Provohet falsifikimi i rezultatit të votimit në parlament

Postuar në 23 Shtator, 2011 07:08

Është një skandal i vërtetë ajo që ka ndodhur në parlament në fillim të korrikut, në momentin që po votohej ligji për censusin. Nga lista e deputetëve (kjo listë ka rënë në dorë të eksponentëve të Aleancës Kuq e Zi) që kanë votuar atë ditë, del se kanë qenë të pranishëm edhe deputetët Lefter Maliqi dhe Gëzim Dibra; majde, këta kanë votuar pro ligjit. Mirëpo, kanë dalë në dritë fakte, që tregojnë se ata s’kanë qenë as në parlament, as në Tiranë, as në Shqipëri atë ditë. Aleanca Kuq e Zi ka bërë disa verifikime, nga të cilat rezulton se deputeti Gëzim Dibra e ka lënë vendin më 19 qershor për t’mos u kthyer më në parlamentin shqiptar; ai ndërroi jetë, pas një sëmundje të rëndë, më 12 gusht. Ndërsa deputeti Lefter Maliqi  është larguar më 1 korrik dhe është kthyer më datën 12, disa ditë pas miratimit të ligjit, ku paska votuar dhe ai vetë pa qenë i pranishëm. Por edhe pa këto fakte (është e lavdërueshme puna e Aleancës Kuq e Zi në këtë mes), u mor vesh qysh atë ditë, kur u votua në parlament, se dikush tjetër votoi për ta, duke dhunuar kështu një princip kushtetues që thotë se “vota e deputetit nuk delegohet”.

Kështu që manipulimi është i plotë, dhe i dokumentuar (në rubrikën Video të këtij website-i do mund të gjeni pamje filmike nga séanca parlamentare e asaj dite). Pritet reagimi i njerëzve të maxhorancës, në radhë të parë i kryetares së parlamentit Topalli dhe të kryeministrit Berisha. Do të reagojnë?

E.G.

Comments

Submitted by artur (not verified) on

Po pse tallesh o E.G  cfare reagimi prisni ju nga kryetarja e parlamentit dhe kryeministri??!!!Ata i vrasin njerezit ne mes te dites ne sy te gjithe shqipetareve dhe nuk kerkojne falje.Po dihet se ai personi qe u kap ne foto duke votuar per deputetin qe mungonte nuk e beri ne koke te tij,por ishte strategji per te kaluar ligjin.Sala dhe Jozefina dine edhe se cfare hane per mengjes apo darke deputetet e tyre dhe jo mos ta dine qe ata nuk jane ne salle dhe nuk kane numrat e duhur per te kaluar ligjin.Mjere ne ne dore te kujt kemi mbetur

Submitted by mialeksi (not verified) on

ore mustafa nuk ju ben pershtypje qe sapo eshte votuar importi i plehrave ne parlament??

a jeni ne terzi ju o njerez??

e kuptoni ju se cdo te thote ti hapesh rruge importit te pleharve ne kufi detar me italine?

thirrini mendjes ore. A keni atdhe ju, a ndjeni ndonje gje per kete popull??

zot na ruaj

Submitted by anonimm (not verified) on

Ore pershtypje i ben atij dhe ne te gjithve, po cfar pret dhe cfar mund te beje Nano!? Ka shkruajtur ai dhe shoket e tij dhe asgje nuk ndryshon! Dhe une habitem si sju maru bateria ketyre gazetareve ku per shkrimet e tyre nuk ka asnje reagim.  Ne kemi opozite dhe opozite do te thote: nje parti apo nje grupim qe eshte ne kundershtim dhe ben oponence politikes ne pushtet. Prandaj Zonje mos e krifni Shume Ramen po bombardojeni me ulerimen e shpitit tend. Bombardojeni Ramen se e ka detyrim ligjor e moral te beje opozite ne dobi te atdheut dhe te qytetareve dhe jo opozite per te ardhur ne pushtet. Nje mije gjera gabim i ben Rama dhe ai eshte ortak me Bishen ne kete gjendje ne te cilen ne jemi.

Submitted by ermiri dajtan (not verified) on

Po, do te kete nje pergjigje dhe ja se si : "Gjana teknike. Gjana qi nodhin, s'ke ca me i ba".

Submitted by Anonim (not verified) on

DOJA THJEHST TE BEJA NJE PYETJE PER ATA QE JANE EKSPERTE LIGJORE. NE KETE RAST NUK KEMI TJETERSIM TE VOTES? ATA DEPUTETET QE KANE SHKELUR BUTONIN PER SHOKET NUK KANE SHKELUR LIGJIN? KU NDRYSHON AJO QE NDODHI NE RUZHDIE DHE PER TE CILEN NJEREZIT U DENUAN ME BURG ME KETE QE KA NDODHUR NE SALLEN E PARLAMENTIT? PERSE PROKURORIA E PERGJITHSHME NUK VEPRON MBAS KETYRE FAKTEVE KAQ KOKEFORTA, TE RENDA DHE TE PAKUNDERSHTUESHME PER TE VENE PARA LIGJIT PIKERISHT ATA NEJREZ QE E KANE SHKELUR DHE QE NE NJE FARE MENYRE JANE TE PARET QE DUHET TI REPSEKTOJNE KETO LIGJE MEQENESE VETE I HARTOJNE DHE I MIRATOJNE? SINQERISHT DOTA VLERESOJA SHUME NJE PERGJIGJE NE LIDHJE ME KETE GJE

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.