Lëmoshë publicitare nga Scholz për qeverinë e vetëngatërruar të Liderit të Ballkanit
Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Ëelle, citon sot kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të jetë shprehur në Parlament se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të trajtohen në varësi të reformave që kanë bërë lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.
Prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t'u bërë pjesë e BE-së. Ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së. Kjo panoaramë e përgjithshme është shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t'ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës. Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë
tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.
Mesazhi është qartazi një ndihmë për qeverinë e Edi Ramës që ka marrë një jo sot për shkak të bllokimit nga Greqia, por edhe kriterit politik meqenëse situata në Parlament është në krizë.
Përtej vlerësimit që duhet të kemi të gjithë për qëndrimin e z. Scholz dhe Gjermanisë në përgjithësi, do të duhet të vihet në dukje se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Greqinë. Asnjë ndër ato probleme karakteristike për vitet ’90. Problemi mes të dyja vendeve është krijuar me arrestimin e Fredi Belerit dhe më keq me mosgjykimin e tij, që duam apo nuk duam vë në dukje një mangësi serioze të funksionimit të drejtësisë në vendin tonë. Nuk mundet që te jëtë normale shpallaja e moskompetencës për të gjykuar një shtetas për 7 muaj dhe të deklarosh se kjo është çështje e drejtësisë.
Ajo që ne po shohim është sesi z. Rama ka asgjësuar me duart e veta një investim të gjatë në ndërtimin e një imazhi në politikën e jashtme pasi aktualisht ka provokuar një situatë që zgjidhet me fitore ose humbje dhe jo kompromis. Dhe të paktën në Greqi shija e hidhur e sjelljes së tij nuk ka për t’u harruar.
Comments
As kurr mos hyfshim ne Evrope
As kurr mos hyfshim ne Evrope. Mjaft qe nje kriminel te pergjigjet para ligjit.
Po jam dakord me prezumimin e pafajsise. Por ai po rri ne burg per ato qe ka bere ne 94 dhe 2002 duke ju fshehur drejtesise dhe jo sepse e prezumojne fajtor. Ata prezumojne qe mund te arratiset prape sic ka bere dy here te tjera. Kaq.
Po bejne ate cfare bejne per cdo shqiptar. Sjellja e drejtesise shqiptare eshte normale per nje shtet dinjitoz.
Ndersa Greqia eshte nje shtet qe nuk i njeh pakicat. Dhe per proporcionalitet as nuk duhet tu pergjigjemi. Mjaft me me vasalitet.
Ai po rri ne burg se mundi
Ai po rri ne burg se mundi Edi Ramen ne fshatin e vet. Mos e merr Edi Ramen per ate qe nuk eshte.
“Ai po rri me burg per ato qe
“Ai po rri me burg per ato qe ka bere ne 94 dhe 2002”??? Vertet e thua kete! Se une e di qe ai eshte akuzuar per diçks tjeter me duket - blerje votash!! Apo keshtu mendon zoteria juaj?
Nese eshte e vertete ajo qe pohoni se Beleri mbahet me burg per fajet e kaluara, atehere ne kemi nje shtet pa integritet, te pazotin te te akuzoje per ate qe eshte penale. Dhe rreziku i madh eshte se neser mund tre te fusin ne burg me nje akuze te paqene. Shkurt fashizem.
aiii perseri ki
Na u beky Beleri si prasi dikur, nuk po ha hiqet nga trajsa. Te ishte si Rama, do kisha shpall zgjedhjet e reja, dhe ate qe beri ne gjithe Shqiperine, ta bejne edhe te ai fshati i vogel. Te sjelli nje Terbaci, a nga Fushe Arresi per kryetar dhe e sigurte qe i merr te pakten 80%. Te gjitha afatet per zgjedhje te reja kane kaluar. Na canen b*then, ger ger ger. Thua se skemi asgje tjeter te merremi po merremi me kandidatet e nongrates.
Ku e ka ate keshillonjesin me mjekerr te gjate qe ka patur vaktit ky Rama? Do i kishte thene, kape te gjithe fshatin e coje ne Diber, e bi rehat njehere e pergjithmone
Add new comment