Ardian Klosi iku; kulturës shqiptare duhet t’i dhembë kjo ikje

Postuar në 27 Prill, 2012 05:31
Mustafa Nano

Sikur ta kisha në dorë, do t’i ndaloja të gjithë të flisnin për vetvrasjen e Ardian Klosit. E do t’i ftoja të flisnin për Ardianin, ashtu si ai ka qenë, ashtu si e kanë njohur, për atë që ai ka bërë në lëmin e kulturës shqiptare. Sigurisht, në fund unë e di që askush s’ka për t’ma vënë veshin, e di se të gjithë do të rrëmojnë me zell në gjestin e vetvrasjes për të zbuluar një hiç (e çfarë tjetër mund të zbulohet duke mihur në një gjest të tillë?), por shpresoj që të bëjnë edhe tjetrën, të flasin për Ardian Klosin.

Dani ishte i ndrojtur, i brishtë, i pambrojtur, i padjallëzuar. Ishte mbi të gjitha i ndershëm, dhe kjo frazë e fundit është nga ato që mund të thuhet për fare pak vetë në këtë Shqipërinë tonë. Ishte njimend i ndershëm. Dhe nuk ishte i ndershëm për një standard moral, por ishte i ndershëm – kështu më është dukur mua – për një fakt visheral; dhe njerëzit, tw cilwve ndershmëria u del nga rropullitë, janë edhe lehtësisht të manipulueshëm; janë të tillë se ata nuk dinë të dyshojnë tek të tjerët, nuk dinë ta çojnë mendjen tek fakti se dikush mund t’ua ketë me hile.

Nëse ka pasur një gjë te Dani, që mua më bënte të jetoja ca si shumë me limitet e mija, kjo gjë ka qenë fakti se ai ishte i rafinuar dhe plot klas në sjellje; deri dhe përballë një harbuti nuk dinte të dilte nga binarët. Dinte të ishte i hidhur sa të duash, por i hidhur në llojin e vet; dmth për t’u ndeshur me të ligun nuk huazonte armë të të ligut. Nuk dinte ta bënte këtë gjë. Ndoshta i mjafonte ‘la propria cattiveria’ (thonjëzat në këtë mes janë shumë të rëndësishme).

Dani ishte (dhe është) një njeri i kulturës, një punëtor i kulturës shqiptare, një njeri që kish instiktin e kërkimit e të thellimit në gjërat që studjonte. I mungonte kontakti me vulgun, me rrugën, me ambientet jo akademike, dhe kjo së pari e bënte të dukej i pambrojtur në shumë situata, së dyti ia mbante herë pas here logjikën dhe përsiatjet në nivelin e një naiviteti intelektual, që u ka hije të gjithë mendimtarëve safi; ose të gjithë atyre që kanë lindur e janë rritur në një botë librash.

Ardian Klosi nuk është më, dhe unë nuk di të them, se kur është hera e fundit që kulturës shqiptare i është dashur të vajtojë një ikje të parekuperueshme. Por sado kohë që të ketë, ajo ka kohën dhe sot. Duhet të vajtojë ikjen e Ardian Klosit.

Comments

Submitted by Pellumb Kulla (not verified) on

E mora vesh që mbrëmë lajmin tragjik dhe kam mbeur atje. E përsëris: Ardiani i mirë na ktheu krahët dhe na la.  Në mes këtij pikëllimi dhe meditimi e vlen të citosh Jevtushenkon: "Në këtë botë nuk ka vetvrasje/Ka vetëm vrasje". Kultura shqiptare sot u bë më e varfër. Publicistika gjithashtu. ResPublica gjithashtu. Ngushëllime dhe asaj.

Submitted by Gusmari (not verified) on

Akti i te ndjerit Klosi eshte nje SOS per ne! Mjere ne cilen shoqeri jetojme!

Submitted by kosovari (not verified) on

"Vdekja me vetdëshirë (vetvrasja vj.) është më e bukura. Jeta varet  nga vullneti i të tjerëve- vdekja nga vullneti ynë". (Monaigne shkruar më 1584).

Prehu në Paqe Ardian.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

E vertete qe kemi humbur nje njeri te urte dhe te mençur.E bukur thenia e Jevtushenkos,qe e sjell Pellumb Kulla siper,po ashtu edhe Esenini(qe vrau veten edhe ai)ka lene nje fjali madheshtore:"Te vdesesh nuk eshte gje e re ne kete bote,por edhe te jetosh,nuk eshte me e re".Ne keto kohe te veshtira,humbja e A.Klosit eshte njesoj sikur te varrosesh nje thesar,por shyqyr qe njeriu le siper dheut vepren e tij.Ngushellime familjes dhe miqve!

