A luftojmë edhe ne për identitetin kulturor europian?
Në një opinion të publikuar në “Politico”, Jan Jambon, ministri flamand për Punët e Jashtme dhe Kulturën, vë në dukje se paradigma kryesore mbi të cilën duhet të orientohet përpjekja identitare europiane është kultura. Sipas tij ky është një mësim i vjetër me shembuj të rinj si ajo anekdoda që i mvishet Churchill që refuzoi të largonte pasurinë e muzeumeve të Londrës duke u hakërryer: për çfarë po luftojmë atëherë?
Sepse në finale as ekonomia, as teknika dhe as politika nuk përfaqësojnë një pikë të përbashkët identifikimi dhe mobilizimi.
Edhe i ndjeri Jacques Delors, ish-president i Komisionit Europian dhe avokat i madh i integrimit europian, vinte në dukje se askush nuk bie në dashuri me tregun e brendshëm, një simbol të euros apo ndonjë copëz legjislacioni. Duhet të ketë diçka më shumë, diçka që na bashkon të gjithë, sado të ndryshëm të jenë njerëzit e kontinentit. Dhe ne e dimë që ka
citon më tej autori politikanin francez.
Demokracia athinjote, Roma, filozofia judeo-kristiane, tri hallka që lidhin lirinë me ligjin dhe dinjitetin e njeriut në një identitet që quhet europian. Ky është europiani i sotshëm sipas ministrit flamand që edhe me origjinën e vet ka një arsye për të kërkuar përfaqësim te ky sintetizim historik që paralelizon apo amortizon një lloj sinkretizmi antropologjik. Por përtej kërkesës fiziologjike për të ripërtypur historinë e përbashkët si afirmim identitar janë sfidat e së ardhmes ato që e vendosin debatin për kulturën në qendër të vëmendjes.
Kohët kanë ndryshuar. Ne jemi angazhuar në një konkurencë strategjike me Kinën, pasiguria qarkon aleancën atlantike dhe regjimi rus është një kërcënim ushtarak që sfidon stabilitetin e demokracive europiane. Në tri dekadat e fundit ne kemi patur luksin për të mos e pyetur veten se për çfarë qëndrojmë. Por ato kohë kanë kaluar. Dhe për fat të keq është sërish koha për të shtruar pyetjen churchill-iane: për çfarë po luftojmë?
mbyll shkrimin ministri flamand.
Sugjerimi është i qartë dhe ka karakter strategjik: uniteti europian kërkon një identitet që të mos e polemizojë kohezionin e vet, asnë mbështetet ekskluzivisht mbi interesin ekonomik, por të brendësohet si thyesë e një kulture të vetme. Kultura sipas atij përshkrimi tradicional që pamë më sipër shndërrohet në një lloj paradigme të europianit që ngrihet me shumësinë e vet diakronike përmbi rekomandimin ekskluzivist kristian.
Në kushtet kur kjo propozohet si përgjigje ndëj sfidave imediate, është e pranueshme të cilësojmë se Kultura po militarizohet si apel përgjithësues, duke vendosur përveç urave të bashkimit edhe kufijtë. Jambon përfshin Ukrainën në hijen e një identiteti europian, por lë jashtë Rusinë. Diçka me pasoja ndërkohë që edhe ne si ballkanas mbetet të gjejmë një përgjigje për pyetjen se a jemi apo jo pjesë e kulturës europiane.
Etnia, apo etimologjitë, pretendimet për autoktoni gjeologjike nuk janë përgjigja. Janë simptoma e një sëmundjeje që mishëron dezintegrimin e asaj që propozon Jambon. Mund të tingëllojë teorike dhe e largët, por në kushtet e tanishme Ballkani dhe bota shqiptare nuk mund të mbeten jashtë debatit kulturor europian, për drejtimin dhe rëndësinë politike qe ka.
A kemi ne një tezë me të cilën të përfaqësohemi? E duam Europën, por a jemi kulturalisht europianë? Nëse po, si dhe për çfarë?
