Nuk përjashtohet që dikur Berisha të bëjë marrëveshje edhe me Zahon për të ardhmen e vendit!!!
Teatri politik i disa muajve duket se po shkon drejt fundit. Dritarja e Shpresës, zhurma në Parlament e kështu me radhë, ngjajnë se po zëvendësohen nga ndërzimi i zakonshëm mes dy partive kryesore, deri më tani non grata për njëra-tjetrën. Raportohet se është rënë dakord për dy komisione hetimore; një për të dhënat e sistemit TIMS dhe tjetri për koncesionet në shëndetësi. Qesharake kur mendon se çështjet po hetohen penalisht.
E gjitha kjo erdhi pak pasi një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Dhe po quhet sot marrëveshje, apo Pazar, pikërisht pse miopia dhe ligësia politike çuan në pikën kur një shumicë tentoi të shpikte një opozitë përmes një vule, duke snobuar opozitën e numrave realë.
Në kushte normale do të kishim sot një debat parlamentar të zakonshëm të hajdutëve që janë në të dy krahët, pa patur shijen e neverisë së një pazari mes lëtyrash politike, që rrugës bëjnë sikur do të bëjnë qametin në emër të parimeve për demokracinë.
Ja pra ku jemi sot më 2024-n: SHBA-BE dhe PS kundër Berishës që bien dakord që Berisha është prapë opozita. Për çfarë u desh pra e gjithë kjo energji e shpenzuar dhe politikë izolimi? Kur erdhëm në pikën që njohim prapë një të hetuar dhe një non grata si përfaqësues të opozitës? Nuk është kjo më e çuditshmja dhe groteskja, por fakti se pas çdo dështimi, kryeministri perceptohet se është një lojtar i hollë politik! I hollë aq sa sot bën marrëveshje me atë Berishë që deri më dje e cilësonte si i takonte historisë.
Çfarë është kjo Shqipëri dhe e kujt është? Pse duhet të besosh se jeta ka kuptim në këtë fundërrinë vend, me këta fundërrina që drejtojnë?
E megjithatë sa për statistikë ne mund të vëmë në dukje se Berisha e nisi karrierën me një marrëveshje me Nanon në Trieste (që thuhet se është e tillë) dhe e vazhdon sot akoma në pazare me Edi Ramën 33 vjet më pas. Po pse të mos kemi të drejtën ne të supozojmë se sikur Berisha të jetojë edhe 20 vjet, ai do të jetë duke bërë një marrëveshje me Zaho Ramën, kur ky me siguri do ketë trashëguar lidershipin e të atit nisur nga fakti se është qysh sot pjesë e vizitave shtetërore të z. Rama. Ne shpresojmë – pa u treguar cinik, por disi të dëshpëruar para shëmtisë që shohim – se do të ketë amanet nga babai që Berishën ta nxjerrë në pension.
s.zaimi
Comments
Tani,se nuk e mora vesh: ke
Tani,se nuk e mora vesh: ke bon fajtor ti Zahon apo Berishen per marreveshjen e ardhshme? Se duket sikur Zaho e ka fajin,pasi ai paska vendosur te linde ne shtepine e kryetarit te ps.
Nuk e ka asnje fajin. Ca faji
Nuk e ka asnje fajin. Ca faji ka Berisha qe do rroje aq gjate?!
Marreveshjet dhe kompromiset
Marreveshjet dhe kompromiset behen me kundeshtarin, prandaj quhen marreveshje dhe kompromise. Berisha ka bere shume marreveshje dhe kompromise me kundershtaret e tij politike; shumicen nga pozita e fuqise, kur ishte ne pushtet, dhe vetem nje, ate te 2001 kur ishte ende opozite, porqe rezultoi e suksesshme per te gjithsesi.
Kjo qe po ndodh sot, po behet ne kushtet e pafuqise, pothuaj, totale te Opozites, dhe sidomos Berishes, per arsyet qe i dime te gjithe. E megjithate, edhe pse cope-cope, deri dje madje e shperfillur totalisht nga Rama, meqe quante opozite ate te Bashes; e megjithate, edhe pse lideri i saj, protagonisti i sa e sa marreveshjeve dhe kompromiseve me socialistet, Sali Berisha, eshte i shpallur nongrata dhe po ndiqet egersisht nga "drejtesia e re", prapepseprape , jo vetem qe mori keto dy komisionet, por edhe e detyroi Ramen me te tijte dhe mbeshtetesit e tyre nderkombetare, te lepinin ate qe kishin peshtyre per 3 vite rresht: te pranonin Opoziten reale, dhe te ulen te negociojne me te.
