Maks Velo: Nuk mund të kompozosh një monument pa ditur vendin ku do ngrihet

Postuar në 22 Prill, 2012 10:27

Dy arsye janë, sipas Maks Velos, që konkursi i shpallur për monumentin e pavarësisë në 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar të konsiderohet jo serioz. Së pari, “afati kur u shpall nuk lejon asnjë mundësi për realizim”. Sipas Velos “duhen 2-3 vjet për të realizuar një monument të tillë; vetëm skulptorit i duhet të ketë një vit e gjysmë kohë, ndërsa në rastin tonë janë lënë në dispozicion vetëm disa muaj”. Së dyti – këtu Velo ngre një problem që e kanë ngritur dhe të tjerët – nuk është caktuar paraprakisht vendi, ku do ngrihet monumenti. Dhe vendi ka shumë rëndësi, thotë ai, pasi një vepër e tillë ndryshe shihet në distancë e ndryshe shihet nga afër. Sipas tij, nuk mund të ndërtosh të njëjtën vepër si në rastin kur sheshi është te dogana, si në rastin kur sheshi është para Galerisë së Arteve.

Në fund nënvizon se do ta kenë të vështirë të gjejnë një shesh, pasi komandën e kanë ndërtuesit, të cilët i kanë zënë sheshet, ose ua kanë vënë syrin, e nuk i lëshojnë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>&nbsp;</p><div>&nbsp;</div><div>Per ti kaluar shpej e shpejt dhe, per tu mos u fokusuar te skualifikimi i komisionit per bocetet, qe mua me duket shume i sakte dhe i drejte. Ka kritika per komisionin: sigurisht qe ka dhe qe qendrojne. Po kjo eshte Tirana, kjo eshte politika, dhe keto jane kushtet, dhe ky eshte 100 vjetori apo shekulli i pamvarsise. dhe ato qe jane te talentuar, ne tre muaj, apo per tre muaj kohe, eshte nje kohe e mjaftueshme per nje ide. Me duhet te them qe ai qe jeton me pulsin e kohes dhe qe e meriton te quhet artist; jeton gjithmone me datat dhe memorjen historike te popullit te tij. dhe ky 100 vjetor eshte nje eveniment kreativ krijues per cdo artist shqiptar. Dhe po nuk jetoj artisti me datat historike, vaj me det ai popull! Po artistet shqiptar jetone me datat historike, dhe nepermjet artit te tyre behen ndergjegje kombetare? Per ato qe ankohen per sheshin: Henriy Moor shikonte per here te pare sheshin dhe pastaj bente plastiken/skulpturen. Po ne sheshin para kancelarise gjermane ne Bon, Ai nuk pa sheshin, po skultures se tij ju pershtat nje shesh. dhe ku pa ne gjermani; qe eshte kampjon per hapsira publike. Bukur do te ishte te ishte nje shesh, gje qe nuk eshte e lehte te ne. Nuk na ngelet gje tjeter vetem qe te pershtasim nje shesh. Henry Moor, famozi me i madh i viteve 50- 60 ne &ldquo;Dy format e medha&ldquo; Two Large Forms (1966-69) kater vjet pune ju shperblyen ne vitin 1979 ku ne lulishten para kancelarise ne Bon e vendosen Henry Moor &nbsp;me Dy format e medha&ldquo; qe, ishte nje simbolike e dy gjermanive. skulptori Eduardo chillida realizoi vepren e tij qe ndodhet para kancelarise ne Berlin vetem nepermjet skicave te arkitekteve dhe kur vepra/skulptura 87,5 ton u transportua nga Spanja ne Berlin, ku objekti/kancelaria kishte perfunduar se ndertuari. Kompozimet abstrakte si ne obeliskun e Pjerin Kolnikes me pllaka &nbsp;mermeri si elemente informacioni te nje diagrame artistike te simbolikes monumentale te 100 vjetorit te pamvarsise eshte nje gjetje shume estetike dhe ekspresive. Obelisku i Pjerinit eshte nje dhimbje dhe simbol i rrugetimit tone te treguar plot estetike dhe fuqi artistike. Pllakat e mermerit jane nje kod dhimbje e mundimi per nje 100 vjet pamvarsi eshte nje diagrame kujtese qe fare mire mund te vihet ne cdo shesh te gjetur ne shqiperi. Thashe per kompozimin e Pjerinit po ashto mund te jete dhe simbolika e shqiponjes. Aty ku eshte shkembi i kavajes qe eshte nje pjedestal natyror monumental eshte nje mrekulli qe artistet duhet ta kthejne ne nje panteon ku te vendosin nje pune si shqiponja e stilizuar apo diagrama/obelisku i Pjerinit. Aq me shume se aty filloj rrugetimi i themeluesit te shtetit shqiptar Ismail qemali. Aq me shume se dhe vete pozicioni gjeografik eshte prezantimi i pare ne simbolike monumentale me shqiperine. Mendoni nje shqiponje yberdimensionale te stilizuar ne hapsire qiellore qe qendron mbi shkemb. Apo nje obelisk si nje diagrame e vuajtjeve per te bere shtetin. Bota ka plot maja natyrore qe i ka shfrytezuar per monumente, dhe kur nuk i ka nderton kodrina&ldquo; dhe vendos monumente. Bocetet u bene dhe ne qofte se jane dinjitoze vendi duhet te gjehet dhe mjaf me qaramanlleqe. Keto jemi dhe per celebrimin i nje date e simbolike te tille duhet te punojme e te bejme ide te gjithe. Sigurisht dhe kritika...</div><div>&nbsp;</div>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.