Submitted by gilman bakalli (not verified) on

jo vetem kultures shqiptare por edhe kultures se vendeve gjermanishtfolese i ka ikur nje ambasador i shkelqyer, nje ndermjetes par exelllencei mentalitetit perendimor, nje perkthyes i jashtezakonshem i disa nga veprave me te mira te letersise se ketyre vendeve. Ngushellimet me te sinqerta, bashkeshortes dhe vajzave!

Submitted by reformator (not verified) on

Pse iku? Mos ndoshta ne ishim shume te keqinj per te? Nuk mundi te na falte, nuk mundi te na kuptonte?

Sado te perpiqemi te mos flasim per aktin, pyetja mbetet. Dhe te gjithe do te donim te mos ishim as indirekt fajtore, qofte edhe per faktin se jemi keshtu sic jemi, dhe ndoshta ai nuk mund te na e falte qe ishim kaq te keqinj me te dhe me veten tone; dhe qe ai si erudit na la duke marre me vete diturine e tij, qe na le pa dyshim me te varfer si komb, me te varfer ne dituri, por edhe me te varfer ne vlera njerzore.

Sa here kam dashur t'ja them, ndonese se nuk e njihja personalisht, se ai vlente, se ai vlente shume...

Submitted by endri (not verified) on

R.I.P

Submitted by Harilla (not verified) on

Orë e zezë për kulturën shqiptare, humbje shumë e madhe.

Submitted by Ardi (not verified) on

Ai iku,  ....ai ishte nje dashnor i madh i jetes, i te bukures, i miresise,  i vlerave dhe gjithckaje qe e stolis jeten por  si ne te gjitha dashurite e medha ku brenda tyre ka shpesh here edhe drame,  te kjo dashuri e tij kjo ikje pa kthim eshte drama  ne emer te dashurise.

Submitted by sky (not verified) on

Perpiqem qe te imagjinoj se si ky shpirt i ndjeshem (sic e pershkruan Muchi) duhet te jete ndjere kur akuzohej si pinjoll i diktatures e lloj loj etikemimesh te uleta. Generatori i kesaj ndyresie, SB dora vete paske leshuar edhe nje deklarate ngushellimi.  Kulmi.

ps. Kam nje sugjerim per respublika, do te ishte mire qe te gjithat lajmet e dites per A Klosin t'i permblidhni ne nje faqje se bashku me komentet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Do ti sugjeroja Respublica te organizonte nje vizite ngushellimi me komunitetin e saj online, ne shtepine e te ndjerit. Do te ishte ne nderin e te gjithe atyre qe u dhemb kjo vdekje qe te marrin pjese dhe te lehtesojne disi hidherimin e familjareve e tij ne kete ore te veshtire per ta dhe per kulturen shqiptare.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

hahahahaha se di pse ne kete ore te veshtire me vjen per te qeshur nga komenti i mesiperm. Je i madh o anonim

Submitted by Gusmari (not verified) on

Erion! Nuk je i detyruar te shkruash kur lexon komente te papershtatshme dhe as te qeshesh!

HESHTJA jote do te te nderonte ne kete rast! Po ti preferon ...

Submitted by Fallciteti (not verified) on

Or po ai i mjeri qe iku ngushellime. Me shpifni ju te tjeret qe e beni si hero ose sikur ka vra veten prej Berishes. Nuk ja ngrini vlerat te ndjerit me hiperbolizime se perndryshe edhe Mucin kur te vdesi do ta quani humbje per shqiperine, gazetarin me te shquar te kohrave etj etj nderkohe qe keto skane bere asgje per kete vend vetem llap e llap e mbi 3 mije euro rroge ne muaj.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

mos me krahaso muchin me Ardian klosin. Vetem muchi nuk do te vrase veten nga depresioni ndonjehere. Cdo koke skraparlliu eshte shume bosh per tu kap nga depresioni.

Submitted by Maksim Sotiri (not verified) on

Nje njeri qe shqetesohej edhe per Shqiperine qe pjesa me e madhe e jona e ka harruar duke rendur pas politikaneve te cmendurn ne luften tone per mbijetese.

