Arsimi publik është në duar të militantëve
Pardje, në Shqip, ishte publikuar një letër, që një mësuese nga Korça, Ana Verushi, ia dërgonte Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafajt. Me siguri, ajo letër (e klasifikuar tek ‘letrat e hapura’) ka për të kaluar pa u vënë re. Në fund të fundit, fakti që një mësuese kërkon t’i thotë diçka ministrit nuk ka në vetvete ndonjë rëndësi kushedi se çfarë, sidomos kur marrim në konsideratë përparësi të tjera ku e ku më të mëdha që mund të ketë në këtë vend. Por duhet shpresuar që t’mos kalojë pa u vënë re nga ministri, i cili, jo vetëm do ish mirë të jepte përgjigje, por edhe t’i vinte në vend dinjitetin e nëpërkëmbur nga aparatçikët lokalë të kësaj maxhorance kësaj zonje. Do ta bëjë, vallë? S’më ha buza kulaç, thonë andej nga anët e mia.
Historia e Anës është e thjeshtë. Ajo ka mbaruar fakultetin e shkencave të natyrës, në degën biologji-kimi. Ka gati tri dekada që e ka mbaruar, dhe ka mbi shpinë një përvojë të madhe si mësuese në një numër shkollash të vendit, fillimisht në Gramsh, e më pas në Korçë. Vitet e fundit ka qenë në gjimnazin me emër Themistokli Gërmenji, e më pas zv.drejtore dhe drejtore e Drejtorisë Arsimore të Korçës. Ajo e do profesionin e vet, por ajo ka dhe një pasion poliitk, i cili e ka shtyrë drejt një angazhimi të fortë civik: është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak në emër të të majtëve.
Pse e njoh kaq mirë? Nuk e njoh hiç. Nuk e di se ç’njeri është, se çmendojnë për atë në Korçë, apo ku di unë çfarë tjetër. Sa më sipër i kam nxjerrë nga letra e saj, ku ajo, me shumë përunjësi, i bën një përshkrim përvojës së vet si mësuese. Përveç kësaj, më bëri përshtypje mënyra se si ish formuluar letra. Ndonëse ka gjithë arsyen e botës të jetë e pakënaqur, e zemëruar dhe e revoltuar, pasi drejtuesit lokalë të arsimit e kanë nëpërkëmbur, ajo i drejtohet me shumë elegancë ministrit, duke demonstruar me këtë se ka respekt për institucionet e shtetit, dhe për ata që bëjnë gjëra në emër të këtyre institucioneve.
Po çfarë kanë bërë drejtuesit e arsimit në Korçë? Kanë bërë atë që drejtuesit lokalë të arsimit, apo të sektorëve të tjerë, të frymëzuar nga harbutëria që buron nga Tirana, bëjnë në të gjithë Shqipërinë. E kanë larguar nga puna. E kanë transferuar në fshatin Plasë, në shkollën e mesme të këtij fshati. Pa asnjë motivacion. Në rrugë jozyrtare, saktëson në letrën e saj Ana Verushi, thonë se është transferuar për arsye tekniko-administrative. Çfarë motivacioni! A thua se punon CEO në Silicon Valley. Në të vërtetë – për këtë Ana është e sigurtë (se mos vetëm Ana) – e kanë hequr nga shkolla Themistokli Gërmenji, sepse ajo është e majtë. Në vend të saj duhet të punojë një i/e djathtë.
Kuptohet, në këtë mes nuk është thjesht halli i Anës. Edhe për rastin e Anës do ia vlente të bëheshin shkrime e komente, por këtu bëhet fjalë për një gjë më të madhe, që shkon, jo vetëm përtej fatit individual të saj, por edhe përtej arsimit. Ky pushtet ka frymëzuar e finalizuar pushtimin e administratës publike nga militantët e partisë. E di, nuk përjashtohet mundësia që mes militantëve të gjenden dhe njerëz të zotë. Edhe të zotët mund të jenë militantë, dhe anasjelltas, militantët mund të jenë të zotë. Ana gjithashtu mund të jetë një militante e flaktë, dhe më e bukura është se unë nuk e di nëse Ana është e zonja. Por s’është ky problemi. Problemi është se emërimet, promovimet e gradimet në administratë, në rastin tonë në arsim, bëhen të gjitha, një e nga një, mbi bazën e logjikës e të shqetësimit për të shpërblyer ata që i kanë dhënë një dorë partisë gjatë fushatave e midis fushatave. Kjo do të thotë se Ana “e majtë”, edhe pse mund të jetë e zonja sa të dojë, do të ketë mbi vete mërinë e drejtuesve. Ndërsa një Anë tjetër, dmth “e djathtë”, do ta ketë grurë muhabetin me kapot lokalë të arsimit.
Kjo është një nga çmenduritë më të mëdha që ndodhin në këtë vend plot çmendurira. Nuk di njeriu i shkretë se kujt t’i drejtohet në rrethana të tilla, pasi së pari dukuria është shtrirë si një murtajë, dhe së dyti kjo punë është në dorë të atyre që s’dinë të bëjnë ndryshe, është në dorë të atyre që, kur kish në qytete tubime elektorale të partisë demokratike, jepnin urdhër të mbylleshin shkollat e të nxirreshin nxënësit në tubim. Ministri nuk e ka thënë kurrë të vetën liidhur me këtë fenomen; as nuk e ka përgënjeshtruar ndonjëherë. Dhe mendja ta thotë se ai ka formimin e duhur, dhe informacionin e nevojshëm, mbi bazën e të cilave duhet të ketë akoma fuqi të skandalizohet përballë fakteve të tilla, që na turpërojnë të gjithëve, por mbi të gjitha atë vetë.
Do doja t’i drejtohesha ministrit edhe për rastin e Anës, do doja t’i thoja që ta zgjidhte këtë situatë, që të ndërhynte tek drejtorat e Korçës, po frenohem, së pari ngaqë – siç thashë – nuk është vetëm çështja e Anës, dhe së dyti - edhe sikur të ish vetëm çështja e Anës – ai ka çelësat e ahurit të kashtës në duar. Nuk e them për ta denigruar (s’kam pse); e them se kështu është, dhe ai e di. Ai ka thënë dje në komisionin parlamentar, në përgjigje të zërit të ngritur të deputetëve të opozitës, se problemi i drejtuesve të shkollave (ky është një nga problemet) do të marrë zgjidhje në muajin nëntor, kur do të futet sistemi i konkurseve për postet e drejtimit të shkollave në të gjithë Shqipërinë. Mirëpo nuk di pse e mendoj që ministri e thotë këtë pa e menduar gjatë. Në nëntor nuk ka për të ndodhur asgjë. Nuk ka interes askush që kjo gjë të bëhet. Edhe nëse do bëhen konkurset, kanë për të qenë si konkursi elektoral, dmth përfundimi i tyre do të jetë i paracaktuar, dhe më të zotët do të rezultojnë të jenë ata që qeverinë e kanë xhan. Ministri duhet ta dijë mirë këtë gjë. Nuk i falet të mos e dijë.
Comments
Militantizmi nuk fillon ne

