Ne do vjedhim sa të mundemi! Mësohuni me këtë Shqipëri!

Postuar në 25 Qershor, 2024 14:58

Hetimi i publikuar nga Prokuroria për skandalin në spitalin onkologjik në Tiranë shtron edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me transparencën e qeverisë. Aktualisht do të duhej një deklaratë nga Ministria, nga QSUNT, nga mjekë pse jo, që të qetësonin disi, distancoheshin nga këto praktika, por edhe të jepnin mesazhe besimi.

Kanë zgjedhur heshtjen. Me gjasë po presë ta llapë i pari ai që duhet të llapte i fundit, sepse ky është edhe sistemi i ndërtuar në këtë vend.

Mandej, kur media të ndryshme publikojnë copëza lajmesh, informacionesh, emra, data prokurorimi për gjithfarë lloj arsyesh, dalin e thonë se kazani është kazan.

Kjo heshtje nuk ka të bëjë me ndonjë startegji të mirëfilltë komunikimi. Ajo ka të bëjë me një lloj normimi të skandalit dhe korrupsionit si parim qeverisës që u thotë atyre që vjedhin: Vidhni, duam votat dhe po u kapët mbani përgjegjësi. Kurse qytetarëve: kështu ka qenë e kështu do jetë. Po deshët pranojeni, po deshët ikni!  

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Lekët kujt i patën këto njerëz që vodhën kjo është shëndetësia falas apo ajo që deshëm turpe ku është ministria e shëndetësisë apo edhe kryeministri i cili premtoj fjalë të bukura apo mbush xhepat me patronazhiste që ka futur në spitale turpe qeveri banditësh e hajdut të pangopur

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.