Projekti ekonomik kishte të mirën se toleronte pragmatizmin dhe oportunizmin. Këtu po nis të zbulohet e vërteta e europianëve për veten, vetëperceptimi i tyre dhe nuk dihet se ku figurojmë ne si rajon dhe si kulturë. Me siguri që europianët e dinë kush janë europianë, puna a e dimë ne se ku jemi dhe ku qëndrojmë? Ministri flamand po thotë se duhet bërë gjithçka që pyetjes së Churchill t’i përgjigjemi: Për Europën! Po ne a do jepnim këtë përgjigje nëse na ftojnë në diskutim? E vështirë duket.
s.zaimi
Comments
Antikiteti greko-roman, judeo
Antikiteti greko-roman, judeo-kristianizmi - ky eshte identiteti europian, pavaresisht se kush e thote a kush e konteston. Ne, si shqiptare, kemi nje problem me te; dhe kjo per shkak te fekthimit masiv te para 3 shekujve. Ne kohen kur u be ky fekthim, feja ishte menyre jetese, ne kuptimin absolut te fjales; te ndryshoje fene, do te thoshte te ndryshoje menyren e jeteses. Ky eshte nje fakt tabu, per te cilin nuk flet askush; ka qene tabu qe ne kohen rilindjes dhe ka mbetur i tille edhe sot e kesaj dite. Kete mund ta quajme edhe njelloj sindrome struci. Pikerisht keshtu. Qe ate kohe shqiptaret qaheshin se pse nuk kishin mbeshtetes te fuqishem ( nenkupto fuqi te madhe europiane) ashtu si fqinjet e tyre, se pse ishin jetime; thoshin c'nuk thoshin( njejte si sot), por nuk kishin kurajon ta thoshin arsyen e vertete: shqiptaret shiheshin si mish i huaj ne trup te Europes, vendi i tyre konsiderohej si "Turqi e vogel". Pasojat e largimit nga menyra europiane te jeteses, dmth pasojat e fekthimit, ishin katastrofike per shqiptaret: territoret e copetuara mes fqinjeve , qindra mijera te vrare dhe miliona te shperngulur; keto pasoja vijojme t'i vuajne dhe sot e kesaj dite.
Por kjo eshte vetem njera ane, ajo e dukshme, e pasojes se skizofrenise tone kolektive. Ana tjeter eshte po kaq e mbrapshte akoma; ne mos me shume, sepse ka te beje me mendesine tone. Kur isha adoleshent, i apasionuar pas letersise, hasja ne referenca te panumerta biblike, me te cilat eshte stermbushur letersia e madhe europiane; vone e kam kuptuar, se une si lexuesi i apasionuar i letersise nuk mund ta shijoja plotesisht ate, ashtu sic mund ta shijonte nje moshatar imi diku ne Europe, per shkak se me mungonte kujtesa e miteve, legjendave, perrallave, perjetimeve te ndryshme shpirterore, qe e shoqerojne nje njeri qe nga femijeria, dhe qe ishin edhe burimi kryesor i kesaj letersie; ne fakt nuk e kisha fare ate kujtese. Kjo eshte e vlefshme per te gjitha llojet e artit; e gjithe bota e admiron artin e madhe Europian, por askush nuk e shijon ate, sic e shijojne europianet,te cilet jane rritur me ato perralla, mite e legjenda te perbashketa qe kane frymezuar kete art, dhe edukuar me vlerat morale dhe etike ku mbeshtetet ai.
Ja ke fut kot
Ja ke fut kot
...
Megjithese shume shqiptare te sotem nuk duan ta pranojne, ose nuk e dine, ose ju duket e pamundur, ose... ose...., eshte fakt historik qe teritoret arberore qendruan per 500 vjet nen sundimin dhe administrimin Osman. Gjate atyre 500 vjeteve nje numer i madh nepunesish te perandorise u zhvendosen me banim ne keto teritore. Pervec ketyre, kolone te shumte per interesa te ndryshme u vendosen neper keto teritore. Sigurisht qe keta sollen edhe familjet e tyre dhe u shumuan duke u perzier me popullsine lokale. Keshtu ne vitin 1912 popullsia qe banonte trojet arberore kishte dy komponente te qarta, arberoret autoktone denbabaden dhe turqit qe ishin absorbuar ne popullsine vendase. Keshtu nuk eshte se ka pasur ndonje konvertim masiv te popullates autoktone origjinale, perkundrazi islami ne Shqiperi u implantua dhe u perhap si pasoje e stabilizimit te nje mase turqish ne trojet arberore. Si pasoje, ne menyre te natyrshme etnonimi i kesaj popullate nuk munte ishte me "Arberor". Per te pasqyruar faktin qe nje pjese e madhe e kesaj popullsie nuk ishte arberore, etnonimi ndryshoi ne "Shqiptar". Se ku dreqin e gjeten kete etnonim, se me cfare e lidhen, dhe pse u zgjodh pikerisht ky mund te haje diskutim, por fakti mbetet fakt, etnonimi u ndryshua nga "arberor" ne "shqiptar" pikerisht sepse popullata qe popullonte truallin qe u shpall i pavarur me emrin "Shqiperi", nuk ishte etnikisht identike me popullaten para pushtimit. Pra nuk ka pasur konvertim masiv, thjesht ardhje turqish qe sollen me vete edhe fene e tyre.
Add new comment