Turistë e emigrantë i sjell vetë, për investitorë i thuaj Vuçiçit

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 19:41

  Ka patur sot disa raportime për largimin e Alabarit nga Shqipëria. Bëhet fjalë për investitorin arab në Durrës që premtoi një investim 2 miliardë dollarësh për ndërtime dhe porte jahtesh. Informacioni duhet verifikuar por vetë vt  i tij dëshmon se për çfarë lloj marrëdhëniesh bëhet fjalë në Shqipëri. 

Vite më parë, në të njëjtën ditë kur në Parlament kalohej reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, parlamenti miratonte hapjen e negociatave për negociimin e një investimi 5 miliardë dollarësh në Karpen. Ku është investimi? 

Duket qartë se Shqipëria ka një problem serioz me investimet e huaja të mëdha. TAP, CEZ, Statcraft, Bechtel, Sagem etj., janë investime të bëra nga qeveria Berisha, që ose kanë përfunduar, ose janë zëvendësuar ne bizneset e Çet-Zamirit. Shikoni aeroportin e Rinasit, të Kukësit, rrugët e kategorisë A, porte jahtesh, investitorë strategjikë që janë deputetë dhe aktorë humori. Zoti Rama ka dështuar në thithjen e investitorëve seriozë. Edhe në Butrint po operon një fondacion që krijon dyshime mbi lidhjet me pushtetin. Alabari ishte një mënyrë për ta thyer këtë rregull që gjithësesi sërish ishte një investim në sferën e hotelerisë dhe shërbimeve. Që sikur po tretet.

Zoti Rama ka kështu një bilanc jopozitiv me kompanië e mëdha, çka e ka zëvendësuar apo kompensuar disi me turizmin. Shumë turistë janë patjetër imazh për vendin, por jo si imazhi që krijojnë kompanitë. Shqipëria nuk thotë asgjë për ekonominë. As në rajon. Ndaj është e udhës të mendohet se ose kemi një problem strukturor, ose qeveria nuk i do, sepse preferon çetën e Profetëve të biznesmenëve vendas. Mbetet që të shpresojmë në një kthesë e me këtë rast ta këshillojmë z. Rama që nëse do ndonjë investitor serioz të kërkojë ndihmë nga z. Vuçiç. Nuk do ja merrte kush për keq, edhe pse meritat nuk do i kishte kryeministri shqiptar dhe ky është një handikap që vlen më shumë se Shqipëria. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Pinoku (not verified) on

Duhet te nderrojme Ramen me Vucic dhe ndoshta turistet shkojne ne Serbi dhe investimet ne Shqiperi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.