E nxorën në opozitë. Koha për moralizime nacional-demokratike

Postuar në 03 Qershor, 2024 09:32

Në prag të krijimit të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, drejtuesi i Bashkikimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka nisur të ankohet dhe të paralajmërojë për bashkëjetesën. Sipas Ahmetit qeveria e re është monoetnike dhe nuk ka legjitimitet. 

Megjithatë z. Ahmeti nuk e ka quajtur qeverinë e re mes VMRO dhe Vlen si jolegale apo antikushtetuese çfarë lë të kuptohet se z. Ahmeti ka kapur pozicionin e moralizuesit pas gati dy dekadash në pushtet me të gjitha partitë sllave. 

Duhet të kujtohet këtu se ky njeri bëri të njëjtën gjë vite më parë, kur ndonëse VMRO doli parti e parë, pra përfaqësuese legjitime e sllavëve nëse flasim me parametrat e z. Ahmeti, ky i fundit kaloi në koalicion me Zoran Zaevin.

E njëjta gjellë po i shërbehet Ali Ahmetit sot që ka nisur të bëjë moral si pasojë e delirit personal, por edhe demagogjisë që i duhet brenda partisë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Programi nukvlen asgje?
Ahmeti nuk mund te behej me te djathten nacionaliste maqedonase per shkak se programi i tyre eshte thjesht nacionalist.
Ndersa partia qe mbeshtet apo mbeshtetet nga vetvendosja ka bere aleance me kete grupim politik.
Eshte sikur Kurti te bente aleance me listen serbe.
Jo se nuk i ben por te pakten Kurti i ben fshehtazi keto aleanca me Vucicin jo keshtu ne drite te diellit.

Submitted by redaksia on

Shko trego perralla ne organizate. Ahmeti ka qene partner me Gruevskin. E drodhi meqe eshte shqiptar dhe i thane. Tani i bene te njejten gje dhe ben ate qe ben shqiptari kur mbetet pa torben: moral. 

Submitted by komentues (not verified) on

Mendoj qe eshte e tepert te diskutohet per program ne kete mes, dhe, sic u tha edhe ne shrkim e ne nje koment, po e ben kete moralizim pasi nuk e perzgjodhen per ne qeveri. Kur bashkqeversite me VMROne, e kishin programin e pajtuar me mire?

Mandej, edhe mund te merreni me Kurtin sa te mundeni po ua beri krejt kete situate me te lehte te pranueshme. Ashtu hapur-hapur, e jo "fshehurazi si Kurti", kuptohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.