Nuk është goditur opozita, por mirëkuptimi i vjetër për status quonë

Postuar në 24 Tetor, 2024 23:32
Skerdilajd Zaimi

 

Ilir Meta është në qyp prej disa ditësh. Dhe duhet thënë se i shkon. Por ai ka të drejtën e nje procesi të rregullt gjyqësor, pasi politikisht është thuajse i vdekur për shkak të injorancës së vet. Spazmat e tij të para disa kohëve dhe sjellja në momentin e arrestimit treguan se z. Meta nuk diti dhe as ishte përgatitur të investohej për atë moment. E katandisi veten në protagonist të një shfaqjeje halabakësh që ngatërrohet me policë. 

Megjithatë ky është një nga problemet. Tjetri është kurthi që po krijon një goditje e tillë në kontekstin politik. Sot, dje, pardje e për çdo moment, nga njerëz të ndryshëm përsëritet se Meta u arrestua, sikundër Berisha mbahet që të mos hidhet nga ballkoni, për të goditur opozitën. Për ta dëmtuar atë. 

Si vallë dhe pse? Janë po këta njerëz që edhe pas protestës së fundit deklaronin se me këtë opozitë Edi Rama e ka të marrë mandatin e katërt. Hapini mediat, aty janë deklarimet. Pse atëherë SPAK apo Rama do të godisnin një opozitë të vdekur? 

Interesi i Ramës madje është të investojë qē kjo opozitë të qëndrojë kështu. Akuza vuan pra nga një inkoherencë e madhe. 

Nga ana tjetër vakuumi në krahun opozitar nuk është për lidership në kuptimin nominal, por në atë ideologjik dhe të besueshmërisë. Të gjithë e dimë që Berisha dhe Meta janë uzurpatorë të opozitarizmit. Me këtë PD kaloi Edi Rama edhe ato listat e mbyllura, apo jo? Me këta të dy bllokon ai çdo forcë të re. Atëherë pse ta godiste? 

Arrestimi i Ilir Metës është lajm i mirë politik vetëm për ata pak qytetarë që duan që gjërat të ndryshojnë.

Nuk është lajm i mirë për Edi Ramën dhe as për ata analistë që vazhdojnë të mbajnë me shiringa një logjikë skematike që e sheh Shqipërinë të ankoruar përjetësisht te tre emra. Që e patën shansin dhe ditën vetëm të vjedhin.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Degjojeni Tedi Blushin, eshte vene ne gare me Moniken dhe bertet sepse nuk i ka pelqyer skenari i arrestimit te Ilirit. Duhet t'a ledhatonin, t'a joshnin me karamele sikur femijen dhe pastaj t'a fusnin ne cark.
Ky eshte llumi i politikes sic e quan Kryemadhi "moter foker".

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa me shpejt te zhduken te tre Berisha, Metaj, Rama nga skena politike aq me mire do te jete per vendin. Nje opozite qe stimulon modelet me te peshtira te politikaneve servile, hipokrite, zhvates, mashtrues, demagoge, te pabese, arrogante, te dhunshem nuk mund te kete kurre mbeshtetjen e zgjedhesve qe kane dy para mend ne koke. Tashme i ka dale boja te gjitheve edhe pse e kane te veshtire te leshojne karriket e marra me aq akrobaci e kacavjerrje politike ku morali e dinjiteti jane bere cope cope per nje vend te sigurte ne listen e deputeteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.