Një turp që do ta shoqërojë gjatë Komunitetin e Bektashinjve
Ideja e një shteti për Bektashinjtë, nëse do të ishte një artikull i një gazete, do të meritonte të mbetej siç edhe ka gjasa të jetë: një provokim tipik politik. Por titullari i Urdhërit Bektashi, i ashtuquajturi Baba Mondi, ka dalë në vetë të parë në Report Tv për të sqaruar atë që I kanë thënë të thotë:
Ndërsa ne po bëhemi vërtet një shtet sovran, fokusi ynë është tërësisht shpirtëror, jo politik. Sovraniteti i dhënë Urdhrit Bektashi ka të bëjë me ruajtjen e pavarësisë sonë për të përmbushur misionin tonë për të promovuar paqen, tolerancën dhe dialogun. Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare…
Qeveria shqiptare e kupton nevojën kritike për të mbrojtur zërat e moderuar fetarë. Me sovranitet, ne mund të udhëheqim me shembull, duke treguar se besimi mund të jetë një mjet i fuqishëm për paqen në botën moderne. Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj tolerancës fetare, por edhe një hap jetik drejt stabilitetit dhe harmonisë globale
ka thënë ndër të tjera ai.
Ky individ që ka veshur një kostum kleriku ka me vite të tëra që shihet si dekor krah Kryeministrit të vendit. Ai së bashku me klerikë të religjioneve të tjera nuk kanë shprehur asnjë ankesë deri më tani, veç asaj për pronat. Atëherë: nga çfarë kërcënohet liria e këtij? E urdhërit që përfaqëson? Kush po ja cenon këtij pavarësinë? Për çfarë po flet ky njeri që me këtë që po bën po ekzekuton vetë Urdhërin që merr këtu rolin e një lënde të parë për nevoja të politikës?
Kush i ka kënduar këtij në vesh të deklarojë madje se:
Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj tolerancës fetare, por edhe një hap jetik drejt stabilitetit dhe harmonisë globale
A e di ky zotëri përçmimin që Edi Rama ka për myslimanët shqiptarë në përgjithësi?
Veprimi në këtë formë i politikës në domenin fetar, provon se aktualisht në Shqipëri nuk ka më mjedis publik ku flitet dhe diskutohet për tema që shqetësojnë njerëzit. Se në këtë vend ka një pronar që është Edi Rama i cili po fut duart edhe aty ku nuk do të duhej, duke synuar gjëra që vetëm qetësi nuk sjellin.
Është për të ardhur keq që një komunitet fetar përdoret në këtë farë mënyre, duke patur parasysh historikun e tij dhe atë që ka dhënë për vendin. Është një turp që do ta shoqërojë gjatë Urdhërin, që po përdoret në një mënyrë të paprecedentë dhe sidomos për këtë titullar që nuk duket se është shumë i kthjellët për atë që po thotë. Dhe po bën.
Shteti shqiptar e ka përmbushur detyrimin e vet historik ndaj Urdhërit qëkurse pranoi zhvendosjen e tij në Shqipëri në vitet ’20 dhe me mbështetjen që i dha.
s.zaimi
Comments
Shqiperia ky pazar anadolli
Rama percmon te gjithe, eshte nje fasade bojrash qe mos harrojme para ca kohesh perdori dhe klerikun klatolik.
Nese do i futemi ketij diskutimi, a ia vlen te permendet qe shqiperia eshte territor kristian? Qe shumica e xhamive qe jane ndertuar kane qene ne rrenjoja kishash?
Pra lirine dhe mbeshtetjen komuniteti mysylman dhe bektashi e ka pasur gjithmone. Katoliket ca kishin ju dogj neper bilioteka, ortodokset ca ikona dhe kisha i ndajne me ministrine e kultures si miu me macen.
Tashi e ka rradhen baba Mondi te perdoret eshte tip rulete.
Shtet poooooo.
Te thuash Shqiperia eshte territor kristian, eshte njesoj si te thuash turqia eshte ne shumice ortodokse greke. Gje qe nuk ka lidhje me realitetin per shekuj me rradhe. I pelqen apo jo ky fakt dikujt dikujt, kjo nuk ka rendesi, po Shqiperia ne gjithe boten njihet si shtet laik, ku feja nuk ka lidhje me shtetin, si ne Greqi apo ne nje pjese te Evropes Lindore ku presidenti a kryeministri betohet para nje prifti. Shqiperia eshte nje shtet laik, ndryshe nga Italia (sado liberale qofte) psh ku behet katekizem ne programet shkollore dhe kryqi qendron varur aty ku neve dikur varnim foton e Enverit.
Nese flasim per cfare besojne njerezit, ajo eshte dicka tjeter.
Me statistika rreth 60% kane mbetur myslimane e kusuri te krishtere (katolike romane apo ortodokse te kishave sllave apo greke e shqiptare) apo nga keto besimet novatore te nje pjese e vogel kryesisht te rinj qe se dine as vete nese besojne diku ne jete apo jo.
Tjeter gje pastaj eshte te merresh me fantazite e kryeministrit tone te nderuar, qe njelloj sic zgjedhur nje grusht idiote e tyryfycka per te krijuar nje qeveri, mendon se do krijoje edhe nje shtet a "mini shtet" me VKM
Nese mendon se Shqiperia
Nese mendon se Shqiperia eshte shtet laik, te rujt Zoti.
Ne Shqiperi ca ishte per tu vjedh nga feja u kry puna, thjesht nuk can njeri bythen. Sa here qe qeveris i duhet ndonje nga keta xholat e fut ne loje. Tani thjesht eshte rradha e "Ata Baba Mondi".
Njeriu i riu eshte atesist keshtu qe ska ca besimi te shikosh ne popullesi, se te duket sikur jeton ne cirk, prifti del hamshor i dedikohet zotit, gruas dhe dashnores, mbulohen personazhe qe kane sumen jashte; Rinia ka besim te Noizy, kokaina dhe te lideri superm qe eshte vetem 20 hapa para, dhe modeli eshte Lali Eri.
Jo ore zoteri nuk eshte ashu?
Jo ore zoteri nuk eshte ashu? E verteta eshte qe besimi ka rene ne te gjithe boten, dhe ne kemi pjesen tone aty, po kjo nuk eshte shumica. Institucionet fetare akoma nuk i kane marre c'duhet te marrin, katolike a myslimane qofshin, po kjo eshte ceshtje administrative, ku natyrisht perfshihen edhe hajdute e xhambaze padyshim qe te ne po rriten dita dites (ketu jam me ty).
Njeriu qe beson, nuk e sheh veten te lidhur me ndonje hoxhe a prift, e nuk beson ne saje te tij. Ka patur e do kete gjithmone edhe prift hamshor apo "me shije jo te zakonshme" ta quajme per delikatese, apo te mbuluar me sumen jashte, po kjo nuk eshte shkak te fshihesh pas fijes se shkrepses.
Ne do mirresh me kryeministrin pastaj, merru, une ketu dorezohem se nuk kam kohe per te humbur.
Add new comment