Brekët e grisura të Shukriut, a ka dorë Ilir Meta?

Postuar në 13 Maj, 2016 09:44

Ka një seri ngjarjesh që kanë plasur në duart e pushtetit dhe që duket se po i shërbejnë ruajtjes së gravitetit të qeverisë, e cila po konsumon ditë diskretitimi edhe në aspektin e saj më produktiv, atë të propagandës. Lëkundjet e para nisën me publikimin nga mediat greke të superoperacionit kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës, ku rezulton i përfshirë Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili. Një goditje si për qeverinë ashtu dhe për imazhin e LSI-së që po kalon futunën e radhës për shkak të këputjes së një hallke financiare të sponsorizuar nga paratë e trafikut të drogës dhe të përfshirë në strukturat e pushtetit. Një ditë më parë Ylli Manjani nisi katarsisin zyrtar në emër të LSI-së, duke folur për përgjegjësi personale. Megjithatë zyrtari i LSI-së i përfshirë në hetimet e agjencisë amerikane të antitrafikut DEA nuk po arrestohet. Jozyrtarisht policia fajëson prokurorinë për moslëshimin e urdhërit të arrestit me argumentin se nuk ka prova. Dhe Prokuroria e drejtuar nga Llalla ka kohë që është nën kontrollin e Ilir Metës dhe ndikimin e grupit financiar të LSI-së. Me pak fjalë Ilir Meta nuk do ta dorëzojë Klemend Balilin në duart e policisë, e cila punon për llogari të sukseseve që i takojnë socialistëve të Edi Ramës.

Paralelisht me këto zhvillime, në kulmin e presionit dhe furtunës ndaj LSI-së, që përveç rastit Balili ka nën akuzë një ministër si Haxhinasto dhe vartës të tij si përgjegjës për vdekjen te dy fëmijëve në aksidentin tragjik të Golemit, Rilindja Socialiste me kryetar Edi Ramën pëson një goditje të rëndë të imazhit të saj. Një kryebashkiak shfaqet në një video me përmbajtje seksuale, brekët e grisura të të cilit janë vula e një qeverisje të diskretituar. Videoja u shfaq në një televizion të lidhur ngushtë me Ilir Metën dhe afërsisht 1 muaj pas regjistrimit të saj. A është një shantazh për Edi Ramën dhe policinë për të qëndruar larg Klement Balilit kjo pritet të shihet. Videoshatntazhet janë një praktikë e njohur në tavllën politike sidomos me ekspertë të kësaj lloj politike të tipit "Baba Taku".

Comments

Submitted by Qeveria e Rigon... (not verified) on

Ata qe nuk e deshen kurre communizmen, antikomunistet e ditur, ata qe e kishin lexuar komunizmin prej vuajtjeve te njerezve tjeterkund, ata e quajten qysh ne krye te heres "Qeverria e Brekegrisurve" qe, pasi erdhi ne pushtet, u mbiquajt "Qeverri e Rigonit"!
Komunistet e merituan kete paragjykim, jo pse ne fillimet e levizjes ishin brekegrisur, por sepse ne fund te qeverrisjes se tyre tere shqiptaret mbeten brekegrisur...
Jo se nuk kishin punuar. Nuk ishin shperblyer per punen qe benin.

Socialistet e shnderruar ne rilindiote duket se nuk i shpetuan dot pre-destinimit!

Submitted by Symadhi (not verified) on

Ne fakt, ne fakt, vertet jane breket me vrime te Shuke perversit, por, ne te vertete, breket e grisura i ka Ilir Meta ne keto momente.
Atije i ka mbetur dopio gjashta e brekegrisurve ne dore.
Te shohim zhvillimet.
Ilir Meta, si ASI nen menge i koalicioneve qeveritare, eshte nxenes i Fatos Nanos, dhe luan mjeshterisht POKER politik.
Te shohim se si do te procedoje brekegrisuri Ilir Meta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.