Sa të paditur kemi qenë për politikën e madhe të Edit!
Le të supozojmë diçka të tillë që është brenda fushës të së mundshmes: Beleri dhe Pirro Dhima, të dy kandidatë të Demokracisë së Re, hyjnë në Parlamentin Europian.
Çfarë pasojash ka kjo? Së pari, ne kuptojmë se Athina zyrtare, të paktën qeveria e tanishme, po formulon një politikë të re për minoritetin etnik grek në Shqipëri, përfaqësues të të cilit po dalin dy himarjotë. Dhe që këtu, ne mund të supozojmë se do të kemi në PE edhe një politikë për minoritetin etnik grek të Himarës, me zëdhënës dy njerëz që kanë origjinë që aty.
Pra, Himara, nga një zonë për të cilën politika greke artikulonte me bezdi ekzistencën e pakicës greke, subjektivizohet si balli i minoritetit me dy eurodeputetë, të cilët siç mund ta marrim me mend do të kenë mundësinë që ta popullarizojnë kaq shumë emrin Himarë dhe helenizëm mes idiotëve të Parlamentit Europian, saqë rrezik nuk do ta besojmë dot në të ardhmen e afërt se pse Himara do të prodhojë më shumë politikë sesa mban.
Patjetër ne nuk kemi pse të druhemi; ne kemi Edin, gjeniun që e bëri Belerin europarlamentar dhe Tavon kryebashkiak, me një zgjidhje që nuk di nga ta rrotullosh për inteligjencën që bart. Po ne kemi Pëllumb Xhufin që do e ketë një letër ai të shekullit të 18-të që himarjotët ia dërgojnë ndonjë monarku ku përmendin se janë shqiptarë. E përralla do vazhdojë sipas ligjit: Gënjejmë shqiptarët, meqë nuk na pjerdh kush gjëkundi. Pse e gjitha kjo? Po sepse Edi është më I zgjuar se vetë Europa. Se Edi ka vizion dhe ka një plan për bregun. Të duartrokasim të gjithë për zotërinë që gatuan kaq mirë!
Kujdes: Mund të ketë konspiracionistë që do thonë se Edi e bëri kastile këtë. Pra llogariti që Beleri do shkonte në PE me Dhimën, po edhe Dendiasi është himarjot, sikurse Tenet, vetë Rama po ashtu është gjysëm. Dhe ja: nuk provohet se këta stratiotë të helenizmës janë kryqtarët e fundit të oksidentalizmës në këto anë? Shqytarë të palëkundur të kauzës kristiane! Mjerë ne sa të paditur jemi për politikën e madhe të Edit!
s.zaimi
Comments
Beleri u arrestua pasi
Beleri u arrestua pasi akuzohet per blerje votash. Mbahet nen mase sigurie arrest me burg si person qe ka precedente se i fshihet drejtesise. Kaq.
Te tjerat ose jane lloqe kavaje nga ana jote ose politike e brendshme e Mitzotakis per te fitu voten e ndonje ekstremisti grek qe nuk arrin ta kuptoje pse Greqia tregohet kaq zemergjere dhe nuk e sulmon Shqiperine kur e ka ligjin e luftes dhe tokat e Vorio Epirit shtrihen deri ne Shkumbin.
Fjalite e thera jane kashte.
Ne burg zagari. Kur te lirohet nga drejtesia shqiptare,vetem atehere, te shkoje po desh jo ne parlamentin europian po ne dashte edhe ne washington. Po deri atehere ka rruge te gjate per te bere.
Mos u merr ti me fjalet. Ke
Mos u merr ti me fjalet. Ke drejtesine qe te siguron!
Shkrim inatcor. 10 mij vjet
Shkrim inatcor. 10 mij vjet ka njeriu qe nuk ka kuptu asgje, rrumpalle. tani ne kohen tone, njeriu eshte bere i “zgjut“: ai prap nuk di cfar eshte, po ne te njeten kohe ka kuptu qe din qe nuk e din. "Sa të paditur kemi qenë për politikën e madhe të Edit!"
Te gjitha shkrimet pas 2013-s
Te gjitha shkrimet pas 2013-s jane inatcore, te verbuar nga zilia e zhvillimit qe solli shakaxhiu i perparimit.
Jo pak here miresh me ide dhe
Jo pak here miresh me ide dhe jo me emra, dhe shkrimet i ke te bukura kur nuk miresh me emra...
Po persheshin kush tja jape
Po persheshin kush tja jape pastaj?
Kush paguan tw shkruash te
Kush paguan tw shkruash te verteten qe ky zdapi kryeminister e di merite te vetwn edhe qe wshtw zdap? Tani shumica duan te fusin mik qe ky t'u jape leje ta lepijne. Ne kete kohe kolere jetojme.
Lexoje pak cfare dhe si ke
Lexoje pak cfare dhe si ke shkruar siper te kuptosh sa poshte ke ra.
E lexova. Ke nje gabim ne
E lexova. Ke nje gabim ne koncept: ne nje vend pa moral si yni, nuk ka lart e poshte. Ka vetem para apo mbrapa.
Eh?
Besoj se ne nje vend si ky i yni, shumica jone e hame pergjithesisht nga prapa. Ndryshimi eshte megjithate, se cave prej nesh na dhemb, po s'kemi c'te bejme. kurse ca te tjereve si puna e ketij Anonimit Animoz u vjen lezet.
Add new comment