Turqia shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS

Postuar në 04 Qershor, 2024 17:59

Turqia ka shprehur interes për t’u anëtarësuar në BRICS – organizata e vendeve joperëndimore(në një farë mënyre) dhe me këtë rast Kremlini e ka mirëpritur kërkesën e Ankarasë.

Ne qartazi mirëpresim interesin në rritje drejt BRICS nga fqinjët tanë, përfshirë partnerë të rëndësishëm si Turqia. Patjetër që çështja e shprehjes së interesit do të jetë në agjendën e samitit të organizatës që do të drejtohet nga Rusia

ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Interesi i Turqisë u shpreh nga ministri i Jashtëm, Fidan Hakan që ka njoftuar se do të diskutojë mbi këtë çështje në takimin ministerial të grupit në Nizhny Novgorod më 10 qershor.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Turqia nuk ka shprehur ndonjehere formalisht interes per tu bashkaur me BRICS. Nderkohe per here te pare mundesia e Turqise per tju bashkuar Brics eshte formuluar nga Erdogan diku para nja dy viteve. Fidan eshte shume i rendesishem per Turqine, por jo aq sa te shprehe per here te pare nje interes te tille

Submitted by Aqif (not verified) on

"Shprehen" sepse kerkojne "dicka" nga Bota Perendimore.
Gjithmone e bejne, luajne per te marre ose kerkuar dicka nga America dhe BE-ja. Lehtesime ne marredhenie me BE ose hapesire ne Irak, detin Egje dhe Siri nga SHBA. Erdoğan shprehet per shkeputje nga Bota e Atlantikut por nuk mundet pasi Turqia eshte e lidhur me zixhire ts trashe nga kjo murtaje qe po shkaterron dhe gerryen gjithshka nga familja e deri tek e ardhmja e njerezimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.