Vuçiç vë në veprim mjetin e fundit, blen 12 "Rafale" nga Franca: Kemi 4 mld euro
Mediat në Serbi njoftojnë për mundësinë e blerjes së avionëve “Rafale” nga Franca. Presidenti i vendit, Aleksander Vuçiç, është takuar me përfaqësues të kompanisë “Dassault Aviation” prej nga ku është bërë e ditur se Serbia mund të blejë 12 avionë shumërolës “Rafale”.
Në një deklarim karakteristik për gazetarët Vuçiç ka thënë ndër të tjera se:
Ne duam të blejmë më shumë avionë, paratë nuk janë problem. Ne kemi gati 4 miliardë euro
Një mesazh miklimi në distancë për vende që kanë industri ushtarake, përmes të cilit presidenti serb synon neutralizimin e veprimeve të caktuara politike. Është e qartë se blerja e avionëve nga Franca do të shkëmbehet me mbështetje politike nga Parisi për çështje të hapura të Serbisë siç është Kosova. Ne e kemi parë të veprojë ky mekanizëm kur ish-kryeministri Berisha bleu katër helikopterë nga Franca në këmbim të një noteo pozitive për integrimin dhe procese të tij. Apo u dha çekëve të CEZ administrimin e OSHEE-së.
Comments
Vucici, ky megalloman
Eshte pak e dyshimte se kush eshte iniciatori i kesaj nisme. Ka shume gjase qe te mos jete Vucic, por kabineti, ne mos vete presidenti Makron. Dihet se francezet kane nje dobesi te kahershme per popujt sllave, dhe serbet ne vacanti. Po ashtu dihet dhe kjo jo vetem per presidentin aktual, po cdo president francez, qe jane te gatshem te shkembejne per armatim cdo lloj mbeshtetje politike. sikur edhe nje foto qofte. Keshtu ndodhi psh me foton e presidentit Berisha dhe 6 helikopteret franceze qe tashme jane dekomisionuar nga ne. Keshtu ndodh me 2 anijet e prodhuara per mosken qe u detyrua ti bleje Egjipti, ne saje te mbeshtetje politike franceze. Po ashtu Asadi.Po ashtu ishte rasti i avioneve te Greqise qe gati coi ne konflikt mes anijeve Franceze dhe Turke. Francezet pretenduan se turqit i kishin shenjestruar kur transportonin arme per Libine nga deti, te cilit i kishin vene bllokade, nderkohe qe vete i transportonin me avion, qe ishte jashte bllokades se Keshillit te sigurimit ku franca eshte anetare me te drejta vote.
Keshtu mund te jete edhe me serbet. E veshtire qe serbia te kete 4 miliarde per armatim, kur ka gjithe keto probleme ekonomike. Dhe ne nje kohe qe dihet se nese ka 20 a 50 avione me shume, nuk eshte se do zgjidhe gje ushtarakisht. Por mund te kuptohet nese i eshte kerkuar ta beje
CEZ e bleu OSHE, nuk e mori
CEZ e bleu OSHE, nuk e mori ne administrim.
Add new comment