kasselakis
Tsipras nxjerr nga skena Kasselakis. Kongres i jashtëzakonshëm për liderin e ri të Syriza-s
Alexis Tsipras ka goditur sërish. Përmes një manovre të brendshme të “Grupi 87”, ish-kryeministri i Greqisë ka vënë në lëvizje dhe ka miratuar një mocion ndaj kryetarit të Syriza, Stefanos Kasselakis.
Me 163 vota pro, Komiteti Qendror kaloi mocionin që detyron tani partinë të thërrasë një kongres të jashtëzakonshëm për të votuar një lider të ri.
Kritika të hapura për "liderin që erdhi nga Perëndimi"
87 anëtarë të SYRIZA-s, përfshirë deputetë kanë nisur një letër të përbashkët për kryetarin e partisë, Kasselakis, përmes së cilës bëjnë thirrje për një front të përbashkët të së majtës përballa Demokracisë së Re të Mitsotakis. Në letrën e tyre ata akuzojnë ndër të tjera, Kasselakis, për taktika përçarëse, refuzime, sulme ndaj anëtarëve të partisë për shprehjen e opinioneve. Ndër këto, ata kanë kritikuar edhe vendimin e Kasselakis për të mbyllur gazetën historike të partisë, “Avgi”.