Beogradi: Embargoja e Kosovës ndaj mallrave tona, shkatërrimtare
Ministri serb i Tregtisë, Tomislav Momiroviç, ka deklaruar së vendimi i Kosovës për të ndaluar importin e mallrave serbe, është shkatërrimtar. Sipas tij, ky vendim ka përcaktuar një precedent që ka ndikuar Europën dhe Ballkanin.
Është e tmerrshme që në shekullin e 21-të, ne po dëshmojmë që në Europën e ndërtuar mbi themelet e tregut të përbashkët dhe lëvizjes së lië të mallrave dhe shërbimeve, ka një regjim që i ndalon njerëzve nga angazhimi në tregtinë dhe ekonominë dhe progresi
citon “Tanjug” Momiroviç.
Ai ka sqaruar se që nga vendosja e embargos, u ka shkruar katër herë homologëve të BE-së si dhe atyre të SHBA, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi “pasojat shkatërrimtare të një politike” të tillë.
Comments
Eshte e tmerrshme thote Kuçka
Eshte e tmerrshme thote Kuçka qe tregtia e lire ne shek…
Fara me e ndyre e botes… shoket e saliut dhe edit…
Add new comment