Çështja "Beleri", problem afatgjatë besimi me Greqinë
Në një intervistë televizive kryeministri Edi Rama ka dhënë ndër të tjera këtë përgjigje sa i përket marrëdhënieve me Greqinë rreth çështjes “Beleri”:
Greqia ka marrë një pozion të caktuar në këtë periudhë kohe, ne nuk kemi reaguar përvec se kemi nënvizuar faktin që ne nuk lëvizim, nuk lëvizim nga pozicioni ynë për arsyen e thjeshtë se ne këtë pozicion nuk e kemi marrë në raport me Greqinë, nuk e kemi marrë në raport me një individ, ne këtë pozicion e kemi marrë në raport me veten dhe me të ardhmen që është pozicioni që Shqipëria duhet të ketë një drejtësi të pavarur. Dhe nëse ne nuk lëvizim nga ky pozicion për shumë raste që lidhen me qytetarë të Republikës së Shqipërisë me kombësi shqiptare ne nuk kemi pse të lëvizim për një qytetar të Republikës së Shqipërisë me kombësi greke, apo me kombësi franceze është e njëjta gjë
Beson kush sot se çështja “Beleri” është sot çështje e drejtësisë shqiptare? Cila drejtësi e mbajti Belerin në burg pa e lejuar të betohej ? Kërkesa greke lidhej me prezumimin e pafajësisë dhe këtë asnjë drejtësi nuk e shpjegon dot, veçse ajo që rreshtohet.
Nga ana tjetër z. Rama është përpjekur të minimizojë qëndrimin grek, mirëpo njoftimi se Beleri pritet të jetë kandidat i partisë së Mitsotakis në zgjedhjet europiane ilustron faktin se Greqia ka ndërmend ta tematizojë në nivel europian çështjen e të drejtave të pakicës në Shqipëri, ndërkohë që konfirmon se besimi ndaj Shqipërisë është zero.
s.zaimi
Comments
Eshte detyra e gazetarit,
Eshte detyra e gazetarit, megjithate sesi me duket (e kote) te citosh dhe komentosh Edi Ramen. Cdo akuze qe ua ka bere kundershtareve te tij, e ka vertetuar vete, me aktet dhe veprimet e tij. Nje batute e tij qe ka ngelur " vjedh vota per te vjedhur Shqiperine dhe vjedh Shqiperine per te vjedhur vota" eshte ilustrimi perfekt per kete.
I perndezur nga suksesi i propagandes qe ben, mendon se cdo skandal, cdo poshtersi, madje edhe cdo krim te mirefillte, mund ta neutralizoje me "magjine" e elokuences se tij. Genjehen ata qe thone me mendjelehtesi se, jo u zu ngushte ketu, jo se iu mor fryma atje, se belbezonte ca me tutje etj ; Rama nuk e can koken per cka ndodh perreth tij, - pushteti i jashtezakonshem qe ka brenda vendit, dhe mbeshtetja po e tille nga nderkombetaret ia jep kete siguri moskokcarese - nga skandalet qe shkakton vete dhe njerezit e tij ne pushtet; kur duket si i zene ngushte dhe belbezon, kjo nuk ka te beje me ate hallin qe thone gazetaret kritike, por me performancen jo te mire ne justifikimin e skandalit te radhes; qe do te thote se, kur e gjen batuten, apo kur e ka bere ate gati, edhe skandali me i madh te kete ndodhur, as ia ndjen fare por, kur ka veshtiresi per ta gjetur, atehere duket i zene ngushte dhe belbezon i merzitur; pra, jo per skandalin e radhes, por se nuk po mund te performoje ashtu sic do te donte.
Edi Rama me kujton perhere nje personazh te Gogolit tek Fryme te Vdekura, Nozdriovin. Ky i mahniste te ftuarit fisnike provinciale te gubernes me "elokuencen" ,batutat dhe historite e tij; kenaqesia e tij me e madhe ishte tu punonte rrengje sy per sy.
Kur flet Rama, me kujtohet gjithashtu nje shprehje e zones nga e kam origjinen : po e shoh per seri ( tek "seri", theksi eshte tek rrokja e pare)!
