Gazetari maqedonas kërkon një Breivik për shqiptarët

Në ditën kur terroristi norvegjez Anders Bering Breivik po gjykohet në Oslo për vrasjen e 77 personave të pafajshëm, gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski, show-men në Televizionin "Kanal 5", ka mbështetur publikisht përmes profilit të tij në Facebook, idenë e një Breiviku edhe në Maqedoni. Komenti i tij, që mund të lexohet nga fotografia e shkrepur në profilin e tij në rrjetin social, pason pas një komenti tjetër të njërit prej miqve, ku Breivik lartësohet në hero dhe thuhet se "maqedonasit kanë nevojë për një të tillë, sepse vetëm ai do të 'kryente punë' me ata që vranë katër fëmijët maqedonas".
Teksti i plotë: Një i ashtuquajtur Jovan në Facebook i shkruan Milenkos. "Në Norvegji i çmenduri kishte vrarë gjithçka që lëvizte në ishull - ditë zie. Ne, çfarë presim?" Milenko, pse e quan njeriun të çmendur? Një person i tillë na duhet edhe neve këtu në Maqedoni! Duket se edhe ai ka qenë një prej atyre të cilëve iu ishte bërë e tepërt të shikojë se si në vendin e tij amë, mbledhin, ushqejnë dhe kujdesen sikur të jenë gjarpërinj, çfarëdo tipi afrikan dhe aziatik, i cili më vonë ua bën norvegjezëve të njëjtën gjë të cilën ata (mendohet SHQIPTARËT) ua bënë 4 fëmijëve maqedonas të premten! Vetëm për dallim nga maqedonasit tanë, në Norvegji u gjet një person të reagojë kundër kësaj. Seriozisht të them, për mua një person i tillë në Maqedoni do të ishte hero! Hero i historisë bashkëkohore maqedonase.
Dhe për gjithë të tjerët MAQEDONAS dhe njerëz normalë, përveç kuptohet sikur disa Sashe dhe Koche....". "Jovan, nuk është se as mua nuk më ka shkuar mendja në të njëjtën. Një i tillë hero, në vendin dhe në kohën e duhur, do të zgjidhte shumë punë dhe shumë dilema", - thotë në komentin e tij Nedelkovski. "Kjo nuk është hera e parë që ky gazetar maqedonas shfryn publikisht të tërë urrejtjen patologjike që ndjen për shqiptarët", - shkruan "Zhurnal".
Ballkanweb.com
Comments
ju duket per te qeshur????
<p>ju duket per te qeshur???? eshte per te vene duart ne koke, zoteria na qenka gazetar, keshtu bente dhe media e Milloshevicit dhe solli kasaphanen...minimalisht duhet te largohet nga media, organizatat e gazetareve te mos rrine duarkryq</p>
Add new comment