Ardian Klosit iu dha lamtumira e fundit; e përcollën miq e të afërm

Postuar në 28 Prill, 2012 10:42

Dy orë zgjatën homazhet pranë trupit të Ardian Klosit në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare. Më pas të gjithë u nisën drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet Klosi për jetë. Në momentin e lamtumirës ishin mbledhur miq, të njohur e të afërm të tij. Binin në sy njerëz të artit, të shtypit, të kulturës, të politikës, por edhe të tjerë që Danin s’e kanë takuar kurrë në jetën e tyre.

Ceremonia ishte e shkurtër, aq sa mjaftonte për ta mbuluar me dhé në të njëjtin vend ku janë dhe të shtrenjtit e ikur përpara tij nga kjo botë (nëna ish e fundit, para disa muajsh) e për të dëgjuar një fjalë lamtumire. Këtë të fundit e mbajti gazetarja Rudina Xhunga, e cila ishte shumë e emocionuar, teksa lexonte atë që kish përgatitur. Pranë arkivolit ishin vajzat, dhe e shoqja, Jutta Benzenberg. Dhe pranë tyre qëndroi gjatë gjithë kohës Edi Rama, i cili është kujdesur këto dy ditë për shumë detaje të nderimit e të ceremonive të rastit.

E.G.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

<p>Sa mire te kesh gjithe keto miq. Pashe Edi Ramen qe po i mbante arkivolin, shikoj Muchin qe ne cdo 3 lajme, nje e ka per Danin. Po vetvetiu me lind pyetja ku ishin keto &quot;miq&quot; qe e paskan dashur kaq shume ne momentet kur ai kishte me shume nevoje per to? Pasi kishte tentuar dhe 2 here vetvrasjen per me teper. Dhe konkluzioni vjen vetvetiu, keto jane miq dhe shoke per te te vajtuar pasi ke nderruar jete, ndoshta dhe per te te perdorur nje cike politikisht vdekjen, pa per gje tjeter, harroji.</p>

Submitted by Sizifi (not verified) on

<p>A ti je gomar e kaluar gomarit, je ti, pikerisht ti, qe po e perdor politikisht vdekjen e tij, dhe haram te qofte...</p><p>Por pse nuk ja hedh fajin personelit mjekesor qe e kuroi ? Se nga keto lloj semundjesh dilet patjeter nqs jane mjeket tamam. Gabimi i Klosit dhe i familjes se tij, ishte qe e cuan per ta kuruar te spitalet e Sales dhe jo ne Gjermani ku kish edhe gjithe ate rreth shoqeror.</p>

Submitted by Koz (not verified) on

E keqja dhe ndyresia mes shqiptaresh nuk paska fund dhe komentet te tilla nga ky idiot Jane shprehja me e qarte per kete. Ne mos eshte Frroku duhet te jete Topalli apo vete Bisha e Viçidolit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.