Kjo thuhet ne rastet kur peshtirosja ndaj batakciut qe ke perballe eshte aq e madhe, sa nuk ke fjale per ta shprehur, keshtu qe rri pa fjale dhe e sheh per seri!
nëse flasim per ramen keni
nëse flasim per ramen keni shume te drejte.eshte piktor dhe laj e lyej e e iluzion ngjyrash per kedo.por ne rastin bejleri eshte nje qendrim kokforte qe e mbajne te dy anet e kufirit.eshte nje produkt qe politika jone e ka mbjell dhe normalisht duhet korrur.nuk e kuptoj perse kembngulet kaq shume rreth mitit te se drejtes per bjlerin dhe nuk kerkohet ne plot raste te tjera.vet kantidimi i ketij personazhi eshte nje provokim i pershtire qe ti i ben nje shteti.per me teper insistenca .nuk me intereson forma me intereson permbajtja.mua beleri nuk ma zgjidh ceshtjen e te drejtes ne shqiperi.dhe presupozimet tuaja si i pafajshem qe duhet betuar qe duhet ber kryetar bashkie se sqenka denuar ende se sqenka thene fjala e fundit me duket miope,sic eshte vet rasti bejleri qe e kapen me duart ne thes per pergjegjsin e vet.nese kerkojm te ndertojm mardhenie fqinjesie moderne ,jo nacionaliste ,jo populiste,por te shendetshme,nuk mund te propozojm figura te tilla .nuk kane mbaruar intelektualet e komunitetit grek per te perfunduar te perzgjedhja problematike e kesij soji personazhesh.dhe iluzionisti rama i ka rene karta ne duar dhe po e luan bukur lojen e emocionit nacionalist.keshtu qe pavarsisht se jam i bindur qe eshte nje teater per ti hedh hi syve njerzve e mar te mirqen dhe sbehem parimor perkrah greqis te kritikoj ramen e ti perdor parimet kur dua un kur analizen nuk e bej 360 grade.ka fol gjykata,mir apo keq ta respektojm.me mire ate se opinionet e z zaimi ne kete rast dhe ambicjes provokative te politikes greke(jo shtetit)
Une nuk e kuptoj arsyen e
Une nuk e kuptoj arsyen e ketij komenti. Kush kerkoi te mos respektohet vendimi i gjykates? A thua ka ndonje rruge tjeter. Po ate vendim nuk ka pse te mos e diskutoj dhe te mos jap opinione.
Na doli Edi Rama shqiptar i mire, sapo u krijua nje ceshtje si kjo Beleri. Qe ne fund te fundit, meqe po flet per gjykata e drejtesi, ishte padia e Belerit qe coi ne pranga Goron dhe sekuestro pronen e investorit strategjik Artan Gaci. Pa qene parimore ne mund te themi se qytetari Beleri i paska bere nje sherbim qytetar Shqiperise dhe drejtesise!
Permbi te gjitha keto: ceshtja per zgjedhjet eshte e thjeshte: Beleri vodhi votat apo fitoi zgjedhjet? Pavaresisht se qendron Greqia pas tij, ne e dime qe Beleri fitoi zgjedhjet. FITOI. Sigurisht qe drejtesia e Shqiperise ka folur perhere, per te dale mandej si kadaver qe do reformuar.
Ne aspektin politik, eshte ky idioti iluzionist qe e coi Belerin ne Parlamentin Europian. Dhe e fundit: ne shkruajme opinione, nuk kemi deklaruar as jemi betuar per kombin dhe qeverine ketu. Te fitonte zgjedhjet e kaq. Ose te mos e linte Belerin te kandidonte. Jo as te qi, as te leshon!
