"Qofte ke daja" edhe më 2024. Shqipëria e satelitëve i jep votat me legalizime
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përcjellë sot me tre tituj një vizitë të kryeministrit Edi Rama në Veri. Së pari lajmi i legalizimeve, së dyti lajmi i faljes së disa gjobave, së treti lajmi i rindërtimit të rrugës së Komanit. Bashkë me inaugurimin sot të rrugës së Thumanës, bëhen katër habere për Veriun që kështu duhet të mbajë parasysh ta votojë 100% partinë në pushtet.
Të njëjtat gjëra bënte edhe Sali Berisha më 2013 – rrugë, legalizime, ujësjellës, tuneli i Elbasanit, rindërtime shkollash.
Nuk lëviz kjo Shqipëri sikur çfarë të ndodhë. Aty do mbetet, aty ku ka qenë: te rruga, shiriti i një ure, subvencioni, pensionet që rriten, asistenca sociale. Me qeveri dhe kryeministra që teksa e nxjerrin Shqipërinë të dytët pas Gjermanisë për rritje ekonomike, në Champions League të Turizmit, kur vjen puna për të kërkuar votën e ulin pazarin deri te buka dhe thërrimet.
Kush e gëzon këtë progress xhanëm? Si vallë nuk ngrihet standardi i premtimeve elektorale në këtë vend që me statistika zyrtare ka kapur kozmosin? Po si vallë nuk arrin të ngrihet realisht mirëqenia tani që ka më pak, 420 mijë njerëz?
Dhe pse ky vend është mirë vetëm për qeverinë që në fund të fundit: kë po gënjen ende?
Comments
Po, eshte e vertete qe
Po, eshte e vertete qe Berisha bente te njejtat gjera, ama me nje ndryshim thelbesor: i bente vertet, sidomos rruget. Ajo qe i mungonte Berishes, dhe qe i mungon edhe sot, eshte ay qe quhet PR, te cilin Edi Rama e ka atune kryesore te suksesit politik te tij. Eshte i vetmi aspetk , ku Rama eshte superior ndaj Berishes. Dhe me te vertete, Berisha, sa i perket PR-it eshte mizerabel. Ne rrethana normale , kjo mangesi e Berishes, do te ishte nje virtyt; ne rrethanen shqiptare kjo eshte nje mangesi e madhe.
I leme te gjitha menjane, dhe te shohim rezultatet qe kane arritur te dy keta si kryeministra, Berisha dhe Rama.
Berisha: rruget, ku spikat ajo "e Kombit" - arritje infrasktukturore; liberalizimin e vizave, anetaresimi ne NATO - arritje gjeopolitike; TAP-i - arritje gjeo-ekonomiko-politike.
Rama: makijazhi i qendrave urbane, qe edhe atyre u bie boja shume shpejt; asnje arritje tjeter; absolutisht asnje.
Ky eshte krahasim ne aspektin pozitiv te arritjeve; ne ate negativ, Rama shkelqen dhe e shpartallon Berishen.
edhe Thethi po
Dicka me ben pershtypje qe eshte amplifikuar shume nga nje segment i caktuar ne shtypin shqiptar. Me te drejte, a pa te drejte. duan te vjedhin apo jo, nuk qenkan vetem tokat e himarioteve pa tapi, por edhe tokat e malesoreve te Thethit.
Me te njejten logjike, mund te mendojme se kryeministri mund te shkoje ne Korce, Diber a Kucove. E si perfundim, mund te nxjerrim se problemi i tokave bregdetare, nuk ka te beje fare tipin e pronareve, nese jane qytetare, fshatare a malesore, nese jane gjysem shqiptare a gjysem grek a gjysem maqedon. Nuk ajne vetem tokat e himares me ate problem po gjithe tokat ne kete republike. Thjeshte jane ca toka, qe ne mos duan ti pervetesojne, te pakten duan te perfitojne nese te japin mundesine ti perdoresh edhe kur jane te tuat
Ja, nuk mundet Shkelqesia e
Ja, nuk mundet Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit, te rroje pa bere teater!
Add new comment