Karsten Ankjaer Jensen: Presidenti nga politika? S’është e thënë

Ambasadori danez Karsten Ankjaer Jensen ka qenë bajagi aktiv kohët e fundit në jetën publike shqiptare, por ka ca kohë që, i inkurajuar prej ‘funksionit’ të vendit të vet në krye të presidencës së BE-së, e ka rritur praninë dhe zërin. Sot ka folur për televizionin Vizion Plus, dhe argumenti ka qenë Presidenti i ardhshëm. “Mendoj se shqiptarët kanë nevojë për një president të pavarur, me integritet të lartë”, thotë ai, dhe po aty, insiston që të lihet mënjanë zelli sektar për të respektuar gërmën, e të kthehet vëmendja nga fryma e kushtetutës, e të “zgjerohet këndvështrimi”: “[duhet një personalitet] që të bashkojë popullin shqiptar; nuk mendoj se lidhjet partiake janë të rëndësishme; presidenti duhet të përfaqësojë të gjithë popullin, ai nuk mund të jetë thjesht një zgjatim i qeverisë, apo i opozitës”. Si mund të jetë ky personalitet? Për ambasadorin danez, “Presidenti nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht një politikan; shumë njerëz në Shqipëri kanë integritetin e nevojshëm [për të qenë] mishërim i unitetit kombëtar dhe interesit kombëtar”.
Dhe në fund, bën një përpjekje (s’është hera e parë) për ta lidhur këtë moment të ardhshëm politik me aspiratën e integrimit të vendit në BE: “Mendoj se këto zgjedhje presidenciale do të jenë test për demokracinë shqiptare; Shqipëria mund të tregojë se e kupton vërtet sjelljen demokratike dhe dëshiron ta mbajë vendin në rrjedhën demokratike”.
Re.Pu.
Comments
Si e do ky Muco? E do gje

Si e do ky Muco?

E do gje mjek (Saliu, Tritani e plot te tjere)?

E do gje avokat (Visha, Ngjela, Hysi, Xhafaj e plot te tjere)?

E do gje financier/ekonomist (Bode, Ruli, Pashko, Malaj e plot te tjere)?

E do gje arkeolog/historian (Meksi, Ceka, Xhufi e plot te tjere)?

E do gje me shkolle nga Kristali/Ufo ose me 8vjecare ose me te mesme?

Mjaft me keto perrallat e te perfaqesimit. Nqs. zoti ambasador ka ndonje emer te qarte ndermend te na e thote. Te mos hedhe kot teori sepse vetem lojen e Sales po luajne. Sala eksitohet kur ne opozitaret fillojme e tentojme te gjejme teori per ta perjashtuar. Cfaredo profili te kerkojme ne me idene se po perjashtojme Xhozin, Salen apo Bejen, ai takfak do te gjeje nje emer te vetin, zar si Elvic Cefa, per te propozuar dhe i cili i ploteson kushtet e teorise se re. 22 vjet eksperience nuk na mjaftuan?

Nqs. Saliu e ka ndare mendjen per te zgjedhur njeriun e tij si President opozites i ngelen dy rruge:

1. Te luftoje sot e deri me qershor 2012 kundra kesaj mundesie por jo me stilin e lojes qe beri me Ardian Vishen (nje marrezi totale, duket sikur vetem Edi nuk e kupton, por ne fakt eshte tip i vonuar, i duhen 3 vjet per te kuptuar gabimet, ashtu si per 21 prillin e 2008-es per te cilin u shpreh i penduar vetem vone ne dimrin e 2011-es) por me nje loje te forte ballore opozitare te vertete. Duke kercenuar Berishen qe nami do te behet ne rast se zgjedh presidentin si zar te vetin.

2. Te lejoje Berishen te zgjedhe ke te doje, te nise zjarrin dhe luften, por kesaj rradhe t'shkoj ne fund, jo si Nano me 1997. Apo biznesmenet e PS-se si psh. Doshi, Ylli, Bashkim Ulaj, Aleksander Frangaj, Zamir Mane etj... nuk preferojne me zjarrin? Normal se neve na e kane futur, vete rehat jane.

Dhe mjaft me ambasadoret! Na keni ulur moralin, as trapi s'na ngrehet me pa pare nje interviste te Sequit ose Arvizuse!

Ciao!

Ambasadoret te marrin rolin

Ambasadoret te marrin rolin qe ju takon dhe te rine urte dhe mos te na çajne bythen shume. Detyra e tyre eshte t emos nderhyjne ne punet e brendshme te vendit dhe te perfaqesojne ne vendin tone "kulturen", "shkencen" dhe "ekonomine" e vendit te tyre. KAQ !

Na lini ne shqiptareve se mire apo keq - do dime ta zgjedhim vete Presidentin dhe ai do te jete SHQIPTAR. Ndryshe nga Danimarka jote, ku shume shpejte nuk do te kete me bjonda me sy blu, por kur te shifeni ne pasqyre sot 10 vjet do dukeni si Turq, Iraken, dhe Arab.

Add new comment