Ish-zv.kryeministri grek largohet nga Syriza: Kasselakis po e çmajtëzon partinë

Postuar në 18 Korrik, 2024 12:53

Ish-zv.kryeministri i Greqisë, Giannis Dragasakis, njëherazi themues dhe njeri me peshë në partinë Syriza ka deklaruar largimin prej saj. Në një deklaratë të cituar në mediat greke, Dragasakis ka vënë në dukje rolin përkeqësues të kryetarit aktual të partisë, Stefanos Kasselakis, që sipas tij:

Trashëgoi një parti me probleme, por po përkeqëson ato dhe po e çmajtëzon atë

Dragasakis ka deklaruar se ka nevojë për një parti të re të së majtës.

Ai nuk është përfaqësuesi i vetëm i Syriza që ka shprehur hapur rezervat dhe kundërshtimin ndaj kryetarit të ri të partisë.

Comments

Submitted by redaksia on

Pyetje me vend. Imagjino të iki kush nga PS se ka braktisur të majtën. Edhe Zoti do merrte dy ditë pushim se nuk i del një të qeshë. Burri që është burrë jep dorëheqje vetëm kur sheh që nuk ka si të vjedhë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.