nuk eshte rama shqiptar i
nuk eshte rama shqiptar i mire.rama eshte iluzionist.eshte showman qe po perdor nje situate qe ja shfaqen dhe si profesionist i pashembull ne llojin e vet e kthen ne favor te vet duke luajtur me emocione.por eshte beleri shqiptare i keq dhe shume i keq.dhe protagonisti ne kete ceshtje nuk eshte vetem rama.ose me sakt ai u kthye ne protagonist por gjeneza ka disa aktor te pershtire qe e iniciuan,berisha meta,politika shoviniste greke.opinione mund te japesh sa te duash po nuk eshte ky rasti per te nxjerr ne pah kush eshte rama.nuk mund te perdoresh funderrina qe i kane cuar vet skeletet e ketij vendi per te kalbezuar ramen.nuk ka nevoje per ndihme ai,ka plot mekate qe i dalin vet.po parimor me shovinist nuk qendron.vet kantidimi i tij eshte provokim.nuk mund ta mbeshtes,si nga ata qe e propozuan si nga ata qe e lejuan.nuk mund ta pranoj as gjithe propaganden dhe ndikimin e nje vendi fqinje qe te trajton si leck e i kerkon standartet sa her i intereson.dhe me e bukura eshte se flasim per grek e shqiptar kur jemi e njejta rrace ballkanike me te njejtat mentalitete,injoranc rajonale e fodullek te pershtire.nuk jam dakort ti jepet ze nje situate qe eshte kanceroze nga te tera anet.rama ka 11 vjet pushtet,ka plot material,ta dhuron vet cdo dite per ta kritikuar.te perdor shovinizmin per ta atakuar me duket e tepert.nuk me pelqejn lojrat nacionaliste.e nuk te cojne asgje kundi ,ne te ardhmen e perbashket jo e jo.nese do qendrojm ne cinizem,beleri fitoi,e kapen me duar ne thes,te paguaj paaftesine e tij dhe te atyre qe cuan.kane perdorur te gjitha format per te cuar nje njeri te tille ,i pranoj te gjitha format per mos ta lejuar.o te jemi te drejte 360 grade ose ska kuptim te perdorim kendveshtrime te njeanshme per nje problematik multifaktoriale.gjithsesi i gjithe ky teater eshte politike e pershtire me nje personazh injorant necrotik dhe qelbezues i nje klime qe eshte vet e gangrenizuar
E mer tekstin e Rames, i fut
E mer tekstin e Rames, i fut nje centrifuge, i heq lagshtinen, e thane, dhe ben analize. E mer tekstin e Rames e fut ne uje, e pallon me palle leveresh, gjersa ti zbulosh cdo kodeks kuptimi, e shtrydh per ti nxjerre esencen e substancen, e perpunon e pudros e ngjyros, e qarteson dhe modelon duke e kompozuar sipas shijes tate sajimin e shkrimit me argumenta pa argumenta, qe i perkasin se shkruares te tashmes dhe te ardhmes, hipotetike dhe faktike dhe ben analize. Po per “Bollen e Zeze“ nuk ben te njeten gje. E mer tekstin e Belerit dhe grekeve dhe nuk i shkon para mbrapa dhe anash po i rri ne hije dhe shkruan, kjo te humb besueshmerine dhe tregon qe je pale me Bollen dhe me grekerit... Ai nuk behet eurodeputet dhe mir keshtu, qe greket te diskreditohen me nje person si ai...Ketu do te jemi; Bekeri eshte zift i zi para Rames.
Ca teksti te Rames merr e
Ca teksti te Rames merr e than, e bonifikon? Po ku ka tekst politik ai stilisti i vetevetes? Mos ia rrisni kaq shume vlerat.
Jam une pale me Belerin? Po patjeter qe jam ne raport me Edin tend: 1. Beleri fitoi. 2. Perpara 1-t, Belerin e lejuan te kandidonte edhe pse ka dore te ngjarjet e Peshkepise. Pra ua beri mutin mu ne koke.
3. Beleri paditi Goron per vjedhje tokash. Goro ra ne burg, nderkohe qe Edi yt mbronte mandatin e Xhackes strategjike nga nje kerkese e Gjykates Kushtetuese.
E pare strikt: Kush po i sherben me shume vendit?
Une prape them: FITOI. Po fitoi o zoteri FITOI edhe ne Vunoin e Kolekajve. FITOI. Po pranojeni qe fitoi, ju dhjeu me vota. Pastaj denojeni me vdekje meqe e doni Shqiperine me shume se Skenderbeu.
Komentuesi me lart thote qe
Komentuesi me lart thote qe nuk e kupton se pse kembengulet kaq shume per te drejten e Belerit. Kam pershtypjen qe kemi te bejme me nje truk qe u luan mendja shume shqiptareve te bombarduar nga propaganda. Askush nuk po kembengul mbi te drejten e Belerit. Perkundrazi, propaganda po kembengul ne antishqiptaresine e Belerit, qe nuk ka te beje aspak me ceshtjen "Beleri". Beleri mund te jete i poshtri i te poshterve, ndoshta edhe antishqiptari me i madh po te doni, e prapeseprape kjo NUK ka te beje me ceshtjen "Beleri". Kjo eshte kaq e thjeshte dhe e kuptueshme edhe per nje femije ; mirepo propaganda e ndyre horriste e internacionalisteve te kthyer befas ne nacionaliste eshte aq intense, sa e nderlikon ate , cka sjell si pasoje edhe kete rreng qe u ben mendja shume shqiptareve qe e besojne, apo duan ta besojne ate.
Shteti shqiptar po ben nje krim ndaj nje qytetari - ky eshte thelbi i ceshtjes "Beleri".
Add new comment