H. Clinton do festojë me ne në nëntor? Çfarë lajmi për median e Tiranës!

Postuar në 27 Prill, 2012 04:20

Ka tri ditë që mass-media shqiptare informon shqiptarët mbi një lajm, që në thelb nuk është asgjë më shumë se sa një qokë banale që pritet të ndodhë pas disa muajsh. Është fjala për lajmin se kryeministri shqiptar ka ftuar Sekretaren amerikane të Shtetit të marrë pjesë në ceremoninë e festën shtetërore të 100 vjetorit të pavarësisë. “Hillary Clinton ka pranuar ftesën; ajo do të jetë në Tiranë më 28 nëntor”, buçasin gazetat, a thua se po lajmërojnë zbritjen e Providencës në tokë.

Kjo është një marrëzi. Është një marrëzi për më shumë se një arsye. Së pari, kemi rënë të gjithë në grackën që na ka ngritur kryeministri, e cili po flet gjithë kohës për një harbim të pritshëm, e ka lënë pas dore, tok me ne, problemet e shqetësimet e mëdha të këtij vendi (fjala vjen, lajmi i ftesës për Clintonin ka eklipsuar denocnimin e zyrtarit të lartë të policisë mbi mafian e lidhur me struktura shtetërore). Së dyti, po flasim për një lajm të pritshëm, që don dhe disa muaj të vijë. Së treti, nuk kuptohet me ç’logjikë mund të vendoset për tri ditë me radhë në faqet e para tw gazetave të një lajm i tillë.

M.N.

Comments

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

O Mustaf, a je i marr a je tu ba vete!   Po na qysh kur kena le  problemin ma t'madh t'jetes kena pas "kush na e ba qoken, e si na e ba qoken". Ani se hallet e tjera s'po kena mujt me i zgjidh.

Submitted by Individi (not verified) on

Para ca ditesh thoshe qe Doktorri eshte i izoluar. Tani derdellit qe po largohet vemendja nga problemet qe ka vendi.  Po kur flisje per izolimin cne i harrove problemet e vendit ti?!

Submitted by edlira (not verified) on

E pra e cuditshme, si ka mundesi qe kete lajm japin gazetat e televizionet e Saliut, e jo korrupsionin!!!!!

Submitted by endri (not verified) on

Zoti Nano militantizimi juaj politik eshte kaq i theksuar sa nuk shqetesoheni fare qe jeni kaq kontradiktor me veten. Ne nje shkrim te para disa javeve na thonit se Berishen ne Washington nuk do e prese askush pastaj qe e kishin izoluar por ne te vertete doli qe jovetem e priten por i thane  edhe partner i ngushte dhe madje i premtuan qe do ja kthenin viziten.

Jam sh dakort me ju qe ardhja e sekretares se shtetit ne Tirane nuk zgjidh problemet qe kalon Shqiperia por sigurisht qe i jep nje pergjigje mufka-rrenave te tua qe Berishen nuk e presin dhe e kane izoluar. Jo ne respekt te lexuesve por te vetes do te ishte me e udhes te merreshe me problemet e vendit dhe jo me sulme personale ndaj Berishes qe kur dalin te paverteta vetem sa te bejne te pabesueshem e te njeanshem edhe atehere kur ke te drejte !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.