Këta e kanë Sy, nuk ka shpjegim tjetër
Lidershipi politik i Shqipërisë është i mbushur me leshko. Dhe në kohën e Enver Hoxhës të thoshin “duhet të shkosh Lart”, me nënkuptimin se “këta poshtë janë mizerje”.
I njëjti mentalitet vazhdon edhe sot. Ka një Lart dhe disa Poshtë që bëjnë hatanë dhe tjetërsojnë vullnetin e mirë të udhëheqësit.
Kryeministrin e tanishëm e gënjejnë të gjithë: ai i fton në qeverisje njerëzit për ta bërë Shqipërinë bahçe me lule, maskarenjtë qeshin e përkulen e nisin të vjedhin. Pa frena fare. Na e nxjerrin komandantin tekayt komplet: ditë e natë duke menduar për Shqipërinë, për Ne vegjëlinë, ata batërdinë nga ana tjetër. Të gjithë. Aq sa shumëkush ka nisur të mendojë për të ndërmarrë një nismë për të ruajtur Kryeministrin nga këta maskarenj, por edhe nga syri i keq.
Nuk është vetëm. Edhe te PD-ja, më saktë te të gjitha pëdëtë, ndodh e njëjta gjë. Sot, një media pranë Rithemelimit shkruante se Lulzim Basha e përdori PD-në për gjoba. Se ai ka marrë aq kate në një kullë, se kunati kështu e ashtu. Basha ky! Imagjino ç’bëhet! Duke qeshur, duke ngjeshur. Vazhdo ne këtej, d.m.th Berisha për kauzën e demokracisë. Hiç ai. Gjoba dynjaja. E çuditshme është që qytetari digjital nuk e zbuloi gjobvënësin. Ndoshta sepse ishte duke gjurmuar ndonjë shkrimtar gjobëvënës, ose ku ta dish!
Vetëm Ilir Meta ka qenë i qartë. Ai ka folur për gabime të LSI-së, me lënie mandatesh etj. Nuk është ankuar asnjëherë për gjobaxhinj pas kurrizit të tij. Po kur digjesh nga qulli i fryn kosit. Dhe ajo videoja duket se e bëri esëll se në 2002-n çyryk ishte edhe ky.
Si të bëhet kjo Shqipëri me këta liderë që i tërheqin për hunde vartësit? Po kjo pyetje të torturon, të mundon e të çmend. Me inteligjencë artificiale? Po ku ta çosh këtë inteligjencën alla frënga që të na bëjë edhe ne njerëz? Pastaj, po morëm ne inteligjencën alla frënga, ç’a të bëjmë me Saliun, Edin, Ilirin, këta tuhafë që nuk dinë gjë? Se çfarë bëhet e çfarë nuk bëhet në partitë e tyre. Këta janë peshkopë o xhan: këta me të hyrë në zyrë vetëm lexojnë për Futurin tonë. Ja pra kur punon për atdhenë, me mendje dhe pendë, se çfarë pëson nga sojsëzët.
Ç’të bëjmë? – pyeste dikur Hazreti Lenin.
s.zaimi
Comments
Ashtu eshte, i kane ngjare
Ashtu eshte, i kane ngjare Enverit!
Edhe ay nuk dinte asgje nga lufta e klasave, vrasjet, internimet, varferia ekstreme!
Edhe saliu, monalikja edi, absolutisht nuk dine asgje!
Te shkretet!
Si nuk mbledhin njerezit leke e ti ndihmojme sadopak.
Ajo qe duhet te bejme, ne
Ajo qe duhet te bejme, ne kete kohe kur Edi Rama ka pushtet pothuaj sa nje diktator i vertet, te mundohemi te mos perdorim shprehjen "te gjithe jane njesoj", sepse kjo eshte ne te mire te pushtetit te Rames.
Sot eshte koha te themi, edhe pse nuk e duam Saliun, edhe pse e urrejme Saliun, edhe pse ky Saliu eshte i keqi te keqinjve, qe ketij Saliut po i behet nje padrejtesi nga ato organizma dhe autoritete qe ne i pagujme per te bere drejtesi.
Koha per te thene qe "te gjithe jane njelloj" eshte e gabuar; mund te ishte me vend te thuhej me pare, ose mund te thuhet me pas kur te normalizohen pak a shume gjerat, por jo tani.
Publikisht, boterisht, mu para syve te te gjithe shqiptareve, kjo drejtesia a re, po ben nje padrejtesi me nje arrogance dhe brutalitet te padurueshem.
Te gjithe ata qe mendojne qe kjo padrejtesi ndaj Sali Berishes ia vlen per te rrezuar te ashtuquajturin mit te papkrekshmerise, nuk kuptojne asgje nga demokracia dhe nga gjithe ai sistem vlerash qe perben ate qe quhet Perendim.
Ti mba miitin Sali e ne si
Ti mba miitin Sali e ne si shumice mbajme, besojme dhe perqafojme sistemin e vlerave qe quhet Perendim. Eshte ky Perendim qe po punon tok me drejtesine shqiptare qe non gratta Sali ( nga shume shtete ) te marre denimin e merituar.
Add new comment