Arsyen per te jetuar nuk e humbet kushdo, por ata qe e humbasin nga mendjet e ndricuara kane  luksin te na denojne e percmojne me nje veprim te fundit si ky i ARDIANIT

Submitted by APartizan Cene (not verified) on

Gjithmon e kam lexuar Ardi Klosin , dhe kurrë nuk pashë në rreshtat dhe fjalitë e tij , ku të trumbetonte se nuk e donte jetën .. Por jetojmë në kohën që të bëhen të gjitha të urryera , edhe gjëja më e shtrenjtë ; jeta ..!!

Ngushëlloj sinqerisht familjen e tij por përgëzoj edhe mikun Mustafa Nano , për shkrimin shumë realist dhe domethënës .

Allahu të ndjjë shpirtin e Adrian Klosit . Të afërmit , të dashurit dhe të gjithë ne miqtë ta kujtojmë Ashtu siç ishte , edhe në vdekje , origjinal ..!!

Respekte !!

Submitted by Bujar (not verified) on

Sot nuk mund te gjesh fjale tjeter per familjaret, miqte e te afrermit e tij, vec fjales "Ngushellime dhe paste gjete jeten e amshueme!".

Ne, te gjallet e kesaj bote, do vazhdojme  zvarritjen per te mbajtur frymen gjalle, mes apokalipsit qe po ngreme cdo dite. Ne e kishim fjalen e A.Klosit qe na jepte shprese. Sot na mungon shume... Neser do te na mungoje edhe me shume...

Neser ne do kemi shume nevoje per fjalen e Ardian Klosin, por ai do na mungoje dyfish!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Qofte i Xhenetit dhe Zoti e pas falte. I paste lone jeten dy vajzave.

Me shume se me indetitetin e tij Gjynofqari nuk pertypte dot lozhen e mediokreve dhe hipokriteve.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk shkon dot ne xhenet Klosi, pse ishte anti-islamik dhe i pafe. Sic ishte ne kete dynja, duket se e ka vendin ne ferr.

Submitted by Koz (not verified) on

Eshte per te ardhur keq qe Klosi zgjodhi kete menyre per ti dhene fund jetes se tij. Padyshim qe duhet te kete pasur aresyet e tij te forta dhe depresioni eshte nje semundje e tmerrshme per individin dhe familjen. Sot dhe ne ditet ne vazhdim media duhet te respektoje familjen dhe Ardianin duke theksuar vepren e tijdhe modelin e tij te personit publik dhe intelektualit te angazhuar. Por vetevrasja ngelet nje akt egoist e i papergjegjshemkur mendon dhimbjen qe le pas tek femijet dhe familja. I vdekuri I merr mekatet me vete dhe padyshim Klosi le nje boshllek intelektual e akademik ne Tirane dhe boten shqipfolese. Po le te sherbeje rasti i tij per te rritur informimin dhe ndjeshmerine e publikut ndaj semundjev te shendetit mendor e vecanerisht depressionit dhe vetevrasjes. Do te ishte skandaloze nese media shqiptare bie ne nivelin e qenefit duke u mare me jeten private te Klosit apo ca me keq duke fajesuar persona te tjere apo bashkeshorten per nje tragjedi personale dhe familjare.
Dhe se fundi....
"No man is an Iland, intire of it selfe; every man is a peece of the Continent, a part of the maine; if a Clod bee washed away by the Sea, Europe is the lesse, as well as if a Promontorie were, as well as if a Mannor of thy friends or of thine owne were; any mans death diminishes me, because I am involved in Mankinde; And therefore never send to know for whom the bell tolls; It tolls for thee.". John Donne.

Submitted by Jari (not verified) on

E pa vdekjen ne sy dhe nuk u tremb. Cdo shpirt i lire  nje dite perplase me idene e vdekjes. "Death is the mother of all beaty". Wallace Stevens

Submitted by hapi (not verified) on

Qoftë i xhenetit e pastë lënë jetën fëmijëve. Ngushëllime familjes e miqve.

Me të vërtetë u trondita kur e lexova mbrëmë.

Submitted by Anonim (not verified) on

Me dhemb shume ikja e Ardianit sepse e konsideroja nder4-5 personat e vetem qe folen me shume ndjenj,  me shume dashuri per problemet e shumta qe ka vendi yne. Perulem para shumeckaje qe Ardiani la pas. Vajzat e tij do te jene krenare per babin e tyre.

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

U fik dhe nje qiri i kultures tone, para kohe, shume para kohe, ne kulmin e ndricimit te tij. Na iku , miq , njeriu i mire, i urte, i palodhuri i shoqerise civile, albanologu sqimatar, perkthyesi i talentuar, publicisti realist Ardian Klosi. Dhimbje plot mornica, meditim, dhe perseri dhimbje...Dheu i qofte i lehte!...Rrofshim dhe e kujtofshim !

