Tsipras nxjerr nga skena Kasselakis. Kongres i jashtëzakonshëm për liderin e ri të Syriza-s

Postuar në 08 Shtator, 2024 14:28

Alexis Tsipras ka goditur sërish. Përmes një manovre të brendshme të “Grupi 87”, ish-kryeministri i Greqisë ka vënë në lëvizje dhe ka miratuar një mocion ndaj kryetarit të Syriza, Stefanos Kasselakis.

Me 163 vota pro, Komiteti Qendror kaloi mocionin që detyron tani partinë të thërrasë një kongres të jashtëzakonshëm për të votuar një lider të ri.

Mediat greke shkruajnë se përballë Kasselakis do të jetë Pavlos Polakis, ish-ministër i Shëndetësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.