Militantizmi nuk fillon ne shkollat e ciklit te ulet por qe nga Arsimi i larte ku te "AshtuquajturPedagoge me PHD" bejne propagande dhe jane ndare ne dy Kampe hapur, thjesht per Interesat e Tyre Personale. Nuk po ndalem tek Formimi i Tyre profesional qe le Shume per te Deshiruar apo Pedagogjia(Mesimedhenia) qe eshte shume mbrapa ne Raport me Standartet Perendimore.Kur jane keto njerez ne keto nivele te Lidhur hapur me Pushtetin qofte ate opozitar apo ate ne Pozite nuk mund te mendohet se c'behet ne nivelet me poshte.

Much Nano faleminderit per
Much Nano faleminderit per rrjeshtat per letren e Ana Verushit !
Une kam qene nxenes i Anes dhe me pas koleg me te !
Eshte e vertete Ana eshte me dinjitet edhe ne kerkesen dhe letren e saj kur "ata" te cileve u drejtohet nuk dihet se ne cfare sirtari e kane humbur dinjitetin !
Problemi i shkaterrimit te

Problemi i shkaterrimit te sistemit te meritokracise nen presionin e sistemit partitokrat-militantist nuk eshte vetem ne sistemin e edukimit. Kjo eshte nje nga gangrenat me te keqia qe ka pushtuar administraten tone dhe qe po i rrenon kapacitetet edhe keshtu te pakta menaxhuese te kesaj administrate.

