Kritika të hapura për "liderin që erdhi nga Perëndimi"

Postuar në 27 Qershor, 2024 18:20

87 anëtarë të SYRIZA-s, përfshirë deputetë kanë nisur një letër të përbashkët për kryetarin e partisë, Kasselakis, përmes së cilës bëjnë thirrje për një front të përbashkët të së majtës përballa Demokracisë së Re të Mitsotakis. Në letrën e tyre ata akuzojnë ndër të tjera, Kasselakis, për taktika përçarëse, refuzime, sulme ndaj anëtarëve të partisë për shprehjen e opinioneve. Ndër këto, ata kanë kritikuar edhe vendimin e Kasselakis për të mbyllur gazetën historike të partisë, “Avgi”.

Vendime të tilla kritike që kanë të bëjnë me botime të partisë, që prekin të punësuarit dhe kanë domethënie historike për të Majtën, siç është ndalimi i të përditshmes, “Avgi”, nuk mund të merren pa u diskutuar në një trupë kolektive

citohet ndër të tjera letra.

Lëvizje ndërkohë vihen re edhe te partia tjetër e majtë greke, PASOK, drejtimin e së cilës po synon ta marrë kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas.

Arsye për këto zhvillime ishin rezultatet e dobëta të së majtës greke në zgjedhjet e fundit europiane, por ajo çfarë bën përshtypje është ritmi konfliktuar që ka përfshirë SYRIZA-n me katapultimin në krye të saj të Stefanos Kasselakis. I fundit në listën e eksperimentit tradicional ballkanik: shkollë jashtë e karrierë brenda. Një cikël që nisi në shekullin e kaluar kur shoqëritë ende nuk ishin konstituuar politikisht mirë dhe kur modernia asosciohej kryesisht me Perëndimin, që sidoqoftë sot nuk arrin të gjenerojë më modele demokratike, sa kohë që edhe në trupa si KE po veprohet me maniera gati autokratike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.