Arvizu: Berisha politikani nr 1. Po burrë shteti?

Postuar në 21 Shtator, 2011 08:28

Shumë po komentohet në blogjet shqiptare rreth disa fjalëve që ambasadori Arvizu tha për Berishën në intervistën e mbrëmshme në “Ora News”.  Kur Ilva Tare e pyeti se ç’mendim kishte ambasadori për Berishën si burrë shteti, ai u përgjigj: “Nëse do të kishte një figurë dominuese politike gjatë 20 viteve të fundit, do të thosha se janë dy persona shumë të qartë, nr. 1 dhe nr. 2. Numri 2 është Fatos Nano, ndërsa numri 1 është zoti Sali Berisha, sepse ka pasur shumë politikanë të mirë, ata që janë shfaqur në skenë në vitet ’90, por z. Berisha është një person që ka ditur të mbijetojë politikisht në këto 20 vjet, ka qenë me të vërtetë një politikan i jashtëzakonshëm, ka qenë në pushtetin më të lartë, e ka humbur plotësisht këtë pushtet dhe ka ditur të rikthehet.”

Ata që dinë të bëjnë dallimin midis një politikani të aftë dhe një burri shteti të mirë, e kuptojnë se ambasadori nuk i është përgjigjur pyetjes së Tares. Ajo nuk e pyeti për Berishën si politikan, por si burrë shteti.  Me përkufizim, politika është një veprimtari që ka në bazë të saj konkurencën e partive apo individëve për pushtet. Një politikan i aftë është ai që arrin të marrë apo mbajë pushtetin. Dhe Berisha ka qenë në krye të pushtetit për 11 vjet në dy dekadat e fundit – më shumë se kushdo tjetër. Por jo çdo politikan i aftë është një burrë shteti i mirë. Një politikan i aftë, në qoftë se përdor moton makiavelane “qëllimi justifikon mjetin”, mund ta marrë dhe mbajë pushtetin edhe me mënyra që e dëmtojnë të ardhmen e popullit të tij. Ndërsa një burrë shteti i mirë bën gjëra që i vlejnë popullit të vet, të cilat edhe mund të mos i shërbejnë atij vetë për marrjen apo mbajtjen e pushtetit. Ambasadori Arvizu mund t’i shte përgjigjur me diplomaci pyetjes së Tares duke perifrazuar një tjetër ambasador amerikan në Tiranë – ambasadorin Rajerson. Në intervistën e këtij të fundit të ripublikuar sot në respublica.al, pyetjes “A mendoni se Berisha duhet të bëjë atë që bëri z.Nano, i cili u tërhoq nga posti i Kryetarit të Partisë, duke hapur kështu rrugën për politikanë më të rinj të ngjiten në krye të saj - a mendoni se kjo gjë mund të ishte në të mirë të demokracisë së re shqiptare?” Rajersoni iu përgjigj: “...Tjetër është pyetja, konkretisht: ‘A duhet  z.Berisha të dalë në pension?’  Siç e dini, unë jam amerikan dhe duke kërkuar në historinë e vendit tim për shembuj, më bën pershtypje ai i Xhorxh Uashingtonit.  Pasi kishte shërbyer si gjeneral në Luftën e Pavarsisë, ai u zgjodh dy herë si President i SHBA-së.  Dhe pas herës së dytë, Xhorxh Uashingtoni nuk kandidoi për herë të tretë.  Ai kishte bërë shumë për vendin dhe ishte krenar për arritjet e tij, por sidoqoftë, zgjodhi pensionin.  Mendoj se z.Berisha është në fakt në një situatë paralele - ai ka bërë shumë për vendin e tij, dhe e meriton të dalë në pension.  Ky do të ishte një hap i mirë për demokracinë si brënda PD-së ashtu dhe më gjerë në Shqipëri.”

Shënim historik: Kur asnjeri s’po kandidonte për të garuar me Xhorxh Ushingtonin pas mandatit të tij të dytë si president, ai u deklaroi përkrahësve se nuk do të rikandidonte, pasi nuk kishte luftuar me një mbret që të bëhej mbret vetë.

E.Z.

Comments

Submitted by ermiri dajtan (not verified) on

Analize  shume e saktee E.Z-se. Flet diplomati sikur eshte rrethuar nga nje tufe injorantesh.

Sipas llogjikes se tij, per  percaktimin e politikanit te suksesshem, i bie qe E. Hoxha te kete qene superpolitikan.

Megjithese keto i thote Arvizu nr. 2. Ato qe thote Arvizu nr. 1, do i marrim vesh .... pa le se kur.

Submitted by Anonim (not verified) on

jetoj ne usa dhe fjala statesman e perdorur nuk ka kuptimin burre shteti  por zyrtar i shttetit.  Zhurma eshte e madhe per te shitur lajm.

Submitted by Anonim (not verified) on

me falni per gabimin  (me lart) . E degjoj shpesh fjalen "statesman" per te komplimentuar nje polikan, dhe per veshin tim e kishte humbur kuptimin.

Submitted by fannoli (not verified) on

Berisha pati mundesine per tu bere Burre Shteti duke u mbeshtetur mbi gabimet e Parardhesve por u Be Rrugac Shteti.........

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.