Tema qe ngrihet ketu, ne kete

Tema qe ngrihet ketu, ne kete artikull te shkruar nga M. Nano eshte teme tipike shqiptare, por edhe ne vende te tjera egziston, por ne forme tjeter dhe e vendosur me ligj, duke mos lene hapesira per diskutime dhe denigrime te intelektualit te ditur dhe me eksperience. Pavaresisht nga bindjet politike cdo gje duhej percaktuar me fillimin e pluralizmit dhe statusi i nepunesit civil. Pse ndodh kjo tek ne, eshte e qarte dhe cdo njeri duhet te jete koshient per te. Jemi vend i vogel, dhe kemi shume pak vend pune, gje qe rrjedhimisht do te duhet te jene vetem per militantet e partise ne pushtet. Po si ka mundesi, qe une , i cili kam kontribuar ne partine ne pushtet te rri pa pune dhe te vazhdoje pune kundershtari? Kjo nuk duket e drejte. Edhe pastruesen duhet ta zevendesojme, pasi gjate viteve qe partia eshte ne pushtet te pakten te jetojme, pasi po te ndodh qe pushtetin ta marre opozita, pra partia kundershtare, sigurisht edhe ajo ka bere te njejten pune me pare me nepunesit dhe intelektualet e partise kundershtare. Prandaj nuk duhet te merzitemi per kete dhe te luftojme dhe te shkojme atje ku te pakten te marrim nje rroge dhe te jetojme, ose te mbijetojme. Dhe jo te merremi me eksperince apo dhe vjetersi apo cilesira, te cilat pergjithesisht jane subjektive. Ky eshte realiteti. Cfare eksperience kane vendet e tjera per kete ligj te nepunesit civil dhe si veprohet ne administratat e tyre? Kjo pergjithesisht eshte puthuajse e njejte ne shume vende te zhvilluara dhe me pervoje ne pluralizem. Ne keto vende, jane te percaktuar me ligj te gjithe vendet e punes te cilet quhen vende pune politike. Dhe per kete jane pergjithesisht te gjitha vendet drejtuese, ne te gjitha nivelet e administrates. Eshte e percaktuar nomenklatura udheheqese, si drejtor, n/drejtor, administrator, udheheqes zyre apo ne arsim lende, brigadier dhe drejtues me emerime te tjera. Te gjithe te tjeret jane thjesht nepunes civil dhe perzgjidhen nga drejtuesit per aftesine e tyre per berjen e punes se ngarkuar nga ana profesionale. Keshtu qe, pavaresisht nga bindjet e njerit apo te tjetrit, antaresive ne parti te ndryshme ata jane te detyruar te bejne punen e dhene nga drejtuesit te cdo lloj partie e cila vjen ne pushtet. Keshtu nuk i bie rradha qe Qerimeja, si punetore pastrimi te zyrave te zevendesohet me nje Kadrie kur vjen ne pushtet partia tjeter. Por, eshte e pashmangshe qe Ana, si e zgjedhur edhe ne keshillin bashkiak si anetare e partise kundershtare, patjeter duhet te linte vendin e saj te punes si drejtuese dhe te ishte ne dispozicion, ku ta vendosnin administratoret e rinj te partise kundershtare, pasi nuk duhet lene pa pune nje kuader me vjetersi dhe eksperince pune. Ose, ne te kundert, qe edhe mund te egzistoje, kur drejtuesit e lene pa pune ne administraten shteterore, duhet te hedhe syte nga sektori privat. Por nuk mund te pretendojme se i eshte bere nje padrejtesi, pse eshte hequr nga qyteti dhe e kane punesuar ne katund. Kjo eshte psikologji e vjeter, por edhe pse pushteti i djeshem, i sotem dhe i ardhshem ne vendin tone, nuk do te krijojne ndonjehere kushte per te punuar kudo me te njejtin nivel. M. Nano fjala popullore thote, puna eshte nder. Po te isha ne vend te ministrit dhe mos te ishte situate e tille ne vendin tone, por te ishte futur ne rruge te drejte zhvillimi, atehere pergjigja do te ishte e tille, (ndoshta vulgare) ne do te punosh shko ku te kane caktuar, ne nuk do rri pa pune. Me respekt, Gjee.

i erdhi keq zonjes Ana qe e

i erdhi keq zonjes Ana qe e paskan zhvendosur?Ajo duhet ta dije shume mire se si funksionojne keto gjera!dhe vete ajo beri te njejten gje kur ishte ne poziat drejtuese ne drejtorine arsimore ne korce.po thuaj mire qe qendroi pak qe do kishte bere shume here me keq se sa nje zhvendosje ne fshatin Plase.Fundja le te hape pak qyteterim ne kete zone dhe te prese zgjedhjet e ardhshme.Pa pune fare nuk qenka

Per cfare te aspirojme, kur

Per cfare te aspirojme, kur djeli i kultures eshte i felliqur nga drejtues, ministra, anadollake e te paafte?

Shqetesimi qe ngrihet ne kete

Shqetesimi qe ngrihet ne kete shkkrim eshte plotesisht i drejte

Problemi eshte se ne keto 20 vjet demokraci kjo praktike eshte bere rutine --Dmth cdo parti qe vjen ne pushtet heq kundershtaret dhe vendos njerezit e saj

Tani eshte mire qe opozita shqiptare te beje opoziten te pakten kunder ketij lloj fenomeni.

Ndaj eshte mire qe ky problem ti adresohet kryesise se PS-se dhe ata ta ngrene si shqetesim ne parlament dhe te krijojne ligje ku te mbrohet kuadri -

Se ndryshe nuk ka kuptim qe te diskutohet kot midis nesh , dhe te mos i krijohet asnje shqetesim pushtetit per kete fenomen negatic

Shkruani ndonje here edhe per

Shkruani ndonje here edhe per ndonje mesues te djathte se çfare i kane bere te majtet kur ishin ne pushtet. Kurse ketej nga Jugu mesuesat ish-kryetar komune, qe e lane mesimin se s'e donin, u pasuruan dhe vijne perseri si pashallare, bejne sikur bejne mesim dhe shikojne bizneset e tyre. Mos u vjen çudi? Jane tre-kater. Askush nuk i ka trajtuar si te majy=te, ndonese i perbuzin te djathtet e varfer.

Add new comment