Submitted by ajsberg (not verified) on

Me ze te dridhur ju trasmetoj dhe ngushellimet e mia familjes, shokeve e miqeve te Danit te paharueshem, shqiptarit qe e deshi kaq shume Shqiperine, gjuhen, historine,kulturen,bukurine dhe ashtu i peket e i dobet sic ish dukej se po tretej per te. I paharruar kujtimi i tij per te gjithe.

Submitted by ermiri (not verified) on

Ngushellimet me te thella familjes per ate njeri aq paqesor.

Submitted by Lo (not verified) on

Ti ike neper nate, por nata nuk te ndoqi pas...

Kete mengjes u zgjuam me te vuajtur...

S'arritem te te thonim sa e ushqeje shpresen tone, o njeri...

Submitted by Ilir (not verified) on

Fatkeqesi per ate vete qe kishte edhe shume per te dhene per ate vend, fatkeqesi per familjen e tij. Letrave shqipe do ti mungoje edhe nje edhe tjeter vlere dhe pasuri  e madhe. Por ai  nuk mori leje......Ngushellime Familjes.

Submitted by geni (not verified) on

I perjetshem qofte kujtimi i tij.

Zoti ja prehte shpirtin ne stendat e te drejteve.

Submitted by Edi (not verified) on

Dani iku nga kjo jete sepse nuk mund te bashkejetonte me vulgaritetin e saj. I ftoj dhe te tjeret qe mendojne si puna e tij, te ndjekin Danin ne zgjedhjen qe beri.

Submitted by Genci (not verified) on

R.I.P. Dr. Klosi!

Perkulemi me nder dhe respekt per intelektualin e mirefillte Shqiptar!

Pershendetje,

Genci

Submitted by Anonim (not verified) on

Sot,para arkivolit te te ndjerit Ardian pashe dhe disa persona ,qe te gjithe me fytyren e Artan Hoxhes,(larg qofte jo te atij te "Xhungles"). Vajten per tu bindur nese ishte e vertete, pastaj te gezojne qe me hipokrizine e tyre, me alabakerine me te qelbur, me poshtersite me te madhe qe i bejne ketij vendi ia lodhen aq shume shpirtin keti njeriu te mire.

Submitted by Aulin (not verified) on

Shpreh ngushellimet e mia per familjen. Intelektualet jane porsi anijet, vetem kur ikin larg ne sfond, kuptojme dhe ndiejme mungesen e tyre.

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Te bukura komente: njeri ben thirrje te vetevritemi te gjithe si Dani, tjetri thote " ike se ishe antislamik", i treti ka vene re se kush ka shkuar per homazhe, me demek se kishte shkuar te vertetonte vdekjen e tij, i katerti thote se ai dha sinjalin SOS per shoqerine tone?!!...Edhe me ditirambet qe i thurren e rivrasim se dyti. Paqja mbulofte qetesine e perjetshme te tij, jete te gjate familjareve te tij!

Submitted by Aron (not verified) on

I lehte i qofte toka meme! na la nje mesazh te hidhur,NUK MUNDEM ME ! Nje njeri aq i forte dhe i zoti sa ardjani mundi te bente nje veprim te tille ,po njerezit e thjeshte,po familjet e Aleks Nikes,po te Gerdecit,po Kosta Trebickes? JO NUK DUHEJ TE NDODHTE! TRISHTIMIN TA MBYSIM ME FORCE.

Submitted by Enea (not verified) on

Shoqeria Shqiptare dikur beri te largonte intelektualet me te mire te saj, sot ajo po vret edhe ata pak qe i kane mbetur e qe me botekuptimin e tyre e kane te veshtire te mbijetojne ne nje vend ku e bukura dhunohet, kur humanizmi nuk egziston, kur prapambetja dhe llumi kane triumfuar kudo. Kohe reflektimi, kohe alarmi.

RIP

Submitted by vita (not verified) on

Biblioteka ime,ne te cilen kam edhe fjalorin gjermanisht-shqip ku nje nga autoret eshte dhe i paharruari Ardian Klosi.Ich bin Ihnen unendlich Dankbar H.Ardian Klosi.Nje pyetje,por ju nuk jetoni me:Perse u kthyet ne Shqiperi,ne ate vend te bukur,po ku jetojne kucedra?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.