Mediat: Gjukanoviç "informohet nga Kosova" për tentativë vrasjeje ndaj tij
Mediat raportojnë se ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ka bërë në denoncim për tentativë vrasjeje ndaj tij. “Koha Ditore” citon gazetën “Vijesti”, sipas së cilës Gjukanoviç ka denoncuar pranë autoriteteve malazeze përpjekjen në fjalë, që sipas tij e ka marrë nga informacione nga Kosova.
Ish-presidenti i ka marrë informacionet e lartpërmendura nga disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me atë informacion ka njoftuar autoritetet shtetërore”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Gjukanoviqit për “Vijesti”.
Burimet e “Vijestit” tregojnë se ish-presidenti e ka marrë informacionin nga një zyrtar i lartë ushtarak nga Kosova. Sipas burimeve, zyrtari i lartë ushtarak nga Kosova e ka informuar ish-presidentin malazias se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente atentatin, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.
Sipas nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, presidenti ka të drejtë për sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në pajtim me ligjin. Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë”, ka thënë Policia.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a është rritur siguria e Gjukanoviqit, zyra e tij ka njoftuar se ajo është reduktuar.
Ndryshimet e sigurisë kanë ndodhur deri në atë masë sa që siguria në vendbanimin e ish-presidentit është hequr gjatë ndërrimit të ditës”, thuhet në përgjigje.
Sipas zyrës së Gjukanoviqit, ish-presidenti nuk është ftuar për intervistim nga shërbimet malaziase të sigurisë
shkruan “Koha Ditore”.
Comments
Qe besa, kjo asht Kosova
Qe besa, kjo asht Kosova jone qe nimon pollitikant e botes me u rujt pi kriminalcave. Na kena struktur tfort shtetnore. Jina krenar per ta. Vetoni yn asht si vetim Jo i kadalt me na njoftu.
Normal, me lenden gri te
Normal, me lenden gri te pazhvilluar por te ngelur ne embrion, tregon edhe pse motra jote ka ngel rrugeve!
Jeni per keqardhje..
Add new comment