Thiatro në Greqi. Kasselakis krijon "Ëndrrën greke", "Lëvizja për demokraci"
Lëvizja për Demorkaci! Kështu do të quhet partia e re e drejtuar nga Stefanos Kasselakis, në Greqi, pas largimit të tij prej Syriza-s. Në takimin e mbajtur ai ka folur “për parimet themeluese” si demokracia pjesëmarrëse, sipërmarrja, mobiliteti social, të gjitha të paketuara në “Ëndrrën greke”.
Ne bartim ADN-së e historisë së Greqisë
ka thënë ai.
Kasselakis i shtohet kështu radhës së gjatë të obamistëve buzëqeshur dhe fjalë shumë, oratorë të digjitalizmës, premtues të papërtuar të ndryshimit që teksa konfirmon situatën e keqe nuk ofron asnjë mundësi për të kuptuar destinacionin.
Ne mund të ndryshojmë, thoshte dikur Barack Obama, duke qeshur nga njëri vesh te tjetri. Ndryshimi erdhi në fakt, por në drejtim të kundërt me një botë që është përfundimisht shumë e pasigurtë. Dhe patjetër shumë e padrejtë, me SHBA-të në krye të padrejtësive. Ligjërimi i sotshëm në Perëndim është i tejngopur me terma kumbues, demokracia vetë dhe Liria janë shndërruar në topografi retorike me lartësi konstante në hartën bosh të së ardhmes që nuk po e kuptojmë dot.
Merr fjalë andej nga ke qenë dhe qarkulloi në fshatin e lindjes. Kasselakis solli “ëndrrën greke” nga SHBA bashkë me “zanatet e reja” që ADN-ja greke ia ka lënë historisë.
I qeshur pa arsye, sportiv, i rregullt, djalë kopertine. I shkolluar dhe me karizmë, ja modeli i pakonkurueshëm i politikanit të sotshëm. Sheh këto kallëpe si ky, apo si Zdromsi i Tiranës apo Edi Rama dhe nuk e kupton sesi njerëzit dikur votonin ato fytyra aq të ndryshme ga të sotmit. Që edhe ngrysnin vetullat ndonjëherë, kishin inperfeksione në çdo drejtim, e sërish gjithçka ishte me e natyrshme.
I gjithë kallëpi i sotshëm i Kasselakit përfaqëson “atë korrektesën e neveritshme politike” që është përhapur si pandemi ngado duke sfiduar çdo përmbajtje me kuptim, çdo besim dhe çdo referencë për t’u zëvendësuar nga politika korrigjuese, imituese dhe nga një mani modernizimi që duke mos patur destinacion, është thjesht një shabllonizëm global i prirejeve të gjeneruara gjetiu.
Comments
Mire e ke ti do djale po kjo
Mire e ke ti do djale po kjo ka nis cike me heret se obamisti kaselakis. Te krahasosh foton e parlamentareve te zogut, te gjithe me frak e cilinder, ose edhe me tirq e fustanella po te duash, me keta cobanet e rinj me guci e armani, e kupton qe dunjaja ka kohe qe eshte dhjerw
Add new comment