Një lajm që të mbush me trishtim: Ardian Klosi nuk jeton më

Postuar në 27 Prill, 2012 03:33

Më mbushën me trishtim titujt e faqeve të para të gazetave, ku njoftohej vdekja e Ardian Klosit. Më saktë, vetvrasja, e cila ka gjasa që të shihet në ditët në vijim nga gjuajtësit e scoop-it urban si një gjë për t’u ndriçuar deri në detaje, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u zhbiriluar në këtë mes. Në përgjithësi, vetvrasjet kanë më pak intrigë se sa vrasjet apo vdekjet. E them këtë dhe për t’u bërë një apel kolegëve që t’mos fokusohen më shumë se sa duhet tek një gjest fatal i Ardianit (gjesti i fundit i tij në këtë botë), e që të fokusohen tek ajo që ai ka bërë, tek ajo që ai na ka lënë pas.

Gazetat e kanë identifikuar vazhdimisht si publiçist e intelektual që bënte beteja publike, e të njëjtën gjë bënin dhe sot, por ai ka qenë shumë më tepër se sa kaq. Ka qenë përkthyes, studjues dhe njeri i kulturës shqiptare. Ardian Klosi lindi nga kjo kulturë dhe i dha kësaj kulture. Jo thjesht kulturës së këtyre kohëve, por kulturës shqiptare në tërësi. E për këtë ai do të mbahet mend.

Mustafa Nano

Comments

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Me vjen shume keq qe ikin nga jeta njerezit e mire qe i kane dhene shoqerise veten e tyre. Ti prehet shpirti ne paqe

Submitted by stefan (not verified) on

Ngushellime familjes se Adrianit. Eshte fatkeqesi qe nje luftetar i mendimit si ai zgjodhi nje menyre te tille per tu shkeputur nga jeta...
Por le te perqendrohemi tek vepra e shquar kulturore e tij e cila ishte vene shpesh nen shenjester nga mendimi vulgar. Le te kujtojme kontributin e tij te madh ne kulture dhe te harrojme kete gjest fatal, sidoqofte i pranueshem per mua, por edhe per vajzat e tij besoj....

Submitted by luani (not verified) on

Kur e mora vesh sot ne mengjes, u ndjeva shume keq, edhe pse nuk e njihja. Fatkeqsisht njerezit per se mbari nuk e durojne dot kete realitet te cmendur Shqiptar. Klosi ishte nje rebel i pamposhtur ndaj padrejtesive dhe korruptimit te shoqerise. Nje humbje e madhe per familjen dhe Shqiperine, se ciles i donte vetem te miren. Ngushellime familjes.

Submitted by sky (not verified) on

Ne diktaturen e kungujve dhe mediokerve eshte NORMALE qe njerez si Klosi te ndihen depresiv. E kunderta do te ishte ANORMALE. Respekte Adrian Klosi fjala juaj  kishte nje peshe te vecante, ishte plot kuptim dhe shprehje,  dhe  jo si keta fjaleshumtit "intelektuale" e tredhur M. M***u, A Z***i, F. L*****a, A. H****a.

Submitted by Ilir (not verified) on

Pikerisht se kishte kete formim nuk i takonte te ikte keshtu....per ti lene hapesire ........Mediokritetit  te rritet ......m.g.th nuk  i mori leje njeriu.......

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

U preka shume nga ky lajm i hidhun. Ngushellime familjes se tij gures dhe vajzave, por ngushellime edhe botes shqiptare qe humbi nji intelektual te tille.

Submitted by Eri (not verified) on

Cfare humbje! Nuk kam fjale... Nga te paktet ne Shqiperi qe frymezonte admirim, paqe, kujdes per boten. Ngushellime familjes!

Submitted by Era (not verified) on

E njoh vec pervec TV, por kur lexova lajmin mu mbushen syte me lot dhe vetem "Perse?" me erdhi ndermend! :((

Submitted by Pellumb Kulla (not verified) on

Lajm tronditës! Ngushëllime familjes dhe të afërmëve te tij. Ardiani i mirë na ktheu krahët dhe na la. Në mes këtij pikëllimi dhe meditimi e vlen të citosh Jevtushenkon: "Në këtë botë nuk ka vetvrasje/Ka vetëm vrasje". Kultura shqiptare sot u bë më e varfër. Publicistika gjithashtu. ResPublica gjithashtu. Ngushëllime dhe asaj.

Submitted by cendurimmadhi (not verified) on

Trishtim i madh per Shqiperine.Edhe nje here tjeter tregohet qe jemi popullsi e pa fat.Rrofshin dallkauket,siç po rrojne,rrofshin henriçilet e fahriballijte,rrofshin pushtat e servillet se Shqiperia aty eshte e do te jete por nuk do behet.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Një dhimbje e madhe për shoqërinë e emancipuar iku një bështetës i mirë i sajë dhe do jetë i gëzuar tije ku vajti në qoftëse një i denjë si ai ti zërë vëndin  ngushëllimet familjes

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

u preka shume nga kjo vdekje qe s'dua t'a pranoj.PSE,pse,pse,pse...Depresioni eshte armiku i te ndriturve.Iku nje i ndritur;te qajme nje te ndritur!Te percjellim nje te ndritur,qe nuk e meritonte vdekjen e parakohshme.Nuk e kam njohur personalisht,por A.Klosi ishte i njohur per kedo,i njohur per ata qe duan te lexojne dhe per ata qe duan drejtesi sociale,per ta qe duan ambjent njerezor,qofte ne ambjentin e jashtem,qofte ne vetvete.Si ne vjershen e Naimit,qiriri digjet per te dhene flake.A.Klosi si T.Keko,njerez qe dhane shume duke marre pak nga shoqeria jone materialiste.I qofte i lehte dheu!

Submitted by Johnny (not verified) on

Rrjedha e kohes ndali per pak ne kete vend dhe pershendeti nje person qe po iken dhe ka lene pas vec nje prezence te denje per tu quajtur njeri

Submitted by Gjee Ane (not verified) on

Lajm i hidhur, per armaten e njerezve ne pararoje te luftes per nje emancipim kulturor te vendit. Ngushellime familjes. Iku nje luftetar dhe mendimtar, qe i duhej popullit edhe per me shume kohe. Nuk mendoj pse-ne, por kush mund ta zevendesoje?!!!!  Prehu ne paqe...

Submitted by Albi (not verified) on

Artikull konciz dhe perfekt, Mustafa. Ngushellime te afermve dhe atyre qe do e vuajne mungesen e tij (perfshi ketu kulturen shqiptare dhe mendimin e lire shqiptar).

Submitted by JULI (not verified) on

Eshte e trishtueshme ikja e ketij njeriu kaq i ditur dhe i respektuar i cili ka dhene shume dhe ka luftuar

me idete e tija ne mbrojtje te asaj qe ne e quajme SHQIPERI!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.