haset (për aq sa pamë) edhe Shenjtëria e Tij.
https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/baba-mondi-takon-papen/
https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/simpozium-imam-aliu-midis-tradites-dhe-modernitetit/
Me çfarë lidhet kjo luhatje në terma? Sepse Shenjtëria e Tij zakonisht dëgjohet për Papën e Vatikanit(Sua Santita). Me humorin e operatorit të faqes? Me ngatërrimin e termave përlavdërues? Apo mos vallë me statusin e ri të shtetit bektashian, të cilit nuk i mjafton venerimi i besimtarëve, por do të krahasohet pakëz me gjellën e botës. I pëlqen edhe këtij Mondit, apo Edit nëse duam se Edmondit i thonë edhe Edi, që ka nisur të nanurisë veten me ëndrrën e Vatikanizmit.
Siç e nanuris imagjinatën e Edit të qeverisë ideja e Madhërisë së Tij, kur e parakalon veten sa nga fotot me qingj në variantin e Krishtit dhe të Bariut, te imazhi i Ismail Qemalit duke folur vazhdimisht për veten se ka bërë reforma epokale. Apo se do të ikë kur të vijë brezi i 25 vjeçareve të sotme. Është një cirk i shëmtuar që ka gjetur aktorët e vet, njëri më mjeran nga tjetri, shokë e partnerë në një Shqipëri të Mbrapshtë e pa kokë, që ecën duke pyetur zorrën e trashë. Ka edhe kjo protokollin e vet, qytetërimin që shpaloset para nesh me dhimbjen e madhe të poshtërimit nga komedianë uzurpatorë që kanë respekt dhe besojnë vetëm te magjia e inskenimit të trilleve të veta.
s.zaimi
Comments
Me kete titull Dede Mondi e
Me kete titull Dede Mondi e paska fituar bileten per te hyre ne malin e " shenjte" te Babes Tomorr.
I cakerdisuri, gjithollogu, analisti i Llozit (lozhes) Masonic, konspiracionisti dhe ambasadori i Alieneve ne toke A Cako, ka deklaruar ne TV para disa koheve se: kur te vij fundi i Dunjase, vetem disa njerez do te shpetojne. Ata me te miret qe kane lidhje me alienet. Dmth Shenjtoret.
Shpetimi i tyre do te behet nga mali tomorrit, aty eshte qendra e Llozit te Alieneve. Gjithmone sipas te cakerdisurit, mali ka dyer, ato do te hapen dhe shenjtoret si puna e Dede Mondit ( tashme) do te hyjne, do te veshin nje jelek me krahe e do te flururojne te Anija Kozmike ku Alfredo do te jete kapiten Bolet'i'vari.
Ne TV shqiptar Cako citonte Biblen per keto halucinacione.
Kurse ne TV kosovar citonte Kuranin.
I ka te gjitha ky, Pastor, Prift, Hoxhe, Dervish, Psikollog, Gjithollog, historian etj etj. Eshte ne gare me Sazan Gurin qe ss fundmi botoi librin se si te ushqehemi, cfare frutash te hame pasi vete Sazani ushqehet me Illyre e Pellazge.
Cako ishte i pari qe intervistoi Dede Mondin mbas haberit per shtetin Bektashistan. Ndoshta I rri prane Dedes per ndonje jelek kur te permbyset Dunjaja.
Add new comment