Duam të shkojmë drejt uljes së çmimit të energjisë. Krenarë, por të...

Postuar në 25 Maj, 2016 16:12

Kryeministri këmbëngul se çmimi i energjisë nuk është rritur, madje sipas tij ka pësuar ulje. Në inagurimin e Qendrës së Dispeçerisë të OST ai tha se dëshira e qeverisë së tij është të shkojë drejt uljes së çmimit të energjisë. “Ne jemi shumë krenarë për faktin se e bëmë këtë reformë pa e rritur çmimin e energjisë. Fakt ky, i konstatuar botërisht nga organizma ndërkombëtarë. Nuk është rritur çmimi i energjisë, përkundrazi, ka pësuar një ulje të lehtë. Por a mjafton? Nuk mjafton. A jemi të kënaqur? Absolutisht jo. Ne duam të shkojmë më tutje; Duam të shkojmë drejt uljes së mëtejshme të çmimit dhe drejt përmbushjes së zotimit për TVSH-në e energjisë së konsumatorëve familjare”-deklaroi Rama. Në këto konstatime ka gjithmonë një por nga mbrapa. “Të gjithë duhet ta kuptojmë se, nëse ka një njeri në këtë vend, që është i dëshiruar më shumë se kushdo tjetër që këto gjëra të bëhen menjëherë, sa hap e mbyll sytë, ky jam unë. Por kjo nuk është e mundur. Kush thotë të kundërtën, bën shaka. Tallet. Bën cinikun, duke dashur të shfrytëzojë padurimin dhe pritshmërinë e lartë, për të cilën, unë jam shumë krenar që mbetet ende shumë e lartë për qeverinë tonë. Por ne jemi në atë rrugë, drejtimi është i duhuri, vendosmëria është e duhura dhe padyshim, më e rëndësishmja, vizioni është i duhuri”-theksoi kryeministri.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Ky Edvini perse nuk e thote cope qe "Megjithese jemi te DHJERE, prape se prape jemi krenare"?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Krenarë, por të dhjere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.