Aksidenti i Kavajës/Kompania e karburantit, fituese e tenderit për mirëmbajtjen e rrugës. Pse e ka qepur gojën ministri Edmond Haxhinasto?

Postuar në 13 Maj, 2016 20:56

Zbulohet skandali i radhës në lidhje me aksidentin tragjik, ku humbën jetën dy fëmijë në autostradën në Kavajë. Mungesa e barrierave metalike anash rrugës, që solli edhe pasojat tragjike të këtij aksidenti, ka ardhur si pasojë e një sërë vendimesh dhe veprimesh, që lidhen pikërisht me karburantin, i cili ka përfituar nga mungesa e këtyre barrierave.

Një dokument i Agjencisë së Prokurimit Publik, i zbuluar së fundmi dhe që është administruar nga policia dhe organi i akuzës, tregon se kompania që ka në pronësi këtë pikë karburanti, ka fituar edhe tenderin për mirëmbajtjen e segmentit rrugor, që kalon pikërisht përballë kësaj pike.

Pra, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Rrugor të Tiranës, ka lidhur kontratë për mirëmbajtjen e rrugës në fjalë, ku parashikohej edhe vënia e parmakëve metalikë, pikërisht me kompaninë që është në gjyq, për vendosjen ose jo të atyre parmakëve, mungesa e të cilave u bë shkak për vdekjen e dy vogëlushëve të familjes Negollari. Kompania “PIENVIS”, cila zotëron piken e karbunatin, përballë barrierave të çara, ka fituar edhe tenderin nga Ministria e Transporteve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, për të mirëmbajtur pikërisht këtë segment rrugor, ku vetëm për mirëmbajtje nuk mund të flitet.

Pronari i kompanisë që zotëron karburantin në fjale, z. Pilo Keri u shpreh para disa ditësh për Televizionin Klan, madje i shqetësuar, se i kishte kërkuar Autoritetit Rrugor të marrë masa për mbylljen e të çarave në rrugë. Por z.Keri, i cili është dhe babai i Shefit të Kabinetit të Ministrit Haxhinasto, nuk tha asnjë fjalë, që në të vërtetë qenka ai, edhe pronari i kompanisë që ka fituar tenderin nga Ministria e z.Haxhinasto, pikërisht për të bërë punët që lidhen edhe me mbylljen e atyre të çarave në barrierat mbrojtëse, në atë segment rrugor.

Një konflikt i pastër interesi në fakt, që ngarkon të njëjtën kompani, që edhe ka hedhur Ministrinë e Transporteve në gjyq për të lënë të hapur atë shteg të barrierave mbrojtëse dhe nga ana tjetër fiton tender nga e njëjta Ministri për të mirëmbajtur atë rrugë, pra mes të tjerave për të vënë edhe barrierat mbrojtëse. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paguar gati 30 milionë lekë të reja, për këtë tender për të mirëmbajtur me të gjitha elementët e sigurisë këtë rrugë. Por dhënia e këtij tenderi kompanisë që ishte në konflikt me të, pikërisht për mos vënien e atyre barrierave mbrojtëse, solli edhe pasojat tragjike të atij aksidenti. Burime të Policisë dhe Prokurorisë pohojnë se edhe ky element i zbuluar së fundmi, do të jetë pjesë e hetimit në dosjen e ngritur, pas aksidentit tragjik të së shtunës së kaluar.

THELLOHET SKANDALI NE ARRSH, “KARBURANTIT” IU... by 3-14-15-92

 

Marrë nga : Tv Klan

Comments

Submitted by Durrsaku (not verified) on

Edmond Haxhinasto eshte depozita qe con uje te rubinetat ku lahet Ilir Meta. Superhajdut, frikacak, b..q.., langaraq dhe b..lepires model.

Submitted by I . S . L (not verified) on

LSI eshte levizje per integrim, domethene, eshte levizje per te vjedhur, nuk eshte parti politike, eshte levizje e grumbullimit te hajduteve, e te koruptuarve, e krimineleve, me KUSHTIN E VETEM qe nga sasia e vjedhur, 50 % i shkojne LSI, 25 % i shkojne Ilir Metes dhe 25 % i mban vete hajduti i caktuar ne pune nga Ilir Meta.
Kushtet per emerimin ne pune, u a kendon Baba Taku me kompani.
Rrofte e qofte hajduteria se keshtu eshte LSI-ja.

Submitted by Nastoprifti (not verified) on

Ministrit Haxhinasto, ne kete rast, sikur i eshte futur mut ne goje.
E ka mbyllur, mbasi po ta hape i vjen ere e keqe, i vjen era mut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.