Spekulimi me 8 komisionet e kerkuara nga Opozita, porqe perfundoi me 2, eshte i lehte per t'u bere, por edhe shume naiv.
A nuk eshte thene kaq e kaq here, ne keto 3 vite qe Opozita ka marre fund, se Berisha ka "vdekur politikisht", pikerisht nga keta qe sot perpiqen me sforco te tallen me kete kompromis?!
E pra, kjo Opozite inekzistente dhe lideri i saj i "politikisht i vdekur", te marrin te dy ate qe u takon: njera te marre njohjen e ekzistences se saj, dhe tjetri te "ringjallet politikisht" po nga ata qe e paten shpallur te vdekur! Ne politike, kush e njeh sadopak ate, kjo eshte nje gje shume e madhe. Shqiptaret, qe deri dje u ishte mbushur mendja nga propaganda e pafre, se Opozites se Berishes i eshte vene viza nga aleatet tane strategjike, SHBA dhe UK, sot shohin qe pikerisht keta aleate, i kane hequr vizat, dhe e kane rikthyer si Opoziten ashtu edhe liderin e saj, ne sheshin e politikes .
Nese dje, Nongrata qe nuk njihej as brenda as jashte vendit, mori 600 mije vota, neser mund te marre shume me shume, nga ata qe kane hezituar nga kjo mosnjohje; dhe nga shume prej atyre qe pergjate kesaj kohe qene bindur se kjo Opozite nongrata nuk kishte shanse te vinte ne pushtet, qe nga sot mund te fillojne te dyshojne ne bindjen e tyre; dhe kjo ne politike eshte shume.
Eshte nje hap, ne dukje i vogel, ne te vertete i madh.
Arsyetimi eshte i vlefshem
Arsyetimi eshte i vlefshem dhe i sakte. Konkluzioni calon pak. Kush nuk e voton Saliun nuk ka nevoje te ndikohet nga jashte vella. Thjesht nuk e voton. Ketu qendron problemi. Dhe ai eshte fajtori kryesor pse e djathta ka perfunduar ne ate fare feje. Ai eshte kail qe te ngelen edhe me pese vete ne opozite mjaft qe te jene nen hyqmin e tij. Te tjerat nuk kane rendesi. Ai thjesht duhet te largohet. Do behej e djathta katrahure? Po. Do ishte shume e shendetshme.
....na e nxorre mallin e
....na e nxorre mallin e fjalimeve qe mbaheshin ne byrone e PPSHse nga komunistet e flakte.
Si perhere, je i palodhshem dhe i nxjerr gjoksin shigjetave qe i hidhen Saliut.
Ti je Azemi i dyte
Ti je Partia
Ti je gjeniu i fjaleve.
E c'vlejne lavdet
E mia?!
Kur ty vete
te nderon Salija!
E kam thene edhe here te
E kam thene edhe here te tjera, nuk e di sa duhet ta them, qe c'i pengon Sali Berisha keta burrat e mire dhe te ndershem opozitare, qe te marrin voten e "shumices se heshtur" qe nuk e duan Saliun?! C'e pengon, bie fjala, Berisha tironsin babaxhan dhe te ndershem Dash Shehi, qe ta votojne tironsit e tij?! C'faj ka Berisha qe keta tironsit e urte dhe te bute, nuk ia japen voten bashkeqytetarit te tyre te dashur, por "jabangjive" edepseze si Erion Veliaj dhe Edi Rama?!
Berisha ka me shume se 5 vete nen "hyqmin" e tij; jane 600 mije qe e votuan ne zgjedhjet e fundit, jane ata qe mbushen Bulevardin me 20 shkurt. Pra, nuk eshte ky halli i Berishes. Halli i Berishes eshte ardhja ne pushtet; kete synon ai. Ata qe debatojne akoma se "opozita eshte e paqarte se kush do te jete kandidati per Kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme", nuk e njifkan aspak Berishen, a mbase mllefi qe kane ndaj tij, i pengon ta njohin ate. Mendoni vertete se Berisha do ta vere ne diskutim kandidimin si Kryeminister?! Pra, ky eshte qellimi i tij, dhe jo pasja e nje grupi te vogel nen hyqem. Kete te fundit mund ta kete cilido prej politikaneve te tjere te Opozites, ose klases politike ne pergjithesi, por jo Berisha.
Rri o shejtan e mos e dhi ma
Rri o shejtan e mos e dhi ma muhabetin. Te gjithe e dime se rruget per Berishen i mbushni ju ardhacaket e Veriut qe keni zabtu tokat ne Durres e Tirane. Kur te ngordhi qofte ligu ju do hani njeri- tjetrin sic e keni zakon sipas kanunit te rradakes tuaj.
Add new comment