Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros nga objekti brenda bazës detare Shëngjin

Postuar në 12 Tetor, 2024 15:24

Tre vjet hetime për të arritur në vendimin se objekti i ndërtuar brenda bazës detare të Shëngjinit të lirohet nga sekuestroja. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar heqjen e sekuestros preventive për objektin dhe pushimin e proçedimit penal të regjistruar për vepren penale të "Shpërdorimit të Detyrës". Procedimi penal në lidhje me çështjen në fjalë nisi nga SPAK për veprën “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës. Organi i akuzës me në krye prokurorin e çështjes Erjon Shehaj, thotë se ka kryer një sërë veprimesh, ku u sekuestruan e analizuan të gjithë praktikat e ndjekura nga institucionet për privatizimin e pronës dhe dhënien e lejes së ndërtimit, brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit, por pas verifikimeve është dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të vepres penale.

Objekti kater katësh brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit nisi të ndërtohej 4 vite me parë. Rasti u denoncua nga Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Mecollari e më pas u vunë në lëvizje Ministria e Mbrojtës dhe organet e drejtësisë, ku u konstatua se dhe prona të tjera në atë zonë ishin me certifikatë të rregullt pronësie.

Rasti në fjalë mund të shëndërrohet në precedent për ndërtime të ngjashme në njësi të tjera të forcës detare, siç është rasti i Porto Romanos ku një sipërfaqe raportohet e ka kafshuar Kastrati.

Comments

Submitted by Kola (not verified) on

Ore kastrati a ai tjetri i qtu-se di marrin tere bregdetin nga golemi deri ne fund te ksamilit. Vendalinjte te lahen me pagese, ose te shkojne ne lure te liqenet atje se ska banore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.